Coca-Cola dhe Pepsi do tė ndryshojnė recetėn e tyre nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, pasi do tė ishin tė detyruar tė vendosnin shėnimin: Konsumimi i kėsaj pije shkakton kancer.
Dy kompanitė nuk kanė vendosur ende nėse do tė bėjnė kėtė ndryshim edhe nė linjat e tyre tė prodhimit nėpėr botė. Ndonėse nuk ka asnjė studim qė tė tregojė se kėto pije freskuese shkaktojnė tumore, njė pėrbėrės nė recetė ka rezultuar problematik.
Sipas autoriteteve, pėrbėrėsi i quajtur metilimidazol-4, i gjendur nė sasi tė vogla nė pije pėr tė forcuar efektin e ėmbėlsisė, mund tė ndikojė nė formimin e sėmundjes vdekjeprurėse, sipas disa studimeve ende tė paqarta.
Nė njė deklaratė tė publikuar pėr media, Coca-Cola informoi se i ka kėrkuar prodhuesit tė karamelit pėr pijet e saj qė tė ndryshojnė kėtė pėrbėrės, diēka qė nuk do tė paraqesė rritje tė kostove apo ndryshim tė mėnyrės sė prodhimit.
Sidoqoftė, kompania ndėrkombėtare ofroi nė faqen e saj nė internet edhe njė shpjegim zyrtar, shoqėruar me studime tė hollėsishme qė kundėrshtojnė besimin se substance e pėrfolur shkakton tumore.
Burimi:
TOP CHANNEL