Google publikoi se pėr lėshimin pėr tė cilin nė kuadėr tė garės Pwnium ia pagoi Sergey Glazunovit 60,000 dollarė qysh tani ėshtė riparuar nė versionin e fundit tė Chrome.
Mė pak se 24 orė pasi qė Glazunov u bė fituesi i parė i shpėrblimit prej 60,000 dollarė pėr zbulimin e lėshimit i cili mundėson marrjen e kontrollit tė plotė mbi kompjuterin e shfrytėzuesit, Google publikoi arnėn e cila ėshtė distribuuar nė mėnyrė automatike pėr pjesėn mė tė madhe tė shfrytėzuesve tė Chromeit.
Gjithashtu janė korrigjuar lėshimet e publikuara nė evenimentin Pwn2Own 2012. Nė tė vėrtetė jo tė gjithė vrapuan pas shpėrblimeve qė ofroi Google, kėshtu kompania VUPEN, e cila merret me kėrkimin e lėshimeve tė sigurisė dhe shitjen e tyre tek klientėt pranė organizatave qeveritare, nė evenimentin Pwn2Own 2012 publikoi se ka shfrytėzuar dy lėshime nė Chrome pėr tė marrė kontrollin mbi sistemin e bazuar nė Windows 7. Nė Google kanė shfaqur dėshpėrimin pėr njė sjellje tė kėtill, respektivisht mendojnė se ėshtė mbare qė kompania tė fitoj me zbulimin e njė lėshimi, tė cilin pastaj e mban nė fshehtėsi dhe ia shet organizatave qeveritare.
Nė Google theksojnė se ende nuk do tė publikojnė natyrėn e lėshimit tė cilin e zbuloi Glazunov. Nė tė vėrtetė presin derisa pjesa mė e madhe e shfrytėzuesve tė kryej mbindėrtimin nė versionin mė tė ri tė Chrome. Pėr momentin lėshimi vetėm ėshtė emėrtuar Critical CVE-2011-304G: OXSS and bad histori navigation.
Burimi:
Telegrafi