Femrat dhe meshkujt edhe pse mund te dashurohen fort, mjafton njė mosmarrėveshje e vogel dhe nisin grindjet dhe sherret e gjata. Por, si tė mos biem nė kėto kurthe, si ti evitojmė ata.
Nėse mendon se unė nuk mund ta bėj vetė kėtė gjė, merr ndreqe ti dėgjohet nga ana tjetėr e telefonit. Ēthotė kjo gjė? Nė tė vėrtetė asgjė tė parėndomtė: burri dhe gruaja nuk u morėn vesh. Ajo deshi ti ndihmonte nė mėnyrė tė njerėzishme, kurse ai e ka marrė atė punė me zemėrngushtėsi. Zėnkė klasike. Njė sėrė kėrkimesh kanė dėshmuar se meshkujt dhe femrat nė forma tė ndryshme i artikulojnė emocionet e veta dhe nė mėnyrė tė ndryshme bėjnė zgjidhjen e problemeve.
1. Meshkujt nuk e thonė atė qė mendojnė, kurse femrat nuk mendojnė ēfarė thonė. Kėtė mendim e mbėshtet psikologu amerikan John Gray, autor i bestsellerit Meshkujt janė nga Marsi, femrat nga Venera.
2. Shkencėtarėt gjermanė Allan dhe Barbara Pease (Pse meshkujt sdinė tė dėgjojnė kurse femrat nuk dinė tė parkojnė) konsiderojnė se arsyeja pse ska pajtim nė komunikimin reciprok, ekziston nė faktin se edhe struktura e trurit tė femrės dhe tė mashkullit ndryshon. Kėshtu ana e majtė e trurit tė meshkujve (duke pėrfshirė edhe qendrėn e komandimit tė tė folurit) ėshtė mė pak e palidhur me anėn e djathtė, e cila ka rėndėsi shumė tė madhe pėr intuitėn.
Rezultati: burrat pėr kėtė shkak nė bisedė nė radhė tė parė kėmbejnė informacione, kurse femrat emocione.
3. Psikologu gjerman, dr. Karl Geck, mendon se burrat kryesisht kujdesen pėr tė mirėn e familjes dhe biseda e tyre para sė gjithash zhvillohet nė kuptimin praktik. Femrat, pėrkundrazi, mė shumė i kushtojnė kujdes kontakteve ndėrnjerėzore.
Del ky rezultat: ajo i zgjedh problemet me anė tė komunikimit, kurse ai me anė tė veprave. Nuk ėshtė aspak cudi pse femra mesatarisht gjatė ditės flet 23.000 fjalė, kurse burri vetėm 12.000.