RapidShare ėshtė detyruar qė tė kontrolloj gjėrat qė shfrytėzuesit ngarkojnė nė kėtė shėrbim. Vendimin e morri gjykata e lartė regjionale nė Gjermani me ēka ėshtė konfirmuar vendimi i mėhershėm se shėrbimi duhet tė bėj mė shumė nė parandalimin e pėrhapjes sė pėrmbajtjeve tė mbrojtura me ligj.

Rasti ka nisur tri vite mė parė kur GEMA (agjenci gjermane pėr mbrojtjen e tė drejtave autoriale) nga gjykata kėrkoi qė RapidShare tė largoj 5,000 kėngė nga shėrbimi i vet pėr ndarjen e fajllave. Sipas vendimit tė ri, nga shėrbimi kėrkohet vėshtrimi proaktiv mbi mijėra fajlla qė ēdo dit vendosen nė shėrbim. Mėnyra nė tė cilėn do tė bėhet kjo, pėr momentin nuk ėshtė e ditur.

Nė RapidShare ende nuk kanė vendosur nėse do tė parashtrojnė ankesė nė kėtė vendim. Gjithashtu, sipas shkrimit nė TorrentFreak, vendimi i fundit i gjykatės gjermane tani ėshtė nė kontradiktė me vendimin e gjykatės supreme evropiane nė tė cilėn thuhet se me filtrimin e pėrmbajtjeve preket privacia e atyre qė e ngarkojnė atė.

Me fikjen e MegaUploadit, me qėllim tė uljes sė piraterisė, RapidShare pėr shfrytėzuesit tė cilėt nuk paguajnė anėtarėsi uli shpejtėsitė e shkarkimit tė fajllave nga shėrbimi nė krejtėsisht 30 kb/s. Gjatė lajmėrimit tė vendimit, nga RapidShare kanė porositur se janė tė sigurt se nė kėtė mėnyrė shėrbimit tė tyre do ti bie popullariteti nė mesin e piratėve.

Burimi:

Telegrafi