Miliarderi britanik Alan Sugar ka sulmuar ashpėr prindėrit duke thėnė se po rrisin njė gjeneratė qė e ka mendjen vetėm tek pėrfitimet sociale. I njohur pėr qėndrimet e tij tė prera, Lordi Sugar tha se fėmijėt duhet tė nisin tė punojnė qė nė moshėn 13 vjeēare, shkruan Tema.

Miliarderi, qė e ka vėnė vetė pasurinė, thotė se nėse tė rinjtė mėsohen qė herėt me punėn, do tė mėsojnė edhe vlerėn e vėrtetė tė parasė.

“Mamatė dhe baballarėt janė fajtorė. Kur fėmijėt tė bėhen 13 vjeē, ata duhet tė heqin perden dhe tė thonė “jo, nuk do marrėsh njė PlayStation. Nėse do, shko atje nė supermarket dhe sistemo raftet. Do marrėsh 40 stėrlina. Bėje kėtė pesė herė nė javė dhe do marrėsh 200 sterlina”,” tha ai.

Sipas tij, fėmijėt po rriten pa i pasur kėmbėt nė tokė dhe kur tė bėhen tė mėdhenj, e kanė mendjen tek pėrfitimet sociale qė ofron qeveria.

Madje ai shtoi se tani tė rinjtė e klasės sė mesme janė personat qė e shkelin mė shumė ligjin.

“Tė rinjtė duhet tė ndalojnė sė menduari se do tė bėhen Zuckerberg-u i ardhshėm. Ėshtė njė shans njė nė trilion. Ajo ēka u duhet atyre ėshtė njė prind qė u thotė: gjej njė punė djalosh”