Receta Gatimi

Martesa: Kriza e Vitit te 7...


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 3 prej 3
  1. #1
    Ncncncnc 55% Maska e erinda
    Anėtarėsimi
    Mar 2009
    Vendndodhja
    Atje ku isha dje...
    Postime
    5,014
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    21

    Martesa: Kriza e Vitit te 7...

    Dashuria eshte e perjeteshme …derisa ajo zgjat! Nese jeni duke festuar pervjetorin e shtate te marteses, pa dyshim, dikush do t’ju kujtoje qe eshte pikerisht ky vit i tmerrshem per te vene ne prove bashkimin tuaj. Ne realitet, sot, kriza e famshme e vitit te shtate perben nje rast prove, te paarritshem per shume cifte. Shpesh, ne fakt krisja e pare vjen ne vitin e trete.

    Perse quhet kriza e vitit te shtate?

    Ne te kaluaren, mesatarisht, problemet qe conin nje cift ne ndarje, 'shperthenin' gjithe vrerin e tyre pas vitit te shtate te marteses.

    Ne realitet, numri shtate paraqet prej shekujsh nje numer simbolikisht te rendsishem ne historine e njerezimit:

    - Shtate dite te javes
    - Shtate nota muzikore
    - Shtate ngjyrat e ylberit
    - Shtate mrekullite e botes
    - Shtate mbreterit e Romes
    - Shtate mekatet kapitale
    - Shtate sakramentet
    - Shtate yjet qe formojne konstelacionin e Arushes se Madhe
    - Shtate pikat e energjise trupore te njeriut
    - Shtate bijat e Atlantides


    Lista eshte me te vertete e pafund, qe nga shkenca ne mitologji, nga besimi e deri tek proverbat popullore, numri shtate paraqet nje pike qendrore per njeriun.

    Cilat jane shenjat e nje krize?

    “Kembanat e alarmit” qe shpallin krizen e pashmangshme ne cift jane te ndryshme: Njihini ato qe, kur te nisin te bien, t'i lejoje partneret te nderhyjne para se ndarja te behet e pashmangshme.

    Arsyetimi ne ”single”. Filloni te mendoni, te flisni ne njejes, ne fakt kjo eshte nje nga shenjat e para te krizes.

    Aspak seks. Shmangia e raporteve seksuale eshte padyshim nje simptome e qarte e kesaj semundje. Shpesh pavetedije, i atribuohet lodhjes apo stresit. Ne te vertete, po aq shpesh, ne fakt paraqet nje refuzim, nga ana e njerit prej te dyve, per te komunikuar me tjetrin.

    Ndjesia e bezdisjes. Cfaredo qe ben ose thote partneri shkakton irritim, zemerim, urrejtje, padurim. Ne pergjithesi, nuk eshte tendence per t’i raportuar tjetrit kete lloj te shqetesimit.

    “Bomba inteligjente”.
    Sipas specialisteve jane fraza ose qendrime te projektuara per te lenduar tjetrin. Jane, pa dyshim, nje sinjal i qarte i vuajtjes ne cift.

    Nese ju e shihni veten ne nje nga keto shenja paralajmeruese, atehere pra ka te ngjare, qe pas deres, te prisni nje krize ne cift. Por mos u deshperoni, nuk eshte kurre shume vone per t’u perpjekur per te shpetuar nje marredhenie.

    Si te tejkaloni nje krize ne cift?

    Rregulli primar per te evituar fundin e nje raporti, eshte ta DUANI ATE, por mbi te gjitha ta doni te DY! Nese ekziston ky supozim themelor, eshte e mundur te rikuperoni nje marredhenie ne krize.

    Perqendrohuni ne nje projekt se bashku. Nje udhetim i thjeshte, nje shtepi e re ose nje kurs vallezimi…zgjedhja eshte juaja. Per te qene i dobishem duhet te siguroni nje deshire reciproke reale te bashkepunimit.

    Rinisni komunikimin. Me pak fjale, flisni, flisni, flisni. Dialogu, shkembimi i emocioneve, mendimet, frikat, brengat, eshte baza per te kapercyer armiqesine.

    Kerkoni ndihme. Prinderit, vellezerit, motrat, miqte, por edhe psikologet, seksologet, mund te kontriubojne per te kapercyer nje moment te veshtire. Ne kete rast kujdesuni per anen tjeter te medaljes. Duke kerkuar mbeshtetje nga njerezit e tjere, nuk duhet te jete ne asnje menyre, nje rruge si zgjidhje e problemeve ne cift.

    Mos nxitoni, durimi eshte virtyt i forte. Rikuperoni komunikimin verbal. Ne fakt kjo nuk nenkupton te rifitoni menjehere intimitetin. Seksi nuk duhet te shihet kurre si nje imponim. Duke kapercyer veshtiresite edhe sfera intime do te marre jete. Kjo eshte e sigurte.

    Me pak fjale, nese eshte viti i shtate ose i trete, nje krize ne jeten ne cift, padyshim mund te kapercehet me sukses. Nuk ekzistojne receta sekrete, por nje e vetme, thelbesore, perberesi …dashuria!

  2. #2
    i/e rregjistruar 20% Maska e Atlantis
    Anėtarėsimi
    Jul 2010
    Postime
    299
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0
    Interesante!Por pse pikėrisht nė vitin e 7-tė martesės?!

  3. #3
    Ncncncnc 55% Maska e erinda
    Anėtarėsimi
    Mar 2009
    Vendndodhja
    Atje ku isha dje...
    Postime
    5,014
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    21
    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga Atlantis Lexo postimin
    Interesante!Por pse pikėrisht nė vitin e 7-tė martesės?!
    Po e cuditshme ne fakt,

    me larte jep disa fakte ne lidhje me numrin 7,

    qe sipas tyre paska nje domethenie te vecante!.....dhe te rendesishme....

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Martesa ne thellesi...!!
    Nga labja nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-02-2013, 09:51 PM
  2. Martesa me shkeusi
    Nga Erinaa nė forum Romanca
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 29-03-2011, 07:01 PM
  3. Martesa e adoleshentes
    Nga Enkelejda_24 nė forum Romanca
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 07-01-2010, 11:23 AM
  4. Kriza ekonomike
    Nga mekaniku nė forum Tema Shoqėrore
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 10-04-2009, 11:31 PM
  5. Kriza shqiptare
    Nga ReniX nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-01-2007, 12:00 AM