Ata qė kanė vizituar Stanbollin dhe kanė kaluar nė anėn Aziatike, afėr Yskydarit, me siguri kanė dėgjuar apo dhe parė kullėn e quajtur - Kulla e Vajzės. Pikėrishtė kjo kullė ėshtė pikė e bashkimit tė Azisė me Evropėn, dhe ėshtė mu nė mes tė Bosforit. Ajo ndodhet nė njė largėsi tė barabarte mes dy brigjeve. Kulla e Vajzes ėshtė ndėrtuar 2500 vjet mė parė dhe ėshtė dėshmitare e gjithė kėtyre viteve tė historisė. Mendohet qė ėshtė ndėrtuar pėr tė kontrolluar hyrje-daljet nė Bosfor por, pėr tė, po ashtu tregohen disa mite dhe legjenda!

Njė nga ato storie ėshtė ajo, qė ka regjistruar Ovidiusi, dhe njifet si legjenda mbi dashurinė e dhimbshme tė dy tė rinjėve, tė Heros dhe Leandros. Hero ishte njė rahibe e Afroditit e cila jetonte nė kullė por qė e kishte tė ndaluar dashurinė. Njė ditė ajo largohet nga kulla pėr tė marr pjesė nė njė terren nė faltoren e Afroditit, dhe atje njihet me Leandrosin. Dashurohen nė njėri tjetrin dhe e shėnjtojnė dashurinė gjatė kohės kur Leandrosi e kalonė natėn nė kullė. Kulla bėhet dėshmitare e dashurisė sė ndaluar tė dy tė rinjėve. Njė natė me furtunė, Leandrosi po mundohej tė t'i ēasej kullės pėrseri duke notuar, por feneri i ndezur nga Hero, pėr t'i treguar rrugen atij, fiket nga shiu dhe ai humbė rrugėn duke u fundosur nė ujrat e Bosforit. Hero, e cila sheh vdekjen e tė dashurit tė saj, lėshon veten nė ujrat e ftohta tė Bosforit, qė edhe ajo ta vulos fatin e saj nė mėnyrė tė ngjashėm.

Gjarpėri ia vodhi rininė

Storia tjetėr pėr kėtė kullė ėshtė afėrsisht si me fundin e Kleopatrės. Sipas njė thėnjė gojore, mbreti kishte njė vajzė, e cila kur i mbushi tė 18-tat, njė fallxhor i thotė se do vdes nga kafshimi i njė gjarpėri. Mbreti, menjėherė fillon restaurimin e kullės mes tė detit, dhe e vendos tė bijen aty pėr ta mbrojtur nga ēdo e keqe. Por ajo s'mund t'i largohej fatit, dhe njė ditė brenda sepeteve tė mollėve, ishte fshehur njė gjarpėr, i cili del dhe kafshon princeshėn duke lėshuar gjithė helmin e tij. Rrėfimi thotė se edhe pas vdekjes gjarpėri nuk e la princeshėn tė qetė dhe megjithėse mbreti e varrosi brenda njė arkivoli tė ēeliktė, mbi derėn e hyrjes sė shėn Sofisė. Tė nėsermen nė murin e saj u gjenden dy vrima. Mendohet tė jenė hapur nga gjarpri. Prej shekujsh kjo kullė ėshtė pėrdorur nga shumė sundues, qė prej asaj Bizante a deri te Perandoria e Osmanllinjėve, qė e pėrdorėn si platformė mbrojteje. Kjo kullė prej shekujsh ka pasur shume funksione, si psh: fener pėr tė ndriēuar natėn rrugėn e anijeve, si spital karantinė nė vitin 1830 nga osmanllinjtė, kur u pėrhap sėmundja e kolerės, etj. Kulla sot njihet si simboli i vetmisė, i dashurisė se paarritshme dhe ka qenė frymėzim i shume poezive dhe pikturave. Ajo sot ėshtė restauruar dhe ėshtė kthyer nė shėrbim tė njėrėzve, si restaurant. Thonė se bota ėshtė e vogėl dhe se rrugėt e jetės tė shpiejnė gjithkund. Po ashtu thonė se rrugėt e jetės janė tė shėnuara por qė shumė pakė njerėz i pėrcjellin ato shenja. Nėse juve ndonjėherė jeta ju shpie andej, pėrcjellni shenjat dhe kthehuni tė pini njė kafe nė kullėn e dashurisė, dhe do ta pėrjetoni mė pėrsėafėrmi atmosferėn magjepsėse, apo ndoshta do tė keni rast qė edhe ju tė dėgjoni ndonjė nga verzionet tjera pėr kėtė vend tė shenjtė me dritare tė vogla tė cilat shikojnė nga gryka e Bosforit sikur kėrkojnė tė gjejnė Horon, Leandron, princeshėn e re apo ndoshta ndonjė tjetėr dashuri...