Receta Gatimi

Prodi ne Tirane, per nuklearin


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 6 prej 6
  1. #1
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Prodi ne Tirane, per nuklearin

    Kryeministri italian, Romano Prodi, pritet te vizitoje sot vendin tone dhe duke zhvilluar takime me drejtuesit me te larte te politikes ne vend qe lidhen kryesisht me energjine nukleare, Kosoven dhe marreveshje biznesi dhe ekstradimesh mes dy vendeve. “Teme kryesore e diskutimeve ne kete vizite pritet te jete edhe forcimi i metejshem i bashkepunimit ekonomik dhe luftes kunder korrupsionit nepermjet Shqiperise dhe Italise”, - thane dje per “Koha Jone”, burime nga Keshilli i Ministrave. Ata detajuan se nje vend te rendesishem ne takimet me perfaqesuesit e larte te vendit do te kete edhe ceshtja e energjise elektrike.

    Ne menyre zyrtare, Kryeministri Berisha pritet t’i beje te ditur Kryeministrit italian edhe idene per ngritjen e nje centrali berthamor ne vend, per sigurimin e energjise elektrike. Duke qene se Italia eshte nje nga vendet e interesuara per sigurimin e energjise, Kryeministri Berisha pret te marre nga homologu i tij italian edhe mbeshtetjen per kete projekt te rendesishem. Ne kete kuader, ministri i Energjetikes dhe Ekonomise, Genc Ruli, do te nenshkruaje nje marreveshje te rendesishme energjetike me perfaqesuesin e larte te kompanise italiane te energjetikes, ENEL. Kjo kompani, pak dite me pare firmosi me Francen, ndertimin atje te nje centrali berthamor.

    Nga ana tjeter, nje ceshtje tjeter, qe palet do te diskutojne mes tyre, eshte edhe statusi perfundimtare i Kosoves. Italia, permes Kryeministrit te saj, Romano Prodi, eshte shfaqur si nje nga vendet qe mbeshtet zbatimin e planit Ahtisari per te ardhmen e Kosoves. Si rrjedhoje e ketij qendrimi, pritet qe pala shqiptare t’i kerkoje Italise te loboje edhe te vendet e tjera, anetare te Bashkimit Evropian, qe te njohin pavaresine, si zgjidhje perfundimtare te statusit te Kosoves.

    Vizita e Kryeministrit italian, Romano Prodi, ne kuader te temave qe do te ngihen per diskutim mes dy paleve, pritet te sjelle edhe nenshkrimin e tre marreveshjeve te rendesishme per bashkepunimin mes dy vendeve. Keshtu, mes Kryeministrit Berisha dhe Prodit do te nenshkruhet edhe marreveshja e ekstradimit te shtetasve me precedente penale ne te dyja vendet. Nje marreveshje e rendesishme per bashkepunimin shkencor dhe teknologjine do te nenshkruhet edhe mes ministrit te Arsimit, Genc Pollo, dhe ambasadorit italian ne Shqiperi. Kryeministri italian, Prodi, do te shoqerohet ne viziten e tij nga biznesmene dhe gazetare te rendesishem italiane.

    Marreveshjet qe pritet te nenshkruhen:

    Kryeministri Berisha dhe Romano Prodi do te nenshkruajne marreveshjen e ekstradimit dhe bashkepunimit ne luften kunder korrupsionit

    Ministri i Energjetikes dhe Ekonomise, Genc Ruli, se bashku me perfaqesuesin e larte te kompanise italiane ENEL do te nenshkruajne nje marreveshje per energjetiken.

    Ministri i Arsimit, Genc Pollo, do te nenshkruaje se bashku me ambasadorin italian, Sabat D’Elia nje marreveshje per bashkepunimin shkencor dhe teknologjine.

  2. #2
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Re: Prodi ne Tirane, per nuklearin

    Shefi i qeverisė italiane do tė takohet sot me Berishėn, Topin, Topallin dhe Ramėn

    Kryeministri Prodi vjen sot nė Tiranė pėr tė 5-ėn herė

    Riaktivizohen marrėdhėniet me Romėn pas njė pauze disa vjeēare

    Kryeministri italian, Romano Prodi, viziton pėr herė tė pestė Shqipėrinė. Me ftesė tė Kryeministrit Berisha, numri njė i qeverisė italiane shkel sot nė tokėn shqiptare, ku ka planifikuar takime tė rėndėsishme me Presidentin Topi, por edhe me politikanėt shqiptarė, si tė djathtė ashtu edhe tė majtė.

    Pėr herė tė parė, Romano Prodi shkeli nė Shqipėri gjatė trazirave tė vitit 1997. Gjatė kėtij viti, Prodi e ka vizituar dy herė brenda kėtij viti vendin tonė, njėherė nė Vlorė dhe mė pas nė Tiranė. Ardhja e tretė nė Shqipėri pėr numrin njė tė qeverisė italiane ishte gjatė organizimit tė njė panairi nė Shqipėri dhe mė pas ardhja e radhės pėrkonte me mandatin e tij si kryetar i Komisionit Evropian gjatė vitit 2002.

    Zyra e shtypit pranė qeverisė shqiptare bėri tė ditur se nė kėtė vizitė, Kryeministri Prodi do tė shoqėrohet nga Silvio Sircana, deputet dhe zėdhėnės i qeverisė italiane dhe nga njė grup biznesmenėsh tė fuqishėm italianė, si dhe gazetarė tė gazetave mė prestigjioze tė Italisė. Gjatė vizitės sė Kryeministrit tė Italisė, Romano Prodi, do tė ketė takime me personalitete tė larta tė vendit, si Presidentin Topi, Kryeministrin Berisha, Kryetaren e Kuvendit dhe kreun e opozitės. Pėrpos aktiviteteve tė shumta tė Kryeministrit Berisha nė Itali, prej vitesh kryeministrat italianė nuk kanė programuar vizita nė Shqipėri. Ish-kryeministri Silvio Berluskoni, ndonėse ka zhvilluar takime nė Itali me Kryeministrin Berisha, por edhe me ish-kryeministrin Nano, nuk ka caktuar njė vizitė nė Tiranė gjatė kohės kur ishte nė pushtet, por as tashmė qė ndodhet nė opozitė, ndonėse vlen tė theksohet se Kryeministri Berisha e ka ftuar atė nė Shqipėri gjatė vizitės sė tij tė fundit nė Itali. Shefi i qeverisė italiane, Romano Prodi, duket se i ka pėr zemėr shqiptarėt duke u rikthyer nė Shqipėri pas katėr vjetėsh mungesė. Nė kėto dhjetė vitet e fundit, Prodi e ka vizituar pesė herė Shqipėrinė. Kryeministri italian dhe ai shqiptar do tė nėnshkruajnė ditėn e sotme njė marrėveshje midis Italisė dhe Shqipėrisė pėr ekstradimet. Njė tjetėr temė e diskutueshme midis dy kryeministrave ėshtė edhe ideja e kreut tė qeverisė shqiptare, Sali Berisha, pėr ndėrtimin e njė centrali bėrthamor nė afėrsi tė Durrėsit. Nė orėn 09.30-10.00, Kryeministri italian mbėrrin nė Tiranė dhe takimi i tij i parė do tė jetė me Kryeministrin Berisha, ku do tė dalin nė njė konferencė pėr shtyp menjėherė pas takimit tė dy delegacioneve shqiptare rreth orės 12.05. Rreth 30 minuta mė vonė, Kryeministri Prodi do tė takohet me Kryetaren e Kuvendit dhe mė pas do tė mbajė njė fjalim tė shkurtėr nė sallėn e Parlamentit pėrballė 140 ligjvėnėsve shqiptarė. Kreu i qeverisė shqiptare do tė shtrojė sot edhe njė drekė zyrtare pėr numrin njė tė qeverisė italiane nė Vilėn 31. Pas drekės me Kryeministrin, Prodi do tė takohet me liderin e Partisė Socialiste, Edi Rama, dhe mė pas edhe me Presidentin e Republikės, Bamir Topi. Aktiviteti i fundit zyrtar i kreut tė qeverisė italiane nė Tiranė do tė jetė sėrish pranė Kryeministrit Berisha, ku tė dy bashkė do tė marrin pjesė nė ceremoninė qė do tė zhvillohet pėr 95-vjetorin e krijimit tė Forcave tė Armatosura.

  3. #3
    i/e rregjistruar 35% Maska e Insomnia
    Anėtarėsimi
    Dec 2006
    Vendndodhja
    Atje ku nuk je ti
    Postime
    643
    Reputacioni
    18

    Re: Prodi ne Tirane, per nuklearin

    Perzejeni!

  4. #4
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36

    Re: Prodi ne Tirane, per nuklearin

    Pse se ben Prodi "nuklearin" ne vendin e tij? apo nuk i mori votat! Si me nuklear dhe me atomik,apo duke prit nga shiu "ne" (si Shqiperi) veshtire te kemi energji ne dekadat e ardhme!!!

  5. #5
    i/e rregjistruar 35% Maska e ingal
    Anėtarėsimi
    Jan 2007
    Vendndodhja
    Durrės
    Postime
    1,351
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    19

    Re: Prodi ne Tirane, per nuklearin

    ja fusin kot

    shqiperia nuk ka nevoje per centrale nukleare......

  6. #6
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Re: Prodi ne Tirane, per nuklearin

    Italia, 1 miliard euro per TEC-in

    Kryeministri italian, Romano Prodi, gjate vizites se tij ne vendin tone, dha mesazhin se Italia eshte e gatshme te mbeshtese cdo nisme te Shqiperise per prodhimin e energjise elektrike. Gjate konferences per shtyp, te mbajtur se bashku me Kryeministrin Berisha, kreu i qeverise italiane deklaroi se Italia ka interesin e saj per te pasur burime alternative te energjise elektrike ne Shqiperi, duke garantuar importimin e saj nepermjet linjave te interkoneksionit mes dy vendeve. Por, gjate dites se djeshme, te dy Kryeministrat i jane shmangur deklarimit publik per ndertimin e centralin berthamor, pavaresisht debatit gati njemujor mbi kete teme. "Italia ka interesat e veta qe te kete burime sa me te ndryshme te energjise elektrike. Ne cdo rast, Italia do te jete nje importues i madh i energjise elektrike, cilado qofshin zhvillimet e saj", deklaroi Kryeministri Romano Prodi gjate fjales se mbajtur ne konferencen e perbashket per shtyp. Ne kete menyre, Prodi pershendeti edhe firmosjen e marreveshjes mes qeverise shqiptare dhe kompanise italiane ENEL, duke theksuar se Shqiperia nuk mund te kete nje zhvillim te madh ekonomik, nese nuk zgjidh ceshtjen e energjise elektrike.

    "Shqiperia nuk mund te kete nje rritje ekonomike te jashtezakonshme, sic e ka, 6-7 per qind, ne qofte se nuk do te sigurohet pikerisht fuqizimi i sektorit energjetik, qe ndihmon ne zhvillimin e investimeve te tjera", deklaroi Prodi, ne lidhje me situaten energjetike ne vend. Nisur nga kjo, dje ministri i Ekonomise dhe Energjetikes, Genc Ruli, se bashku me drejtorin e Pergjithshem te ENEL, Fulvio Konti, nenshkruan edhe marreveshjen qe do t'i hape rruge ndertimit ne Shqiperi te nje termocentrali me qymyr koks, i cili do te importohet nga Italia. Termocentrali do te kete nje kapacitet prej 1300 ME, me nje vlere ekonomike prej 1 miliard eurosh. Sipas kompanise energjetike ENEL, ky termocentral do te sherbej pike se pari per te permbushur nevojat energjetike te tregut te brendshem shqiptar dhe me pas me realizimin e linjave te interkoneksionit mes dy vendeve, ky termocentral pritet te eksportoje edhe energji ne Itali. Nje fakt te tille e beri te ditur dhe ministri i Ekonomise, Genc Ruli, teksa deklaroi se ky burim energjie do te jete me kapacitet pertej nevojave te Shqiperise dhe do te shoqerohet me ndertimin e nje rrjeti interkoneksioni me Italine, duke e permbyllur ne kete menyre tere ciklin e prodhimit dhe te eksportit shqiptar te energjise ne drejtim te Italise, me nje treg te garantuar qe tani nga Kryeministri Prodi. Nga ana e tij, Kryeministri Berisha theksoi se qeveria po ben gjithcka per te diversifikuar prodhimin e energjise elektrike ne Shqiperi, pasi prodhimi ne vendin tone eshte i gjithi hidrik. Berisha e cilesoi si me te mirin e mundshem projektin e sjell nga kompania ENEL per ndertimin e nje termocentrali qe funksionon me qymyr koks.

    Marreveshja e ekstradimit Shqiperi-Itali

    Kryeministri Berisha dhe Kryeministri italian, Prodi, nenshkruan dje dhe Marreveshjen per Ekstradimin midis dy vendeve. Kjo marreveshje, e bazuar mbi dy konventa evropiane per ceshtjet e te drejtes, i jep zgjidhje nje problemi te rendesishem sic eshte ai i ekstradimit te shtetasve te ndjekur penalisht. Por, kjo marreveshje i hap rrugen edhe nje bashkepunimi me te ngushte mes dy vendeve ne lidhje me ceshtjet penale. Keshtu, perfaqesuesit e drejtesise kane te drejten te ngrene edhe skuadra te perbashketa pune ne lidhje me ceshtje te vecanta penale. Kryeministri Berisha i kerkoj Prodit t'i transmetoje kolegeve te tij te tjere evropiane dhe ne NATO se Shqiperia eshte e gatshme te firmose marreveshje te tille me te gjitha vendet anetare te BE-se dhe NATO-s.

    Marreveshja per bashkepunimin shkencor

    Ministri i Arsimit, Genc Pollo dhe ambasadori italian ne Shqiperi, Saba D'Elia, nenshkruan dje ne prani te dy Kryeministrave Programin e trete ekzekutiv te Marreveshjes se Bashkepunimit Shkencor dhe Teknologjik midis Republikes se Shqiperise dhe Republikes Italiane. Ky program i rendesishem per bashkepunimin shkencor mes dy vendeve do te jete i vlefshem per periudhen 2008-2010 dhe pritet t'i jape nje hov te ri bashkepunimit shkencor mes dy vendeve. Kjo marreveshje eshte e treta qe nenshkruhet nga qeveria shqiptare dhe ajo italiane dhe zbatimi i saj ka ndikuar ndjeshem ne permiresimin e kerkimit shkencor ne vend.

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Fėrgesė Tirane
    Nga Lirenti nė forum Kuzhina Shqiptare dhe e Huaj
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 14-10-2013, 10:16 PM
  2. 17 maj, Gay-it paradė nė Tiranė !!
    Nga labja nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 01-04-2012, 06:27 PM
  3. Borė nė Tiranė
    Nga PinkPrincess nė forum Life Style
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 02-02-2012, 05:24 PM
  4. Protesta ne Tirane
    Nga argent nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 26-01-2011, 08:07 PM
  5. Nje amerikan ne Tirane
    Nga Altin111 nė forum Historia Shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-12-2007, 09:31 AM