Windows XP dhe Windows 7 jane variantet e vetme te Microsoft, qe prodhuesi i Adobe Photoshop CS6 i perkrahe! Versioni Beta i produktit, per momentin eshte falas per shkarkim. Versioni i ardhshem i programit per rregullimin e fotografive, nuk do ta perkrahe Sistemin Operativ Windows Vista ! Sic shkruan prodhuesi i programit ne nje Blog, do te perkrahen vetem Windows XP dhe Windows 7.
Adobe me se shumti po shfrytezohet nga perdoruesit ne Sistemin Operativ gati 11 vjet te vjeter, Windows XP! Por kjo pritej qe me shum perdorues te kalojne ne Windows 7 dhe ne te ardhmen Windows 8, megjithse Vista nuk do te perkrahet, Adobe nuk ju keshillon qe ta instaloni ate ne nje Sistem me te ri Operativ.
Vista e padeshiruar!
Zgjedhja e Adobe-t eshte nje konfirmim per humbjen e madhe qe Vista i shkaktoi Microsoft, dhe per kete arsye Adobe e hoqi nga ky mes Visten. Sistemi Operativ qe doli ne 2007, mori shum kohe ne fazen e zhvillimit, dhe zhgenjeu qe me daljen e pare ne treg. Me Windows 7 Microsoft mundi te fitoje perseri favorizimin e klienteve. Megjithate Windows XP eshte ende Sistemi Operativ me popullore nga prodhuesit, edhe pse aksionet e tij po shkojne duke humbur...
Beta Falas per shkarkim!
Adobe Photoshop CS6 tanime eshte gati per shkarkim per Windows, Mac dhe Linux. Adobe e ka ndryshuar fuqishem nderfaqen e perdoruesit ne programin e tij CS6, ku ne te duhet te jene 65 funksione te reja te perfshira. E derisa versioni final te jete gati, versioni beta mund te shkarkohet falas dhe testohet.
Shkarko Adobe Photoshop CS6 Beta