15. Londėr
Kryeqyteti i Britanisė ėshtė njė prej vendeve mė tė shtrenjta nė botė dhe njė lajm i keq pėr tė gjithė ata qė duan ta vizitojnė ėshtė se gjatė krizės botėrore tė viteve 2009-11, Londra ka lėnė pas gjashtė metropole tė tjera me shtrenjtėsinė e saj.
14. Nju Jork
I njohur pėr Mannhatanin, rrugėt shumėngjyrėshe, restorantet e shumėllojshme dhe diversitetin kultutor, Nju Jorku mbetet njė prej qendrave mė tė shtrenjta nė botė, ndonėse kriza e dollarit e ka zbritur atė nė vendin e 14, prej vendit tė gjashtė.
13. Luksemburgu
Pėr tė vizituar qytetshtetin e ndodhur midis Francės, Belgjikės dhe Gjermanisė, duhen xhepa tė fryrė me para. Pėr tė gjithė ata qė nuk e dinė, Luksemburgu krenohet me standartin mė tė lartė tė jetesės nė botė dhe kjo bėn qė tė gjitha ēmime tė jenė tė njė bote tjetėr.
12. Paris
Kryeqiteti i Dashurisė ka zbritur pėr herė tė parė pas shumė vitesh nga dhjetė vendet mė tė shtenjta tė botės, duke vuajtur rėndė krizėn e euros, por ekspertėt paralajmėrojnė se kjo do tė zgjasė pėr shumė pak, prandaj tė gjithė ata qė nuk e kanė vizituar, kanė shansin mė tė mirė pėr ta bėrė sa mė shpejt.
11. Viena
Kryeqyteti i Austrisė, ndėrtuar me njė stil mahnitės perandorak e gotik, ėshtė mė i shtrenjtė se Parisi dhe Londra, sidomos pėrsa i pėrket hoteleve, gjė qė bėn tė kėshillueshme pėr tė gjithė vizitorėt marrjen e ndonjė shtėpie me qera ditore, praktikė e njohur kjo nė Vienė.
10. Singapor
Njė kryeqendėr ekonomike e Azisė, Singapori ofron njė stil jetese tepėr tė larmishėm dhe ėshtė njė vend i gabuar pėr tė gjithė ata qė duan tė kursejnė. Nė Singapor, ēmimi mesatar pėr njė dhomė hoteli ėshtė prej 204 dollarėsh.
9. Toronto
Vite mė parė, amerikanėt qė banonin pranė kufirit udhėtonin vazhdimisht nė Kanada pėr tė realizuar blerjet e tyre, pėr shkak tė dollarit tė fortė. Sot, ndodh e kundėrta, pasi dollari mė i fortė ėshtė ai kanadezi. Kjo e ka shndėrruar kryeqėndrėn kanadeze nė njė prej metropoleve mė tė shtrenjtė tė botės.
8. Helsinki
I paprekur nga kriza ekonomike europiane dhe kryeqytet i njė prej vendeve me standartet ndėr mė tė mirėt e jetesės nė botė, nuk ėshtė njė vend i lirė pėr tu vizituar.
7. Sidnei
Nė vitin 2009, Sidnei ishte qyteti i 38 mė i shtrenjtė nė botė, ndėrsa sot renditet vetėm i shtati. Nuk ka provė mė tė mirė se sa kjo pėr tė dėshmuar rritjen e jashtėzakonshme tė kryeqendrės australiane.
6. Tokio
Shkėlqimi dhe kultura e veēantė e Tokios paguhet shumė shtrenjtė, por kuzhina lokale ka njė ēmim tė arsyeshėm dhe tėrmeti e tsunami i vitit tė shkuar, pritet ti mbajnė ēmimet mė tė ulta se zakonisht pėr tė tėrhequr turistė. Pėr kėtė arsye, 2012 ėshtė viti i pėrshtatshėm pėr njė udhėtim nė kryeqendrėn japoneze.
5. Stokholm
I paprekur nga kriza europiane, Stokholmi ėshtė pėrmirėsuar nga vendi i 16 nė renditjen e vitit 2009, nė vendin e pestė pėr 2011. Situata pėrkeqėsohet edhe mė shumė duke llogaritur monedhėn shumė tė fortė vendase.
4. Kopenhagen
Ashtu si Stokholmi, edhe Kopenhageni, kryeqyteti i Danimarkės, ėshtė njė oaz qė i ka shpėtuar krizės ekonomike. Shumė i shtrenjtė nė verė, Kopenhageni ėshtė shumė mė i arsyeshėm pėr tu vizituar nė dimėr, gjithmonė duke marrė parasysh kushtet e pafavorshme tė motit dhe orėt e pakta tė ditės me diell.
3. Gjenevė
Njė qendėr financiare ku janė tė pėrqendruar edhe shumica e bankave tė famshme zvicerane, Gjeneva ėshtė njė qytet qė mund tia lejojnė vetes vetėm mė tė pasurit. Franga e fortė zvicerane e bėn edhe mė tė pafavorshme vizitat, ndėrsa ēmimi mesatar pėr njė natė nė hotel ėshtė prej 270 dollarėsh pėr person.
2. Zyrih
E njėjta situatė si nė Gjenevė, por e shumėzuar. Njė qendėr mė e rėndėsishme financiare, njė qytet mė luksoz dhe ku njerėzit kanė paga mė tė larta, Zyrihu gjithsesi ka hotele lehtėsisht mė tė lira se nė Gjenevė, pėr shkak tė numrit tė tyre mė tė madh nė qytet.
1. Oslo
Pėr tė gjithė ata qė prisnin tė shihnin nė kėtė vend tė parė Dubain apo ndonjė kryeqendėr tjetėr ekzotike, ėshtė kryeqyteti i Oslos ai qė ka ēmimet mė tė shtrenjta nė botė pėr turistėt. Vendasit kanė ndėr pagat mė tė larta nė botė, ndėrsa Norvegjia ėshtė vendi i tretė me standartin mė tė lartė nė planet, pas Luksemburgut dhe Katarit. Nėse ju pihet ujė nė Oslo, pėrgatituni qė pėr njė shishe gjysmė litėrshe pa gaz, tė paguani gjashtė dollarė.