Shkodėr, po bėnte transportimin e parave nė drejtim tė Pukės

Makina e blinduar, qė transportonte paratė e "Raiffeisen Bank", dyshohet tė jetė qėlluar pėr qėllim grabitjeje nė hyrje tė qytetit tė Shkodrės, pranė kalasė sė Rozafės. Policia ka ngritur dy pista hetimi, atė tė njė veprimi tė sofistikuar mafioz me goditje snajperi, ose tė njė ngjarjeje aksidentale, ku xhami i njė makine mund tė jetė goditur nga ndonjė gur.

Makina e blinduar, me targė TR7476H, e cila po transportonte para nga Shkodra nė drejtim tė Pukės, e shoqėruar nga pas me njė makinė sigurie, dyshohet tė jetė qėlluar me armė zjarri pėr qėllim grabitjeje, nė vendin e quajtur "Kthesa e kalasė", nė hyrje tė Shkodrės. Rreth orės 12:30 tė ditės sė djeshme, makina e blinduar ėshtė goditur nė pjesėn e pėrparme, ku ka njė shenjė tė ngjashme me atė tė plumbit nė xhamin e pėrparmė, nė drejtim tė shoferit. Pas kėsaj goditjeje makina e blinduar ėshtė ndalur dhe tė frikėsuar nga ndonjė sulm i mundshėm grabitėsish, personat qė ndodheshin brenda makinės kanė lajmėruar menjėherė policinė. Ndėrkohė qė ndaj makinės ku ndodheshin paratė nuk ėshtė kryer asnjė sulm grabitjeje. Forca tė shumta policie kanė mbėrritur menjėherė nė vendngjarje. Ekspertėt e grupit hetimor, kanė konstatuar se nė makinėn e blinduar ka vetėm njė shenjė tė ngjashme me atė tė plumbit, por hidhen dyshime se mund tė jetė dhe goditje me gur, nga pakujdesia apo me dashje. Nė vendngjarje nuk ėshtė gjetur asnjė gėzhojė arme zjarri, apo ndonjė provė materiale qė lė tė kuptosh se ėshtė qėlluar me armė zjarri. Por njė pistė tjetėr qė po heton policia ėshtė mundėsia e goditjes me armė tė precizonit tė lartė, snajper, nga kodra rrėzė kalasė, me qėllim goditjen e shoferit, pasi shenja nė xham korrespondon pjesėn e kokės sė shoferit dhe qėllimi mund tė ketė qenė ndalimi i makinės dhe sulmi i saj nga njė distancė e afėrt nga tė tjerė persona, tė cilėt pasi kanė parė qė shoferi nuk ėshtė goditur, nuk e kanė sulmuar makinėn e parave. Grupi hetimor vazhdon punėn pėr zbardhjen e plotė tė kėsaj ngjarjeje dhe janė dy pistat kryesore ku po pėrqendrohen hetimet e para. "Kemi tė bėjmė me njė veprim tė sofistikuar mafioz dhe e dyta, mė pak e mundshme, kemi tė bėjmė me njė ngjarje aksidentale, ku xhami i makinės mund tė jetė goditur me gur. Ndėrkohė, forca tė shumta tė komisariatit dhe ato tė ndėrhyrjes sė shpejtė Shkodėr, janė duke bėrė kontrolle nė zonėn pėrreth kodrės sė kalasė, nga mendohet se mund tė jetė gjuajtur makina qė transportonte paratė. Gjithashtu, postblloqe tė shumta tė lėvizshme janė ngritur nė hyrjet dhe daljet e qytetit. Ende nuk ka asnjė tė shoqėruar nė lidhje me ngjarjen, ndėrsa policia vazhdon hetimet pėr zbardhjen e plotė tė saj. Makina e blinduar, sė bashku me eskortėn e saj, nuk kanė vazhduar mė rrugėn nė drejtim tė Pukės. Pėr arsye sigurie ato janė kthyer sėrish nė Shkodėr.