05/12/2007
LUSHNJE - Arrestohet pėr ushtrim tė prostitucionit shtetasja me inicialet Z.C.
Femra 23-vjeēare, lindur nė Kavajė dhe banuese nė Lushnjė, ka rėnė nė prangat e bluve tė Fierit, pikėrisht nė orėn 14.00 tė ditės sė martė. Seksioni i Luftės Kundėr Trafiqeve tė Paligjshme qysh prej gati njė muaji dispononte informacion tė mjaftueshėm pėr aktivitetin qė kryente kjo shtetase. Kėsisoj, nga ana e kėtij seksioni ėshtė organizuar dhe aksioni, nė bazė tė tė cilit ėshtė bėrė e mundur dhe kapja nė flagrancė e 23-vjeēares, gjatė kohės qė ajo ushtronte aktivitetin e saj me dy klientė, kundrejt njė pagese prej 3 mijė lekėsh tė reja. Kishte disa kohė qė Z.C. e aplikonte prostitucionin nė rrethana dhe vende tė ndryshme. Ajo i siguronte klientėt e saj duke bėrė autostop nė aksin rrugor Fier-Lushnjė dhe pastaj kryente marrėdhėnie seksuale nė disa hotele tė zonės, ose nė disa raste edhe nė makinė. Dita e martė ka qenė dhe dita e fundit qė ajo ka kryer profesionin e pėrditshėm tė saj. Nga ana e policisė janė gjetur dhe sekuestruar nė cilėsinė e provės materiale 10.000 lekė tė reja dhe sende tė tjera. Mbi kėtė shtetase do tė rėndojė akuza e ushtrimit tė prostitucionit nė rrethana tė ndryshme.