E Hene, 11 Dhjetor 2006

GJIROKASTER - Efektivat policore te vendkalimeve kufitare me shtetin grek ai i Kakavijes ne Gjirokaster dhe Tri Urave ne Permet, jane duke hartuar nje plan masash per perballimin pa problem te fluksit te emigranteve te cilet do te levizin ne dyja anet e kufirit gjate festave te fundvitit. Ne baze te nje urdhri te ministrise greke te Rendit prej dates 15 dhjetor 2006 deri me 30 janar 2007 emigrantet shqiptare ne Greqi mund te udhetojne ne drejtim te vendlindjes edhe kur nuk jane te pajisur me dokumentet e leje-qendrimit ne shtetin grek por vertetojne prane policise greke se jane ne pritje te marrjes se tyre. “Ne baze te vendimit te qeverise greke per liberalizimin e hyrje-daljeve te shtetasve shqiptare qe jetojne dhe banojne ne shtetin grek nga ana e Drejtorise se Policise se Qarkut dhe komisariateve te policise ne Gjirokaster dhe Permet jane marre masat me qellim shtimin e posteve te punes per perballimin e fluksit te emigranteve per festat e fundvitit”, pohon drejtori i Policise ne Gjirokaster, Dashnor Kaja. Puna e policise se Kakavijes dhe Tri Urave do te kete nje rritje te ritmit te saj vecanerisht ne periudhen prej 15 dhjetorit 2006 deri ne 7 janar 2007. “Nisur edhe nga pervoja e viteve te kaluara, - pohon Kaja, - gjate kesaj kohe edhe fluksi i levizjes se emigranteve ne te dyja anet e kufirit shqiptaro-grek eshte me i madh”. Llogaritet qe numri i emigranteve qe kthehen ne vendlindje per festat e Krishtlindjeve dhe Vitit te Ri te jete i larte pasi asaj pjese te emigranteve qe perfitojne nga vendimi i qeverise greke i shtohen edhe emigrantet qe jane ta pajisur me leje-qendrimi dhe dokumente te rregullta.

“Ne total ne pikat e kalimit kufitar me Greqine ne do te shtojme ne total 11 poste pune mbi 15 sportelet e kontrollit qe kemi aktualisht ne Kakavije dhe Tri Urat”. Tete sportele kontrolli priten te shtohen nga policia ne Kakavije dhe tre te tille ne doganen e Tri Urave. Aktualisht keta efektiva jane ne dispozicion pasi cdo gje do te varet nga rritmi i fluksit te levizjes se emigranteve. “Me nje menaxhim te mire eshte krijuar nje praktik qe ne ditet qe ka fluks hyrje nga shteti grek per ne vendin tone ne e kthejme te gjithe drejtimin e levizjes ne pikat e kalimit kufitar me nje sens dhe e njejta gje ndodh edhe kur fillon kthimi i emigranteve per ne vendet e tyre te punes”, pohon drejtori Kaja. Gjate kontakteve qe drejtuesit e policise se Gjirokastres kane pasur me homologet e tyre greke keta te fundit jane angazhuar qe emigrantet shqiptare te mos ndeshin probleme gjate perpunimit te dokumenteve ne doganat greke te Kakavijes dhe Tri Urave. B.Kore

korrieri (c) 2006