Receta Gatimi

TEMAT E FILMAVE NGA A-ZH


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 3 prej 3
  1. #1
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    TEMAT E FILMAVE NGA A-ZH

    1. A, B, C...ZH
    Xhanfize Keko (1971)
    Fėmijėt pėrgatiten tė shkojnė nė klasėn e parė. Nė klasė mėsuesja u mėson gėrmat e para. Ajo punon me durim me fėmijėt. Jepen preokupimet e fėmijėve nė shkollė dhe nė shtėpi. Aspekte nga ekskursionet dhe lojrat gjatė pushimit.

    2. AGIMET E STINĖS SĖ MADHE
    Albert Minga (1981)
    Ndėrtimi i Shqipėrisė pas luftės. Ish borgjezia, tregėtarėt, organizojnė banda tė armatosura sepse janė tė pakėnaqur nga sistemi i ri. Latif Bora, njė ish komandat partizan, vihet padashur nė shėrbim tė tyre.

    3. ALO TEKNIKU
    Niko Kanxheri (1982)
    Televariete e realizuar me numra tė zgjedhur nga Estrada profesioniste eTiranės.

    4. AMIGO
    Ēerēiz Zykaj (1995)
    Babai e trajton shumė keq djalin e tij. Djaloshi i vetmuar gjen ngushėllim te shoku i tij i ngushtė, qeni.

    5. APASIONATA
    Muco, K. Mitro (1983)
    Motivi kryesor i sonatės sė famshme “Apasionata” tė Ludvik Van Bethoven, nga njė punė diplome, bėhet lajtmotiv nė dashurinė e Mirės, studente e pianos dhe Arturit, student i pikturės i cili nuk ėshtė vėrtet i dhėnė pas pikturės por e bėn shkollėn pėr t’i bėrė qejfin tė atit njė njeri me rėndėsi nė njė ministri. Mė pas konfliktet zgjidhen dhe Arturi gjen vendin e vet nė jetė.

    6. ARJANA
    G. Stavri (1989)

    Fatmiri, njė mjek i ri mundohet tė ndėrtojė njė karrierė por largohet nga profesioni i tij kur ēlirohet nga profesori i tij. Fatmiri kupton se po bėhet vegėl nė duart e tė tjerėve pėr tė arritur interesat e tyre. Fabula e filmit ndėrtohet sipas kėndvėshtrimit tė Arjanės se kush do tė jetė dashuria e saj.

    7. ASGJĖ NUK HARROHET
    Esat Ibro (1985)

    Ngjarjet e filmit zhvillohen nė ditėt e sotme por sillen edhe ngjarje nga e kaluara pėr tė hedhur dritė nė fakte dhe karaktere tė ndryshme. Njė i riatdhesuar vritet nė njė qytet tė vogėl. Askush nuk e di kush ėshtė vrasėsi. Krye hetuesi e merr pėrsipėr kėtė ngjarje dhe ia del tė zbulojė shkaqet e krimit.

    8. ATA ISHIN KATĖR
    Esat Mysliu, Kujtim Ēashku (1977)

    1944… Po afrohet liria. Nė prag tė Kongresit tė Pėrmetit katėr partizanė marrin detyrė tė ēojnė te partizanėt njė kėngė. Partizanit Mete i duket kjo njė detyrė e ēuditėshme. Para se tė arrijnė nė destinacion, katėr partizanėt bien nė pėrpjekje me gjermanėt.

    9. BABAI I STUDENTIT
    Fatmir Koēi (198

    Njė fshatar niset pėr nė kryeqytet pėr tė vizituar tė birin student. Ai e sheh tė birin nė shoqėrinė e dy vajzave kryeqytetase tė veshura sipas modės sė fundit. I riu e anashkalon takimin me tė atin. Kur mė pas e takon tė atin diēka ėshtė thyer midis tyre.

    10. BALONAT
    Ismail Zhabjaku (1979)

    Lufta Antifashist zgjon edhe fėmijėt. Me ndihmėn e mėsuesit tė tyre ata mendojnė tė shkruajnė nė balona parrulla qė t’i shohė i gjithė populli dhe fashistėt tė mos kenė mundėsi t’i fshijnė. Fashistėt arrijnė t’i zbulojnė dhe plagosin njėrin prej fėmijėve por balonat me parrulla anitfashiste vazhdojnė tė ngrihen lart.

    11. BALADA E KURBINIT
    Kujtim Ēashku (1989)

    Ushtarė qė nisen nė luftė si mercenarė dhe kthehen tė vdekur. Vajza qė presin e presin dhe mė nė fund martohen me tė tjerė. Njė vezir mundohet tė marrė njė grua tė re tė bukur dhe indiferente e cila gjendet midis burrit me tė cilin u martua, e lodhur nga pritja e gjatė dhe burrit qė mė nė fund u kthye.

    12. BALLĖ PĖR BALLĖ
    Kujtim Ēashku, Piro Milkani (1979)

    Ekranizim i romanit tė Isamil Kadaresė “Dimri i madh”. Besnik Bermema ishte pėrkthyes nė konferencėn e partive komuiste tė mbajtur nė Moskė nė vitin 1961. Ai ishte dėshmitar i thyerjes mė tė madhe midis dy partive komuniste qė i pėrkisnin respektivisht njė kombi tė madh dhe njė kombi tė vogėl. Ngjarjet dramatike nė konfliktin ushtarak ndodhin nė njė bazė detare nė territorin Shqiptar, nė Pashaliman, tė cilėn Sovjetikėt nuk arrtitėn ta pėrvetėsonin

    13. BARDHĖ E ZI
    Gjergj Xhuvani (1990)

    Njė zyrtar i lartė partie dhe njė mjek qė punon nė njė fshat tė thellė malor, marrin lajmin e vdekjes sė mikut tė tyre tė fėmijėrisė. Tė dy, veē e veē, nisen pėr nė varrim. Vėshtirėsitė qė ndeshin gjatė rrugės, kujtimet e secilit dhe takimi mes tyre, zbulojnė karakteret dhe transformimet qė kanė ndodhur pėr shkak tė psikologjisė sė tyre, respektivisht ajo e njė karrieristi dhe ajo e njė njeriu qė pėrpiqet tė jetė mė human.

    14. BARDHĖSI
    Besim Kurti (1986)

    Dimri i vėshtirė i 1985 frymėzoi kineastėt tė realizonin kėtė film. Dy histori ndjekin linjat e filmit: ajo e njė vajze malėsore qė ndjek njė kurs pėr infermiere nė Tiranė dhe ka ngecur atje pėr shkak tė motit tė egėr, si dhe historinė e njė grupi pilotėsh qė ndėrmarrin njė udhėtim tė pazakontė nė veri pėr njė dėrgesė tė vėshtirė.

    15. BENI ECEN VETĖ
    Xhanfize Keko (1975)

    Benin nuk e lejojnė tė luajė jashtė mureve tė shtėpisė. Xha Thomai qė vjen nga fshati, e merr me vehte dhe pėr herė tė parė Beni gjendet pa kujdesin e prindėrve. Beni pėr herė tė parė jeton nė njė familje fshatare, ku i duhet tė mėsojė shumė gjėra tė reja. Njė natė Beni mbetet i vetėm nė mes tė pyllit, por tashmė ai fillon tė zbulojė njė jetė shumė pranė natyrės.

    16. BESA E KUQE
    Piro Milkani (1982)

    Trajton historinė e pesė Heronjve tė Vigut tė cilėt u vranė nė njė betejė tė ashpėr gjatė Luftės Antifashise Nacional Ēlirimtare.

    17. BINARĖT
    Muharrem Fejzo (1987)

    Asimi, njė nga djemtė e njė trenisti tė vjetėr, ka marrė rrugė tė keqe: nuk i pėlqen puna dhe nuk ėshtė i lumtur me vendin modest qė ka zėnė nė jetė. I vėllai, Kujtimi, ėshtė njė punėtor i thjeshtė. Filmi arrin kulmin e tij nė episodin e provės, ku del nė pah shpirti heroik i Kujtimit nga njėra anė dhe pendesa dhe ndryshimi i sjelljes tek Asimi nė anėn tjetėr.

    18. BOLERO
    Besnik Bisha (1996)

    Ėshtė e dhimbshme tė mbetesh me gjysmėn tėnde. Nė kuptimin simbolik emigrimi ndėrton shpresėn iluzive atė qė e pandehim por s’ndodh ashtu siē do ta dėshironim. Nė formėn e njė rrethi ekzistencialist zeroja mbetet kėtu, gjithshka nis nga e para me pandehmėn e ringjalljes. Me kėtė shpresė qė mund tė bėhet realitet familja personazh pėrjeton dramėn e zbulimit tė identiteti tė ri.

    19. BORXHLIU, televiziv
    Arjan Ēuliqi (199

    Telekomedi. Pėrmes situatave komike rrjedhin ngjarjet nė jetėn e njė tregtari i cili e nis biznesin e tij duke u futur nė borxhe tek miqtė e tij.

    20. BOTĖ E PADUKSHME
    Kristaq Dhamo (1987)

    Pėrmes njė fabule tė thjeshtė dhe njė drame psikologjike, filmi flet pėr pasionin, ndershmėrinė dhe pėrgjegjėsinė e Besmirės, njė mjeke e cila eksperimenton njė auto vaksinė, flet pėr pėrpjekjet e saj kundra njerėzve jo kompetentė dhe tė paaftė.

    21. BRAZDAT
    Kristaq Dhamo (1973)

    Marta ėshtė njė vajzė e re energjike, e cila fiton simpatinė e tė gjithėve kur vendos tė bėhet traktoriste. Nė fillim, burri i saj, Ademi, i cili do ta ketė Martėn shoqe pune dhe do tė ngasin tė njėjtin traktor, e inkurajon kėtė dėshirė tė Martės. Por mė pas familja e re ka probleme, Marta zbulon karakterin e vėrtetė tė Ademit, i cili jepet shumė pas interesave vetjake.

    22. BREGU I ASHPĖR
    Drita Koēi (198

    Nė fund tė luftės sė II Botėrore, Luljeta caktohet tė punojė si aktiviste e partisė nė zonat e thella malore. Kriminelėt e detyrojnė gruan tė rrijė e mbyllur brenda katėr mureve, sipas kanunit, dhe kjo e pengon Luljetėn tė zhvillojė aktivitetin e saj.

    23. CIRKU NĖ FSHAT
    Hysen Hakani (1977)

    Agroni ėshtė njė klloun i njohur cirku qė bezdiset nga rokopuja e kafshėve tė cirkut. Shemshedini ėshtė i mendimit t’i largojė fare kėto kafshė nga cirku dhe kėshtu fillojnė e pėrfundojnė shumė peripeci humoristike ku edhe kafshėt e stėrvitura hyjnė nė konflikt me njerėzit.

    24. ĒIFTI I LUMTUR
    Piro Milkani (1975)

    Njė komedi pėr jetėn e viteve ‘70. Dy tė rinj, qė vijnė nga besime tė ndryshme fetare, vendosin tė martohen me njėri tjetrin.dhe ua bėjnė tė njohur dashurinė prindėrve tė tyre. Nė takimin midis dy baballarėve, i ati i djalit, i rrethuar nga gruaja dhe halla krijon gjithfarė situatash komike pasi nuk e fsheh dot se nuk e do vajzėn qė vjen nga “njė fe tjetėr”. Por mė nė fund dorėzohet.

    25. CUCA E MALEVE
    Dhimitėr Anagnosti (1974)

    Film muzikor sipas baletit me tė njėjtin titull. Gjini, njė malėsor i pabindur ėshtė ēkishėruar. Pėr kėtė, vajza e tij mbetet e pa pagėzuar dhe pa emėr. “Cuca” pėrkrahet vetėm pas luftės nacional ēlirimtare dhe fillon tė punojė nė kurset e para kundėr analfabetizmit. Por bandat e fshehura, ku janė mbledhur edhe njerėz qė kanė ēkishėruar tė atin, e vrasin.

    26. ĒANTA E ZEZĖ, televiziv
    Vladimir Kasa (1986)

    Telekomedi qė satirizon problemin e korrupsionit nė shoqėrinė tonė.

    27. ĒETA E VOGĖL
    Mark Topallaj (1979)

    Bazuar nė ngjarjet e vėrteta tė heronjve tė Vigut, pesė shokėve luftėtarė tė ekzekutuar nga Germanėt nė veri tė Shqipėrisė gjtaė luftės sė Dytė Botėrore. Filmi “Ēeta e vogėl” ėshtė ēensuruar dhe mė pas e xhiruar nė njė version tjetėr.

    28. DASĖM E ĒUDITSHME
    Esat Ibro (1986)

    1943…Nė frymėn e fundit, partizani Gani u kėrkon shokėve tė sigurohen qė vajza e tij Sherka tė martohet nė datėn e caktuar. Por kur fillon dasma, ata zbulojnė qė dhėndėri ėshtė bashkėpunėtor me pushtuesit. Sherka vendos tė anullojė dasmėn dhe bashkohet me shokėt e tė atit nė luftėn pėr liri.

    29. DASMA E SHTYRĖ
    Mark Topallaj (1985)

    Filmi trajton shtypjen ekonomike dhe shoqėrore tė malėsorėve tė thjeshtė nė vitet 1923-24. Sokoli, njė i ri, pasi merr hak pėr tė vuajturit, bashkohet me trupat e Bajram Currit nė Revolucionin Demokratik tė 1924-s.

    30. DASMA E SAKOS
    Vladimir Prifti (199

    Ngjarjet e Dasmės sė Sakos vijnė pėrmes mjegullash mesjetare nė njė qytet fantozmagorik. Nėn ēatitė e gurta dhe muret kėshtjellore, ndodhin drama tė mėdha. Njė pėrzjerje e trembshme gjėrash tė egra me tė brishta, urrejtjesh me dashuritė, vdekjesh me ripėrtėritje. Metaforat marrin tė thonė se shpėrdorimi i pushtetit ka thelb tė njėjtė por shfaqje tė ndryshme. Nė tė gjitha rastet aspirata e vetme e njeriut ėshtė liria dhe njė jetė me dinjitet tė vėrtetė njerėzor.

    31. DASHI PA BRIRĖ, televiziv
    Arian Ēuliqi (1994)

    Telekomedi. Tregon tipin e njeriut shabllon qė edhe dashurinė do ta ndėrtojė nė bazė tė disa skemave.

    32. DASHURIA E FUNDIT
    Gjergj Xhuvani (1994)

    Drama e njė prostitute. Historia e dashurisė sė saj tė fundit e ndihmoi tė merrte kurajo e tė ngriheshe kundėr asaj qė po eksperimentonte, kundėr opinionit, predikimeve. Duke luftuar vetė ajo mundi tė dalė nga kjo gjendje.

    33. DASHURI ME KRISMA, televiziv
    Arian Ēuliqi (199

    Telekomedi. Viti 1997, hapen burgjet. Guri njė i burgosur dashurohet me Rinėn. I ati dėshiron tė bėjė burgun nė vend tė djalit, por burgu ėshtė i boshatisur. Polici nuk e pranon tė futet nė burg qoftė edhe me para.

    34. DEBATIK
    Hysen Hakani (1961)

    1942. Tre vjet mbas pushtimit fashist, fėmijėt krijojnė organizatėn e fėmijėve anti-fashistė qė e quajtėn Debatik. Coli, njė djalė i varfėr jetim pranohet nė Debatik. Ai arrin tė lajmėrojė mėsuesin komunist qė ėshtė nė kurth dhe vritet nė njė moment tensioni. Xha Demiri e gjen tė vdekur dhe e merr nė karrocė.

    35. DETYRĖ E POSAĒME
    Kristaq Dhamo (1963)

    Filmi ėshtė bazuar nė ngjarje reale tė viteve ‘50. Tomorri ėshtė i infiltruar nė njė grup tė agjenturave tė huaja. Ai fiton besimin e Zylfiut, Eminesė, Ndrek Gjergjit, tė lidhur me agjenturat dhe Anton Murrizit qė vjen nga jashtė. Kėshtu Tomorri zbulon dokumente sekrete, baza dhe mjete komunikimi. Tomorri lufton pėr tė shkatėrruar kėto agjentura

    36. DĖSHMORĖT E MONUMENTEVE
    Fehmi Hoshafi (1980)
    Filmi i parė i xhiruar nė bazė ngjarjesh tė vėrteta tė ndodhura gjatė Luftės sė Parė Botėrore. Njė ekspeditė austro Hungareze disponon informacione dhe ngre njė zonė arkeologjike nė qytetin e vjetėr Apollonia. Ekspertėt e kėsaj ekspedite, si arkeologu Shniker, duan tė grabisin monumente tė lashta, por fshatarėt e zonės tė udhėhequr nga mėsuesi luftojnė pėr t’i mbrojtur. Austro Hungarezėt ekzekutojnė mėsuesin.

    37. DHE VJEN NJĖ DITĖ
    Vladimir Prifti (1986)

    Njė dramė po ndodh me ekonomistin Llano Bleta. Me pikėpamjet e tij individuale pėr njė jetė mė tė rehatshme, ai gradualisht i pret tė gjitha lidhjet me fshatin e tij, duke lėnduar kėshtu, pa e kuptuar, ndjenjat e atyre qė e duan mė shumė. Ky degradim i moralit etik vihet re gjithashtu edhe nė punėn e tij.

    38. DITA E PARĖ E EMĖRIMIT
    Rikard Ljarja (1981)

    Bardha ėshtė pėrgjegjėse sektori nė njė kooperativė bujqėsore, ndėrsa Gjika pėrgjegjės turni nė njė minierė. Pėr punė tė palodhur ata emėrohen nė dikastere tė ministrisė, Bardha, drejtoreshė nė njė ministri ndėrsa Gjika zv/ministėr. Kėto emėrime priten me gėzim nga minatorėt dhe kooperativistėt.

    39. DITĖT E QYTETIT TIM
    Albert Minga (1982)
    Televariete e realizuar me estradėn e Vlorės qė satirizon thashethemet, qėndrimet indiferente, shpifjet etj.

    40. DIMRI I FUNDIT
    Ibrahim Muēa, K. Mitro (1976)

    Gjermanėt vijnė mes borės dhe dimrit. Nė fshat mbeten vetėm gratė, tė cilat luftojnė deri sa partizanėt e plagosur, tė strehuar nė fshat, tė tėrhiqen mė thellė dhe bora tė mbulojė gjurmėt. Ballė pėr ballė me gjermanėt dhe nėn kontrollin e tyre, gratė e fshatit, tė udhėhequra nga nėnė Shano dhe nėnė Mara, nisen nė grumbull pėr tė bėrė dru, por nė tė vėrtetė arrijnė me bukė dhe ushqime tė partizanėt.

    41. DITĖT QĖ SOLLĖN PRANVERĖN
    Vladimir Kasa (1979)

    Ngjarjet zhvillohen nė zonėn e Malėsisė sė Madhe pas ēlirimit. Nė veri tė Shqipėrisė bandat e armatosura ndiqen nga partizanėt dhe forcat e ndjekjes. Nė pėrleshje me bandat vritet Beshari.

    42. DJALI ELASTIK
    Besim Kurti (1989)

    Ai ėshtė njė djalė 9 vjeēar i dalluar pėr mjeshtėritė e tij si akrobat qė vihen re nga gjyshi i tij. Ai i kėnaq tė gjithė me durimin dhe pasionin e tij. Heroi ynė do tė kalojė shumė vėshtirėsi deri sa tė bashkohet me trupėn e cirkut, por ato nuk ia arrijnė tė lėmojnė pasionet dhe dėshirat e tij fėminore.

    43. DOLLIA E DASMĖS SIME
    Mark Topallaj (197

    Ekranizim i novelės “Nusja e humbėtirės”. Bela pėrgatitet tė shkojė nuse nė shtėpinė e Ganiut, tė fejuarit tė saj qė do tė dalė partizan nė mal. Ngjarjet zhvillohen gjatė udhėtimit tė karvanit tė nuses i cili gjen rrugės njė partizan tė plagosur. Ganiu ndihmon partizanin dhe e le Belėn nė shtėpinė e tij. Bela vendos tė dalė partizane qė ditėn e parė tė nusėrisė.

    44. DORA E NGROHTĖ
    Kujtim Ēashku (1983)

    Djaloshi Besim, nuk gjen ngrohtėsi nga njerku i tij Ahmeti. Ai braktis shkollėn dhe bėn gabime tė rėnda. Por ėshtė pikėrisht dora e ngrohtė e shokėve tė klasės dhe e tė gjithė shoqėrisė qė e kthejnė Besimin nė jetė.

    45. DORINA
    Agim Qirjaqi (1979)

    Bashkėshorėt Dorina dhe Viktori janė para rrezikut tė divorcit. Viktori kėrkon qė Dorina tė heshtė para mashtirmeve tė drejtorit tė saj. Por mė pas arrin tė kutpojė virtytet e bashkėshortes.

    46. DRITAT E QYTEZĖS
    Fehmi Hoshafi (1983)
    Harizi jeton nė qytetin e bukur tė Ksamilit. Ai shfaq shenja dembleizmi dhe parazitizmi pėr punėn, mundohet tė pėrfitojė ndonjė vend tė rehatshėm dhe kur nuk ja del, fillon tė shpifė e tė dėrgojė letra anonime. Kėto sjellje e shqetėsojnė bashkėshorten e tij dhe ajo vendos tė largohet.

    47. DUAJE EMRIN TĖND
    Ibrahim Muēo, Kristaq Mitro (1984)

    Jona, Arseni dhe Agroni nuk janė thjesht tre tė sapodiplomuar qė bėjnė praktikėn nė njė kantier industrial, por janė tre tė rinj tė cilėt mundohen tė gjejnė njė vend nė shoqėri. Pėrmes lidhjeve shoqėrore dhe dashurisė sė tyre, filmi hyn nė botėt e tyre shpirtėrore dhe psikologjike duke zbuluar kėshtu konceptet e tyre dhe vlerat morale.

    48. DUEL I HESHTUR
    Dhimitėr Anagnosti (1967)

    Dy persona, kapter Rahmiu dhe Islami, rrėmbejnė njė anije ushtarake pėr tė emigruar nė Itali. Ata luftojnė me marinarin Skėnder Guri, i cili pėrleshet me ata dhe arrin ta kthejė anijen pėrsėri nė Shqipėri.

    49. DUKE KĖRKUAR 5-ORĖSHIN
    Xhezair Dafa (1974)

    Heroi i filmit kėrkon tė merret me ndonjė lloj sporti, jo nga pasioni, por nga pėrtacia, pasi do tė fitojė kėshtu njė punė ditore pesėorėshe. Kėshtu rrjedhin shumė situata komike.

    50. DY HERĖ MAT
    Bujar Kapexhiu (1986)

    Ilo Pinci, specialist i peshkut dhe midhjeve, edhe shahist i njohur, arrin nė njė qytet tė vogėl bregdetar si i ftuar nė njė simultane shahu. Por ajo qė e shtyn mė shumė tė vijė nė kėtė qytet ėshtė dėshira e tij e fshehtė pėr tė zbuluar tė dhėna praktike dhe teknike nė lidhje me kultivimin e midhjeve. Ai ėshtė i bindur se do ta pėrballojė lehtėsisht ndeshjen me shahistėt vendas por nė simultane mundet nga Rudina e vogėl.

    51. DHE VJEN NJE DITĖ
    Vladimir Prifti (1987)

    Njė dramė po ndodh me ekonomistin Llano Bleta. Me pikėpamjet e tij individuale pėr njė jetė mė tė rehatshme, ai gradualisht i pret tė gjitha lidhjet me fshatin e tij, duke lėnduar kėshtu, pa e kuptuar, ndjenjat e atyre qė e duan mė shumė. Ky degradim i moralit etik vihet re gjithashtu edhe nė punėn e tij.

    52. EDHE ASHTU EDHE KĖSHTU
    Bujar Kapexhiu (1989)

    Teoriku Apostol Sako shkruan artikuj dhe jep leksione mbi dashurinė e lirė tė rinisė nė njė kohė kur njė konflikt i madh ndodh nė familjen tij. E bija, Alma, studente e inxhinierisė, dashuron njė kėngėtar atėherė kur i ati do ta martojė me njė diplomat. Konflikti zgjidhet pėrmes situatave komike.

    53. EDHE NE LUFTUAM
    Jani Tane (1981)

    Gjatė luftės Nacional Ēlirimtare, fėmijėt zhvilluan njė veprimtari tė gjėrė kundėr pushtuesve dhe tradhėtarėve tė vendit. Ndihmonin nėjsitet guerile nė qytet, ngjisnin trakte, mblidhin ndihma pėr partizanėt.

    54. E DIELA E FUNDIT
    Gjergji Xhuvani (1992)

    Kjo ėshtė historia e njė ēifti tė moshuarish tė cilėt gjatė njė dite plot me surpriza sjellin nė mendje se sa tė vetmuar ndjehen. Nė fund tė ditės shtėpia e tyre kthehet nė njė burg nė mes tė qytetit tė zhurmshėm.

    55. E FSHEHTA E NJĖ NATE
    Myzejen Nepravishta (197

    Mbas mbarimit tė luftės, avakot Jani, ish bashkėpunėtor i gjermanėve me ndihmėn e z. Kaso, pėrgatitet tė arratiset me njė varkė. Dy fėmijė, Gėzimi dhe Meti, pasi dėgjojnė planin e tyre e mbysin varkėn dhe sinjalizojnė partizanėt. Avokati dyshon pėr z. Kaso dhe e vret atė

    56. EJA
    Piro Milkani (1987)

    Ngjarjet e filmi zhvillohen nė njė qytet tė vogėl ku njė grup studentesh tė infiermierisė po bėjnė praktikėn mėsimore. Shpresa, heroina e filmit, sheh midis vajzave, vajzėn e saj, Vjosana, e lindur nga njė dashuri e pafat. Ajo i flet tė shoqit pėr kėtė histori tė hidhur.

    57. EMBLEMA E DIKURSHME - televiziv
    Ylli Pepo (1979)

    Gjeologėt shqiptarė zbulojnė njė fontanė nafte pikėrisht nė njė zonė ku vite mė parė gjeologėt ruse kishin dėshtuar. Zbulimi arrihet nga inxhinier Bardhyli i ndihmuar nga mėsuesja, tė cilėt hetojnė nė tė kaluarėn e fshatit dhe deshifrojnė emblemėn e njė pllakati tė lashtė mural nė kishėn e fshatit.

    58. ENIGMA
    Spartak Pecani (1991)

    Albana, nxėnėse nė shkollėn e baletit, shkon nė Romė pėr tu kuruar nga njė sėmundje e rėndė. Mes saj dhe profesorit Italian qė e kuron, lind njė miqėsi e ngrohtė. Albana nuk i shpėton dot sėmundjes dhe doktori e ndjen veten fajtor pėr vdekjen e saj.

    59. ĖNDĖRR PĖR NJĖ KARRIGE
    Fehmi Hoshafi (1984)

    Njė dėshirė e nėndrejtorit, Koli, ėshtė tė zėvėndėsojė drejtorin qė ka dalė pension. Por Kolin e shqetėson mendimi se mos se zė kėtė vend Vjollca, kryetrarja e degės sė planit. Kėtė ja vėrtetojnė ėndrrat qė ai sheh. Shqetėsimet e tij dalin realiste. Drejtoreshė vendoset njė tjetėr punonjėse, gruaja e shoferit Meēe.

    60. ENVERI YNĖ
    Ibrahim Muēa, Kristaq Mitro (1985)

    Regjisor Bujari po punon pėr tė bėrė njė film mbi jetėn dhe veprimtarinė e Enver Hoxhės. Gjatė filmit jepen shumė retrospektiva, qė nga koha e luftės dhe deri nė fund tė jetės sė tij.

    61. ERA E NGROHTĖ E THELLĖSIVE, televiziv
    Vladimir Prifti (1982)

    Rakipit, njė minator veteran, i vjen keq tė dalė nė pension dhe tė ndahet nga miniera. Nė kėtė kohė vjen pėr tė punuar nė minierė njė djali iri, Beni i cili nė fillim heziton nė punė. Nė minierė, Beni njihet me njė vajzė tė re.

    62. ESTRADA NĖ EKRAN
    Fehmi Hoshafi (196

    Njė kino-komedi interpretuar nga trupa e estradės sė Tiranės.

    63. ENGJĖLLI BLU (Edeni i braktisur)
    Eno Milkani (2002)

    Ngjarjet zhvillohen nė njė fshat nė jug tė Shqipėrisė tė mbushur vetėm me pleq ku nuk ka mė as gėzim, as buzėqeshje por vetėm rroba tė zeza, ndėrtesa tė vjetra dhe det. Njė ditė nė fshat gjendet njė fėmijė i braktisur qė sjell lumturinė mes pleqve. Ai erdhi vėrtet si engjėll nga qielli. Por fėmija zhduket ashtu papritur si u shfaq. Nė fshat bie zia.

    64. FAMILJA IME
    Albert Xholi (1987)

    Teto Kalina mbetet vetėm pas vdekjes sė tė shoqit. Nipi ka detyrė tė kujdeset pėr tė. Sė bashku me rregullat e ngurta ajo sjell nė shtėpinė e re traditat mė tė mira popullore tė rregullit dhe sjelljes sė mirė.

    65. FEJESA E BLERTĖS
    Besim Kurti, Ismail Zhabjaku (1984)

    Blerta, kapitene e skuadrės sė voljebollit, dashuron Mirin, shoferin e kooperativės. Por Miri quhet edhe nipi i kryetares sė kooperativės, qė ėshtė nė Tiranė. Huan Suka, njė ngatėrrestar dhe servil, bind tė atin e Blertės qė ta fejojė Blertėn me nipin e kryetares. Por kjo ngatėrresė zgjidhet me ardhjen nė kooperativė tė nipit tė kryetares.

    66. FĖMIJĖT E SAJ
    Hysen Hakani (1957)

    Vitet 50-tė. Ngjarjet zhvillohen nė njė fshat tė thellė malor, ku njė qen i tėrbuar kafshon djalin e Fatimes. Doktori i fshatit e kėshillon Fatimen tė vrapojė nė qytet pėr t’i bėrė tetanozin, por ajo e ēon fėmijėn te Remja njė grua qė shėron duke pėrdorur magjinė. Sėmundja e djalit tė vogėl pėrparoi dhe ai vdiq.

    67. FJALĖ PAFUND
    Spartak Pecani (1986)

    Bardhyli dhe Madalena janė njė ēift i sapomartuar. Ata jetojnė tė lumtur dhe nė harmoni deri nė momentin kur Bardhyli ndikohet nga fjalėt e komshinjve tė panjohur. Midis bashkėshortėve fillojnė zėnkat dhe zemėrimi.

    68. FIJET QĖ PRITEN
    Muharrem Fejzo (1976)

    Njė agjent i huaj, Sami Ameni, zbret nė aeroportin e Rinasit dhe menjėherė nis kėrkimet pėr tė aktivizuar njė agjent tjetėr, Markon, me tė cilin ka bashkėpunuar pranė gjermanėve gjatė luftės. Plani i tyre ėshtė hedhja nė erė e njė uzinė tė madhe. Pėr kėtė u duhet tė marrin tė dhėna nga Besa, e cila ka humbur disa dokumenta dhe ndjehet e kėrcėnuar. Por plani i tyre dėshton.

    69. FILLIM I VĖSHTIRĖ
    Albert Xholi (1986)

    “Rreziku i ardhjes sė njerkės” vjen papritur nė jetėn e Bledit tė vogėl. Ky lajm qė vogėlushi e mėson rastėsisht ishte njė shok emocional pėr tė. Nga ana tjetėr kjo ndikon nė lidhjen shpirtėrore midis babait tė Bledit, Agronit, dhe Zanės, njė kolege e tij e cila ushqen njė ndjenjė tė thellė dashurie pėr Agronin.

    70. FLAMUR NĖ DALLGĖ
    Kujtim Meēaj 1977

    Njė anije e flotės tregtare niset me shėrbim jashtė atdheut por e zė furtuna nė det. Anija ankorohet nė njė port tė huaj. Autoritetet urdhėrojnė daljen e anijes nga porti nė kohė me furtunė. Anija mes vėshtirėsive kthehet nė atdhe.

    71. FLAKA E MALEVE
    Vladimir Kasa (1982)

    Ngjarjet zhvillohen nė vitet 1910-1912, gjatė kryengritjeve tė armatosura kundėr pushtuesve osmanė dhe shovinistėve fqinjė qė donin tė synonin copėtimin e Shqipėrisė.

    72. FLETĖ TĖ BARDHA
    Mevlan Shanaj (1990)

    Shkrimtari Ermir Gjika pėrjeton raportet e krijimit tė tij artistik pėr jetėn, dramėn e gruas sė tij qė s’arrin tė gjejė ekuivalencėn intelektuale me bashkėshortin dhe dramėn e tre tė rinjve nė kėrkim tė dashurisė.

    73. FLUTURA NĖ KABINĖN TIME
    Vladimir Prifti (198

    Tom Melgushi, i eksituar nga pija, endet rrugėve duke shqetėsuar njerėzit. Njė ditė Flutura, mėsuesja e fshatit hipėn nė kamionin e tij dhe nė sytė e Tomės shihet njė fije shprese pėr njė lidhje tė qėndrueshme. Toma bėhet objekt kritikash pėr aksidentin e Fluturės e cila hidhet nga kabina e trembur nga dhuna e Tomės.

    74. FRAKTURA
    Piro Milkani (1983)

    Gazi, njė djalė i vogėl, ēdo mėngjez kur shkon nė shkollė pėrshėndet djaloshin sklupturė qė ėshtė vendsour nė parkun e qytetit dhe fėmijėt i kanė vėnė emrin Ilir. Por njė ditė Ilirit i thyejnė krahėt dhe Gazi i vogėl kalon njė dramė qė gjyshi dhe prindėrit e kuptojnė tepėr vonė.

    75. FUNDI I MARRĖZISĖ, televiziv
    Arian Ēuliqi (1995)

    Nė vitet e tranzicionit njerėzit kanė harruar punėn dhe luajnė vetėm me fjalėkryq. Njė i huaj ka ardhur tė bėjė biznes por sorrollatet nga njė zyrė nė tjetrėn pa mbaruar punė. I huaji largohet nė aeroport duke marrė si dhuratė nė mėnyrė simbolike, njė tufė gazetash me vehte.

    76. FUNDI I NJĖ GJAKMARRJEJE
    Rikard Ljarja (1983)

    Subjekti trajton realitetin gjatė regjimit zogist duke fajėsuar pėrgjegjėsit pėr pėrēarjen e popullit dhe nxitjen e hakmarrjes midis tyre. Dy tė rinj, Mazi dhe Dushi, rrjedhin nga dy familje malėsore qė janė nė gjak me njėra tjetrėn prej shumė kohėsh. Njėra familje jeton nė malėsitė e thella dhe tjetra nė qytet.

    77. FUNERAL BUISNESS
    Gjergj Xhuvani (1999)

    Vendi ėshtė i zhytur nė krizėn e besimit ndaj ligjit, moralit, drejtėsisė sė shtetit. Nėn kėtė epidemi dhune, Sana njė grua e thjeshtė e cila nuk pranon kėtė kod moral, nuk dorėzohet kurrė sė mbrojturi familjen e vet. Tenisoni, ankthi, tmerri, vetmia. Sa forcė kanė tė mposhtin njė grua qė beson nė Zot dhe do familjen e saj.

    78. FURTUNA
    Juri Ozerov, Kristaq Dhamo (1957)

    Lufta e Dytė Botėrore. Zana dhe Beni, i plagosur, kalojnė nė situata tė vėshtira si ilegalė nė qytet dhe pastaj nė burg. Aksionet e tyre sjellin reagime tė ndryshme si te avokat Eshtrefi, bashkėpunėtor i pushtuesit, te Shpresa dhe Vasili dy tė rinj antifashistė. Zana dhe Beni bien nė dashuri me njėri tjetrin. Filmi ka skena tė misioneve angleze dhe sovjetike.

    79. FUSHĖ E BLERTĖ, FUSHĖ E KUQE
    Gėzim Erebara (1984)

    Lufta e Dytė Botėrore… Rinia antifashiste tėrhoqi masa tė gjera tė popullit nė fushat e futbollit duke i kthyer ndeshjet sportive nė manifestime kundėr pushtuesve. Tė tilla ishin edhe ndeshjet e futbollit midis skuadrės amatore “Shprefeja” dhe skuadrės fashiste. Lojtarėt shqiptarė dhe fansat e tyre pėrleshen me fashistėt dhe e kthejnė fushėn e blertė nė njė fushė beteje.

    80. GABIMI
    Drita Koēi (1986)

    Martini ėshtė njė djalė kureshtar. Pėr shkak tė karakterit tė tij herė aktiv dhe herė i mbyllur nė vetvete, ndodhin shpesh keqkuptime, edhe tė hidhura, midis Martinit dhe prindėrve tė tij, mėsuesve, shokėve, vėllait tė madh dhe motrės sė vogėl. Si duhet tė sillen prindėrit, mėsuesja dhe tė afėrmit me Martinin qė tė mos fyejnė personalitetin e tij?

    81. GĖZHOJA E VJETĖR
    Saimir Kumbaro (1980)

    Serveti ėshtė shok i Pandit. Ky i fundit ėshtė rekrutuar nga agjentėt e huaj tė kundėrspiunazhit pėr tė kėrkuar informacione nė lidhje me njė uzinė ushtarake ku punon shoku i tij Serveti. Pėr tė arritur qėllimet e tij, Pandi e kėrcėnon Servetin i cili ka plagosur aksidentalisht njė shok tė tijin gjatė shėrbimit ushtarak. Serveti refuzon t’i shėrbejė Pandit dhe vritet nga ai.

    82. GODITJA, televiziv
    Niko Kanxheri (1980)

    Nė njė pus nafte drejtori dhe pėrkrahėsit e tij japin urdhėrin pėr ndėrprerjen e punimeve por kundėrshtohet nga Genci dhe punėtorėt. Pėr kėtė urdhėr tė padrejtė punėtorėt vėnė para pėrgjegjėsiė drejtorin dhe pėrkrahėsit e tij.

    83. GRACKA
    Saimir Kumbaro (1983)

    Dy prej oborrėtarėve tė mbretit Zog rekurtohen nga agjenturat e huaja dhe futen ilegalisht nė Shqipėri. Por banditėt tė mashtruar kapen dhe gjatė hetuesisė thyen. Kjo i shėrben Sigurimit tė Shtetit qė organzion lojėn pėr kapjen e njerėzve qė hidhen nė Shqipėri nga agjenturat e huaja.

    84. GUNA MBI TELA
    Muharrem Fejzo (1977)

    Nė kėtė film pėmblidhet si njė vepėr korale njė nga ngjarjet mė tė rėndėsishme historike, ikja nga Vlora e trupave italiane tė mbetura pas luftės sė parė botėrore. Luftėtarėt hyjnė nė kampin e rrethuar armik, jo me ndihmėn e armėve tė sofistikuara tė kohės, por me ndihmėn e gunave qė hedhin mbi tela. Flijohet Hodo

    85. GURĖT E SHTĖPISĖ SIME
    Dhimitėr Anagnosti (1985)

    Lufta e Dytė Botėrore… Brigjet jugore tė Shqipėrisė. Ngjarjet fillojnė fill pas luftės Italo – Greke dhe mbarojnė me kapitullimin e Italisė fashiste dhe pushtimin e Shqipėrisė nga Gjemanės Nazistė. Italianėt shpėrngulin fshatin sepse e akuzojnė se i japin sinjale grekėve. Heroizmi i fshatarėve si mėsuesi, dr. Leka, Seo etj., ėshtė tema kryesore e filmit.

    86. GURI I BESĖS
    Mark Topallaj (1986)

    Pėrfaqėsuesit e huaj tė firmės nė minierėn e Rubikut, vijnė nga Tirana dhe Italia pėr tė shtypur revoltėn e minatorėve tė indinjuar. Ato kėrkojnė ndihmėn e shtresės sė pasur, autoriteteve dhe klerikėve tė zonės pėr tė arritur qėllimet e tyre.

    87. GUXIMTARĖT
    Gėzim Erebara (1970)

    Iliri po rritet si njė fėmijė egoist dhe tepėr i pėrkėdhelur. Shokėt e tij tė klasės e rrethojnė me dashuri dhe pėrkujdesje pėr interesa mė tė gjėra. Iliri niset me njė grup alpinistėsh tė rinj nė malet e Shqipėrisė sė Veriut. Mė nė fund ai e sheh jetėn nga njė tjetėr kėndvėshtrim.

    88. GJENERAL GRAMAFONI
    Viktor Gjika (197

    Nė mesin e viteve ’30 fillon penetrimi dhe parapėrgatitja e pushtimit Italian tė vitit 1939. Halit Berati njė klarinetist virtuoz dhe Parandili, ftohen nga njė sipėrmarrės Italian tė inēizojnė nė pllaka gramafoni meloditė e tyre, tė cilat do tė shiten sė bashku me muzikėn italiane tė kohės sė fashizmit. Gjatė kėsaj kohe fillojnė grevat e punėtorėve tė naftės, ku Halil Berati ėshtė punėtor.

    89. GJENERALI I USHTRISĖ SĖ VDEKUR
    Vladimir Prifti (1975)

    Njė gjeneral dhe njė prift Italian vijnė nė Shqipėri pėr tė mbledhur eshtrat e ushtarėve tė tyre tė rėnė gjatė luftės sė II Botėrore nė lufrat me forcat partizane. Subjekti dramatik ėshtė ndėrtuar nė mėnurė inverse, nga fundi ngjitet drej fillimit, nga eshtrat tek “reformimi i ushtrisė nė rradhė me qivurė”. Teknologji luftarake: ata nuk po gėrmojnė nė tokė por mė shumė ata po gėrmojnė nė kujtimet e njerėzve, nė kujtesėn kombėtare.

    90. GJITHĖ FAJIN E KA PARAJA, televiziv
    Arjan Ēuliqi (1997)

    Telekomedi. Zeqo Pilafi zgjedh rrugėn e mashtrimit pėr tu bėrė i pasur. E quan veten mjek tė perėndisė dhe fillon tė vizitojė njerėz. Pas disa vizitave paaftėsia dhe mashtrimi dalin nė shesh.

    91. GJUETIA E FUNDIT, televiziv
    Koēo Devole (1992)

    Njė komedi groteske qė simbolizon tragjedinė e njė vendi ku sundonte njė diktaturė e sigurimit tė shtetit. Filmi tregon egėrsinė e kėsaj diktature qė e depersonalizon njeriun.

    92. GJURMA
    Kristaq Dhamo (1970)

    Doktor Artani punon nė njė kantier malor tė sharrave. Mjek i talentuar, i vetkėnaqur nga sukseset, pak nga pak shkėputet nga jeta e popullit, molepset nga konceptet e huaja mikroborgjeze. Shokėt si: dr. Agimi, e prof. Tahsimi si edhe familja, gruaja e vjehrra, ngrihen kundėr koncepteve tė tij. Nė rrethana tragjike ai vret veten.

    93. GJURMĖ NĖ DĖBORĖ
    Edmond Tare (1984)

    Nė kufi zbulohen gjurmė. Kufitar Iliri dyshon nė veprimet e Shan Shopelit, pėrgjegjės i orteqeve. Iliri dhe Shani vihen ballė pėr ballė nė njė duel tė heshtur. Dyshimet vėrtetohen. Shani ėshtė nė shėrbim tė armiqve.

    94. GJURMĖ NĖ KALTĖRSI
    Saimir Kumbaro (1981)

    Astriti, njė pilot i ri, sapo ka dalė nga bangat e shkollės sė aviacionit, arrin disa rezulate, por emocionohet gjatė stėrvitjes. Me ndihmėn e komandant Markos dhė tė shokėve si edhe me vullnet tė fortė ai arrin suksesin.

    95. GJYSHI PARTIZAN, televiziv
    Jani Tane (197

    Blendi i vogėl sė bashku me familjen janė me pushime nė plazh. Ai i sheh gjyshit njė shenjė nė trup. Gjyshi i rrėfen Blendit pėr historinė e plagės sė luftės, pėr bariun qė i shpėtoi jetėn dhe nuk e ka njohur kurrė.

    96. HETIMI VAZHDON
    Mark Topallaj (198

    Njė kufomė gjendet diku nė periferi tė qytetit. Hetuesit pėrballen me problemin: kush ėshtė vrasėsi dhe arėsyet qė e shtynė nė krim? Misteri qartėsohet ngadalė sepse vrasėsit kryen krime tė tjera pėr tė mbuluar tė parin.

    97. HIJE QĖ MBETEN PAS
    Esat Mysliu (1985)

    Agroni dhe Marjeta po jetojnė njė fejesė tė lumtur deri nė ditėn kur nė njė gjygj tė proēeduar nga Agroni, dy persona tė akuzuar pėr vjedhje, zbulojnė fakte qė implikojnė edhe babanė e Marjetės. Agroni vihet nė mes tė dashurisė sė tij dhe detyrės. Pas njė dileme ai gjen kurajo dhe vendosmėri tė refuzojė dashurinė me interes tė sė fejuarės sė tij.

    98. HISTORIANI DHE KAMELEONĖT
    Saimir Kumbaro (198

    Vitet ’30. Ambicja e ēmendur e monarkut tė provojė se rjedh nga njė familje e lashtė fisnikėsh, sjell nė Shqipėri njė historian tė huaj. I huaji do tė punojė midis autoriteteve tė njė prefekture tė panjohur tė mbretėrisė, midis njerėzve tė degjeneruar dhe injorantė, tė cilėt duke u futur nė situata komike bėhen qesharakė dhe tė pa respektueshėm.

    99. HORIZONTE TĖ HAPURA
    Viktor Gjika (196

    Ngjarja bazohet nė ngjarje reale nė portin e Durrėsit, ku punon Sokrati, Robert Ēamēakizi dhe Urani, i cili, sakrifikon jetėn e tij pėr tė ruajtur bigėn gjatė njė stuhie

    100. ILEGALĖT
    Rikard Ljarja, Saimir Kumbaro (1976)
    Lėvizja Antifashiste nė qytet ka marrė pėrpjestime tė mėdha. Ndėrkohė njė emisar i SIM-it (zbulimi informativ i ushtrisė Italiane) nėn petkun e inxhinier Tostit kėrkon tė depėrtojė nė radhėt e njėsiteve guerile. Por vigjėlenca dhe largpamėsia e komunistėve si Besimi e Milo, bėn qė veglat e SIM-it tė japin llogari pėr krimet e bėra.

    101. INTENDENTI
    Xhezair Dafa (1980)

    Nė zemėr tė dimrit njė intendent partizan niset pėr tė ēuar ushqime nė spitalin partizan. Rrugės, ndeshet me patrullat gjermane dhe detyrohet tė lėrė ushqimet nė dyqanin e Salos. Kur kthehet pėrsėri nė dyqan, Salo i rrėfen se ushqimet ishin grabitur nga ballistėt. Intendenti kėrkon ndihmėn e kėshillit antifashist pėr tė gjetur ushqimet e partizanėve dhe kėshtu zbulon bashkėpunėtorėt e armiqve.

    102. INXHINIERI I MINIERĖS, televiziv
    Vladimir Kasa (1990)

    Ekonomistja Vera informon inxhinier Arsenin rreth miratimit tė projektit tė minierės. Intrigat e tė tjerėve bėjnė xheloze gruan e inxhinierit, i cili braktis shtėpinė.

    103. I PAHARRUARI, televiziv
    Mevlan Shanaj (1984)

    Miliatanti Besim Pepa, pas qėndrimit nė kryeqytete tė ndryshme tė Europės, kthehet nė Shqipėri rreth vitetve 1932-1936. Edhe kėtu ndiqet, persekutohet, burgoset dhe detyrohet tė emigrojė pėrsėri.

    104. I TETI NĖ BRONZ
    Viktor Gjika (1970)

    Nė pėrvjetorin e vdekjes sė komisarit Ibrahim Kovaēi, shtatė nga shokėt e tij tė luftės, mėsuesi, Arifi, Alma, dr. Borova, Andoni, Rustemi dhe Xhemali, shoqėrojnė bustin e komisarit pėr nė fshatin e tij tė lindjes ku do t’i dedikohet njė ceremoni pėrkujtimore. Gjatė rrugės, secili nga ata sjell nė mendje ngjarje tė lidhura me jetėn dhe luftėn e Ibrahimit dhe konfrontimet me antogonistin Sali Protopapa.

    105. I TRETI
    Albert Minga (197

    Qazim Beluli njė militant komunist ėshtė zhdukur. Zbulimi i huaj nėpėrmjet agjentėve tė tij njofton se ai ėshtė arratsiur, nė fakt atė e kanė vrarė. Filmi i pėrmasave tė mėdha zbulon shakqet e vrasjes sė Qazim Belulit

    106. I TRETI NĖ MES
    Fatmir Koēi (198

    Njė artist po punon portretin e njė djaloshi. Nė pjesėn e ballit tė skulpturės ka njė njollė tė zezė. Duke e gdhendur atė, del njė plumb i vogėl, i vjetėr dhe bie nė dysheme. Ėshtė njė kujtim nga e kaluara dhe nga e tashmja.

    107. JETA NĖ DUART E TJETRIT
    Albert Xholi (1990)

    Dy shokė shkolle, Fredi dhe Spiro, takohen rastėsisht. Fredi punon nė njė fshat tė thellė ndėrsa Spiro ka karrierė tė shkėlqyer nė qytet. Spiro, zyrtat i lartė, ndjehet i tėrhequr nga bukuria e Anės, gruas sė Fredit. Papritur Ana ndeshet me njė anė tė panjohur tė karkaterit tė tė shoqit. Pėr hir tė karrierės qė i ofron Spiro, ai nuk e kupton qė miku i dikurshėm po i kėrkon nė kėmbim diēka shumė tė shenjtė pėr Anėn.

    108. KAPEDANI
    Fehmi Hoshafi, Muharrem Fejzo (1972)

    Nė fshat nė krye tė kooperativės po komandon njė grua dhe xha Sulo i ankohet pėr kėtė shokut tė tij Beqo. Kėshtu fillojnė situatat komike. Ai vendos tė kėrkojė “tė drejtat” e tij nė Tiranė, ku miku i tij, Ropi, punon nė njė post tė rėndėsishėm. Por xha Sulo gjen nė Tiranė jo vetėm nusen e tij balerinė, por edhe Beqon bashkė me tė cilin zbulon se ėshtė i rrethuar nga bota e grave.

    109. KARNAVALET
    Ismail Zhabjaku (1980)

    Ekranizim i komedisė “Karnavalet e Korēės” nga Spiro Ēomora. Nė ditėt e karnavaleve, shėrbyesja Nasta dhe Loni venė nė lojė tregėtarin Nikollaq Jorganxhi dhe tė shoqen Olimbinė. Ky ėshtė momenti ku ata mund tė shprehin mendimin e tyre nė lidhje me individėt e zbrazėt, materialistė dhe injorantė qė pėrkrahin qeverinė. Filmi ėshtė komedia e parė muzikore shqiptare.

    110. KĖMISHĖT ME DYLLĖ
    Besim Kurti (1987)

    Periudha e rilindjes Shqiptare. Jano Zefi ėshtė kryetari i njė ēete komitėsh qė ka humbur dy njerėzit mė tė dashur, gruan dhe fėmijėn. Pas kėsaj humbje tė madhe ai gjendet nė udhėkryq: tė vazhdojė apo ta braktisė rezistencėn e armatosur? Njihemi me botėn e gjėrė tė Janos i cili mbron fėmijėt qė ushtria turke i ka marrė si ushtarė.

    111. KĖRCĖNIMI
    Mark Topallaj (1981)

    Filmi tregon tentativat e armiqve tė jashtėm qė pėrpiqen tė depėrtojnė nė objeket e rėndėsishme ushtarake tė vendit tonė. Agjenturat e huaja kėrkojnė tė rekrutojnė Arbenin, inxhinier konstruktor nė njė bazė detare dhe pėr kėtė shfrytėzojnė miqėsinė e tij me Emėn, vajza e njė agjenteje me kombėsi tė huaj. Ema vendos tė denoncojė vetvehten ndėrsa Arbeni nuk e pranon njė tradhėti tė tillė.

    112. KĖSHILLTARĖT
    Xhezair Dafa (1979)

    Fundi i vitit 1943. Tė gjithė anėtarėt e kėshillit antifashist, tė pranishėm nė njė ceremoni dasme nė fshat, arrestohen. Gjermanėt kanė arrestuar edhe dhėndėrin. Kėshillėtarėt vihen nėn presion pėr tė nėnshkruar njė deklaratė kundėr kėshillit antifashist, si kusht i vetėm pėr lirimin e tyre. Ata refuzojnė dhe ndėrkohė planifikojnė arratisjen e dhėndėrit nė rast tė njė ekzekutimi.

    113. KĖTU BĖN FTOHTĖ, televiziv
    Pluton Vasi (1992)

    Detyrimi i tė rinjve pėr tė shkuar nizamė nė ushtritė e huaja, mes tragjedisė triumfon dashuria e nėnės pėr tė birin.

    114. KOHĖ E LARGĖT
    Spartak Pecani (1983)

    Bazuar nė tregimin e Sotir Andonit “David Selenikasi”. Filmi flet pėr aspektet dramatike tė mesjetės tė personifikuara nė fatin e piktorit Andrea Selenica. Ai ka njė fund tragjik. Bie pre’ e pabesive tė klerikėve tė cilėt “nė emėr tė zotit” nuk hezitojnė tė pėrdorin edhe helmin vetėm sepse Andrea guxoi tė ngrihej kundra ligjeve tė kishės.

    115. KOHA NUK PRET
    Kujtim Meēaj (1984)
    Mbas ēlirimit, mbeturinat e rekasionit nė bashkėpunim me agjenturat e huaja, sabotojnė paradėn dhe hyrjen e qeverisė nėTiranė. Beatriēia, agjente e vjetėr, punon si kamariere nė njė lokal tė Tiranės. Forcat e sigurimit asgjėsojnė krerėt e kėsaj veprimtarie.

    116. KOLONEL BUNKER
    Kujtim Ēashku (1996)

    Kolonel Bunker ėshte njė parabol politike e bazuar nė fakte, portrete tė ngurtėsuar mbi tė cilat regjimi parnojak terrorizoi popullin tonė. Ėshtė viti 1974 dhe tipi Stalinian i qeverisė Shqiptare qė ka tjetėrsuar virtytin e gjithė qyteteve tė botės, tėrhiqet brenda njė lloji izolimi neurotik. Ishte krijuar njė program i njohur me emrin “Bunkerizim”. Filmi fokusohet mbi pėrshkrimin e njė burri i cili jeton me ankthe reale. Muro Neto njė ushtarak profesionst, njihet si “Kolonel Bunker”.

    117. KOMISARI I DRITĖS
    Dhimitėr Anagnosti, Viktor Gjika (1966)

    Dritan Shkaba, mbas luftės, kthehet pėr tė hapur shkolla nė fshatrat e thella tė malėsisė. Kundėrshtarė tė tij janė disa banditė qė luftojnė kundėr pushtetit popullor dhe Dom Pali, nė qelėn e tė cilit punon Rudina. Dritani lufton zakonet prapanike qė detyrojnė vajzat malėsore tė rrinė tė mbyllura nė shtėpitė e tyre dhe pėrgatit Rudinėn pėr tu bėrė mėsuese. Dritani vritet brenda nė shkollė.

    118. KONCERT NĖ VITIN ‘36
    Saimir Kumbaro (197

    Njė kėngėtare e re Donika, dhe njė pianiste Eleni, nisin njė turne koncertesh nė qytete tė vegjėl provincialė duke kaluar me pianon e tyre edhe nėpėr fshatra. Dy artistet e reja takojnė shumė mikpritės midis tė cilėve popullin e thjeshtė dhe autoritetet lokale qė kėrkojnė tė duken oksidentalė por qė nė thelb janė tė konfrontuar me njėri tjetrin.

    119. KORRIERĖT
    Mevlan Shanaj (1976)

    Ngjarjet zhvillohen nė dimrin e vitit 1944. Dy korrierė, fshatari Kio dhe Sandri, nga qyteti duhet tė ēojnė njė mesazh tek partisanėt, pėr fillimin e sulmit. Duke kapėrcyer patrullat gjermane, tė ftohtin e madh dhe ujqit, Sandri vritet. Kio gjendet pa ndjenja por arrin tė ēojė mesazhin.

    120. KREVATI I PERANDORIT
    Endri Keko (1973)

    Filmi bazohet nė poemėn me fabul tė Dritėro Agollit, mbi hyrjen e partizanit Meke ditėn e parė tė ēlirimit, nė pallatin ku mė parė ka jetuar mbreti i ikur dhe mė pas njerėzit e regjencave pushtuese.

    121. KRONIKĖ E ATYRE VITEVE, televiziv
    Spiro Duni (1986)

    Shqipėria nė prag tė pushtimit fashist. Filmi ėshtė ndėrtuar nė tre episode: 1-“ Duam armė”, 2-“Rrėmbimi i armėve”, 3-“Krisma e armėve”. Populli i rrėmben armėt dhe lufton kundėr pushtuesve nė Durrės, Sarandė dhe Vlorė.

    122. KRONIKĖ E NJĖ NATE
    Esat Ibro (1990)

    Trupat SS mbledhin popullin e njė qyteti bregdetar nė njė amfiteatėr ku me ndihmėn e bashkėpunėtorėve zbuluan disa nga guerilasit. Megjithatė ato qė arritėn tė shpėtonin organizuan revoltėn brenda amfiteatrit deri sa arritėn tė vritnin komandantin nazist.

    123. KRYENGRITJE NĖ PALLAT
    Xhanfize Keko (1972)

    Dy vėllezėrit e pėrkėdhelur, Qestori dhe Erleti, shpesh prishin lodrat e shokėve dhe braktisen nga ta. Njė natė, Qestori sheh nė ėndėrr sikur lodrat bėjnė kryengritje duke e akuzuar atė dhe tė vėllanė pėr pakujdesi ndaj lodrave. Pas kėsaj, vėllezėrit ndryshojnė sjelljen e tyre me shokėt dhe lodrat.

    124. KTHIMI I USHTRISĖ SĖ VDEKUR
    Dhimitėr Anagnosti (1989)

    Ekranizim i romanit tė Ismail Kadaresė, me tė njėjtin titull. Njė gjeneral dhe njė prift Italian arrijnė nė Shqipėri pėr tė tėrhequr eshtrat e ushtarėve tė vrarė gjatė luftės. Gjenerali me priftin, tė porositur nga Beti kėrkojnė edhe eshtrat e bashkėshortit tė saj tė vdekur, njė koloneli tė njohur dhe zbulojnė se ai ka pėrdhunuar njė vajzė tė re dhe ėshtė vrarė nga e ėma e saj plaka Nicė.

    125. KUR HAPEN DYERT E JETĖS
    Rikard Ljarja (1986)

    Bardhi, njė mjek i ri, emėrohet tė punojė nė njė fshat tė largėt malor. Ai ia del mbanė me sukses gjatė njė operacioni tė vėshtirė me gjithė mungesėn e mjeteve mė elementare pėr kryerjen e operacionit. Nė fshat, Bardhi njihet me shumė shokė tė rinj.

    126. KUR HIDHESHIN THEMELET, televiziv
    Vladimir Prifti (197

    Laja, kryetare e kėshillit tė njė fshati malor, synon kooperativizimin e fshatit duke hasur rezistencėn e elementėve frenues, qė vijnė nga njė shtresė tė pasurish.

    127. KUR HIQEN MASKAT
    Dhimitėr Anagnosti (1975)

    Kėngėt, humori dhe sarkazma e estradės janė kthyer nė episode tė njė filmi gazmor qė ve nė lojė veprimet burokratike tė zyrtarėve ose sjelljeve tė ndryshme liberale qė luftoheshin nė atė kohė nė mėnyrė tė programuar.

    128. KUR NDAHESH NGA SHOKĖT
    Petrit Llanaj (1986)

    Namiku, brenda njė kohe tė shkurtėr sjell shqetėsime nė atmosferėn optimiste tė njė grupi saldatorėsh. Kjo reflektohet edhe nė jetėn e tij private dhe familjare por sidomos nė marrėdhėniet me vjehrrin e tij. Por shpejt, ai e kupton vendin e tij nė jetė, kupton se sa poshtė ka rėnė dhe reflekton mbi kėto mendime.

    129. KUR ZBARDHI NJĖ DITĖ
    Piro Milkani (1971)

    Filmi ėshtė ndėrtuar nė tre histori: “Armėt”, “Meēo” dhe “Ura”. Flet pėr heroizmin e njerėzve tė thjeshtė gjatė viteve tė stuhishme tė Luftės sė Dytė Botėrore, ku ata rrėmbejnė armėt, rindėrtojnė urat e hedhura nė erė, ku mė tė mirėt sakrifikohen.

    130. KUR PO XHIROHEJ NJĖ FILM
    Xhanfize Keko (1981)

    Filmi trajton njė temė tė rėndėsishme sociale nė lidhje me familjen. Njė film i ri po xhirohet nė njė qytet tė vogėl. Aktorėt janė njė grup fėmijėsh. Genti i vogėl ėshtė nėn stress sepse prindėrit e tij, Liljana dhe Kujtimi, janė ndarė pėr shkak tė qėndrimit mikroborgjez tė Kujtimit kundrejt Liljanės.

    131. KUSH ĖSHTĖ VRASĖSI
    Mark Topallaj (1989)

    Trajtohet puna e madhe e Gjergjit dhe shokėve tė tij tė sigurimit pėr tė eleminuar njė grup tė rrezikshėm sabotues tė udhėhequr nga Thimi Dino, i cili zbulohet nga bashkėpunimi me njerėzit e zakonshėm.

    132. KUSH E SOLLI DORUNTINĖN
    Llazi Sėrbo (1991)

    Subjekti ėshtė marrė dhe shtjellon legjendėn popullore tė Kostandinit dhe Doruntinės.

    133. KUSH VDES NĖ KĖMBĖ
    Vladimir Prifti (1984)

    Film portret i bazuar nė episodet e jetės dhe aktivitetit patriotik tė mėsuesit Petro Nini Luarasi, i cili, nė fund tė shekullit 20 ishte aktiv nė mbrojtjen e shkollės dhe gjuhės shqipe.

    134. LIRI A VDEKJE
    Ibrahim Muēa, Kristaq Mitro (1979)

    Komitėt tė udhėhequr nga Ēerēiz Topulli, Mihal Grameno dhe Hajredin Tremishti kthehen nė fshat te njerėzit e tyre para se tė ekzekutojnė bimbashin turk tė Gjirokastrės. Pas kėsaj, ushtria osmane ndėrmerr njė fushatė kundėr Mashkullorės, krahinė e cila kthehet nė njė lapidar tė rezistencės Shqiptare pėr pavarėsi. Vritet barbarisht edhe mėsues Hyseni, qė u mėson fėmijėve fshehurazi gjuhėn shqipe.

    135. LUGINA E PUSHKATARĖVE
    Todi Bozo, Vitori Ēeli (1970)

    Met Sokoli, njė pioner i ri, ndeshet me njė bandė diversantėsh qė po hynin nė Shqipėri. Ai pėrballon me zgjuarėsi vėshtirėsitė dhe ndihmon rojet kufitare tė asgjėsojnė bandėn. Babai i Metit plagoset gjatė konfliktit. Biri i tij zė vendin e tė atit nė luftėn kundėr armiqve.

    136. LULE TĖ KUQE, LULE TĖ ZEZA
    Mevlan Shanaj (2003)

    Njė film rreth marrėdhėnieve dramatike, dashurive, vetmive dhe historia e nje grushti njerėzish qė jetojnė si satelitė me njėri tjetrin, nė njė vend ku kishat janė satelitė tė xhamive, ku fshatrat janė satelitė tė qyteteve, ku varri ka dėshtuar. Liljana, njė grua e lirė qė jeton sė bashku me tė fshehtat e saj, mbetet e braktisur nga i shoqi. Po kėshtu mbetet edhe Ana, e bija.

    137. LULĖKUQET MBI MURE
    Dhimitėr Anagnosti (1976)

    Jetimėt e njė strehe varfnore, nėn urdhėrat e drejtorit dhe kujdestarit tė tyre, pastrojnė ēdo natė parrullat qė njerėzit kanė shkruar kundėr fashizmit. Katėr shokė tė vegjėl, Jaēe, Lelo, Bardhi, Tomi organizojnė rrėzimin e kujdestarit nėpėr shkallė. Nga frika e presioneve tė kujdestarit, Sulo i vogėl pėrpiqet tė kapėrcejė muret e jetimores dhe vritet nga patrulla.

    138. LUMĖ DRITE
    Ismail Zhabiaku (1975)

    Bardhi punon si mėsues nė njė fshat malor. Midis nxėnėsve ėshtė bėrė problem Adushi, qė ka braktisur shkollėn. Por Bardhi i qėndron pranė dhe pėrpiqet tė kuptojė shqetėsimet e vėrteta tė tij. Bardhi i kthen Adushit dashurinė pėr shkollėn.

    139. LUMI QĖ NUK SHTERON
    Fatmir Koēi (1989)

    Lufta e Dytė Botėrore. Nė Shqipėrinė e jugut disa njerėz qėllohen nga nazistėt. Njė djalė 1 vjeēar mbijeton nė krahėt e nėnės sė tij tė vrarė. Tre partizanė dhe tre gra nga fshati mundohen tė shpėtojnė jetėn e foshnjės pėrmes plumbave. Njė grua e re e ushqen me gji foshnjėn.

    140. LUNDRIMI I PARĖ
    Hysen Hakani (1984)

    Nė ekuipazhin e anijes “Shqiponja” ka kohė qė zien debati pėr gjetjen dhe studimin e zonave tė gjuetisė sė peshkut. Mes debateve fillon punėn Petriti, njė oficer i ri marine. Ai pėrkrah kapiten Borakun qė ngulmon nė futjen e metodave tė reja pėr kapjen e peshkut.

    141. MALET ME BLERIM MBULUAR
    Dhimitėr Anagnosti (1971)

    Viti ‘43. Kabo, Jaho si dhe Peliceli, njė mjek Italian dhe Zeneli i vogėl, mbajnė nė njė vig Lilo Laben, drejt spitalit partizan. Jaho tregon gjatė rrugės dobėsi tė veēantė pėr Lilon. Grupi qėndron nė shtėpinė e Safait nė natėn e dasmės sė tė birit, Birēes. Dhėndėri bashkohet me shokėt e rinj. Nė pranverėn tjetėr, Jaho dhe shokėt e tij kthehen pėr tė marrė Lilon nė spital, por e gjejnė atė me kėmbėn e prerė.

    142. ME HAPIN E SHOKĖVE
    Esat Teliti (1979)

    Genci njė djalė i pėrkėdhelur krahas mėsimit merret me njė komplekes tė vogėl muzikor. Ai bie nga mėsimet por prindėrit, mėsuesit, shokėt e ndihmojnė atė tė ecė me hapin e shokėve

    143. MELODI E PANDĖRPRERĖ
    Fehmi Oshafi (1985)

    Filmi trajton dashurinė e njeriut pėr punėn, profesionin qė ka zgjedhur nė jetė. Nė qėndėr ėshtė njė bari me tufėn e tij tė dhive, ėshtė bota e tij intime dhe njerėzore.

    144. MĖNGJESE LUFTE
    Kristaq Dhamo (1971)

    Lufta e Dytė Botėrore. Disa fėmijė tė njė qyteti tė vogėl, Guri, Piro, Milo dhe Tomi pėrfshihen spontanisht nė njė aksion kundėr dy gjermanėve qė po lahen nė liqen. Shqetėsimi i fėmijėve kundrejt pushtuesve, tėrheq vėmendjen e tė rriturve.

    145. MĖNGJESE TĖ REJA
    Muharrem Fejzo (1980)

    Ditėt e para pas ēlirimit… Agroni dhe Nora, dy tė rinj partizanė, ngarkohen me detyra tė rėndėsishme nė njė qytet bregdetar. Sė shpejti do tė martohen por Nora vuan nga glaukoma. Mjeku qė e kuron, Epaminonda, nuk e ndihmon tė kalojė sėmundjen, sepse Nora ėshtė pėrfaqėsuese e pushtetit popullor.

    146. MĖSIM PĖR LINDĖN
    Donika Muēi (1971)

    Njė kino spektakėl me nė qendėr fėmijėt, marrė nga njė shfaqje e teatrit tė kukullave.

    147. MĖSONJĖTORJA
    Muharrem Fejzo (1979)

    Dafina, nje grua e re e shkolluar kthehet nė qytet pėr tė hapur shkollėn e parė pėr vajzat. Ajo ndeshet me pengesat dhe intrigat e thurura nga kreu i Sanxhakut, i cili kėrkon rrugė tė ndryshme pėr ta nxjerrė Dafinėn nga qyteti. Pėr tė ndaluar pėrpjekjet e saj pėr ngritjen e shkollės, kleri pėrpiqet tė helmojė dhe ēkishėrojė Dafinėn. Shkollėn e djegin. Xhaxhai i saj, Stefan Bardhi, luftėtari Kajo dhe ēifti qė e strehon Dafinėn, e ndihmojnė atė.

    148. MILITANTI
    Piro Milkani (1984)

    Film portret mbi jetėn e militantit Vasil Shanto. Ngjarjet vendosen nė qytetin e Shkodrės ku heroi i filmit, Visar Shundi, vjen pėr tė ngjallur punėn e komitetit rajonal tė partisė. Visari jepet si njė njeri me cilėsi fisnike dhe njeri aksionesh.

    149. MIMOZA LLASTICA
    Xhanfize Keko (1973)

    Nė qendėr tė filmit ėshtė Mimoza, njė vajzė e vogėl kryeneēe dhe e perkėdhelur qė jeton nė mes tė njė kujdesi tė tepruar. Mimoza ka gjyshen e vet nė dispozicion dhe i dėbon vazhdimisht nga shtėpia shoqet dhe shokėt e saj, u prish atyre tė gjithė lodrat deri sa mbetet e vetme dhe e penduar vetėm me kukullėn.

    150. MISIONI PĖRTEJ DETIT
    Lisenko Malaj (198

    1944. Fundi i luftės sė II Botėrore. Katėr partizanė zbarkojnė nė njė ishull Grek pėrtej detit. Ata kanė dėnuar dike, emri fals i tė cilit mban mbi supe krime tė rėnda. Filmi fokusohet nė vėshtirėsitė me tė cilat pėrballen partizanėt nė kėtė mision. Bile nė disa pika duket se misioni do tė dėshtojė.

    151. MONDI DHE DIANA
    Besim Kurti (1985)

    Mondi, njė nxėnės shkolle, ėshtė i mirė nė mėsime por shumė impulsiv nė karakter. Mėsuesja e tij e re dhe pa eksperiencė nuk mund tė shohė Mondin e vėrtetė dhe nė njė fare mėnyre e kundėrshton atė. Ndėrsa i ati ndjek nga afėr tendencat pozitive tė tė birit dhe e ndihmon tė formojė personalitetin e tij.

    152. MONTATORJA
    Muharrem Fejzo (1970)

    Hėna, njė punėtore e re nė ndėrtimin e njė projekti tė madh industrial, dėshiron tė bėhet montatore. Pas pak kohe dėshira e saj plotėsohet. Duke punuar nė kantjerin e ndėrtimit, Hėna dashurohet me Agimin. Ata do tė vazhdojnė tė punojnė bashkė nė projekte tė reja pėr ndėrtimin e vendit.

    153. MONUMENTI
    Dhimitėr Anagnosti (1977)

    Njė lulishtar plak, Xha Llambi, kujdeset nė mes tė luftės pėr lulet. Nazistėt i kėrkojnė atij disa kurora lulesh pėr tė vrarėt e tyre. Lulishtari e pėrgatit kurorėn e madhe por e vendos brenda lulishtes ku ėshtė vrarė njė partizan i ri. Kur vijnė gjermanėt pėr tė marrė kurorat, nis njė betejė tjetėr ku merr pjesė edhe lulishtari.

    154. MURI I GJALLĖ
    Muharrem Fejzo (1989)

    Filmi bazohet dhe e zhvillon subjektin e njė legjende tė njohur tė sakrificės nė kėshtjellėn e Rozafės, si njė interpretim i lirė i asaj qė njerėzit kanė ruajtur nė shekuj. Tre vėllezėr tė martuar vendosin tė sakrifikojnė nė kėshtjellė gruan qė do tu shpjerė drekėn, nė mėnyrė qė muri tė mos rrėzohet pėrsėri nė tokė.

    155. MYSAFIRI
    Hysen Hakani (1979)

    “Mysafiri” ėshtė njė agjent i sigurimit tė shtetit i cili infiltrohet nė agjenturat e zbilimit tė huaj qė operojnė nė Shqipėri. Duke pasur nė dorė disa tė dhėna kompromentuese, tė marra nga Agathia, agjentėt e huaj kėrcėnojnė ing. Fation Papa dhe pėrpiqen ta detyrojnė tė zbulojė informacione nė lidhje me minerale tė rralla nė Shqipėri.

    156. NATA
    Esat Mysliu (1996)

    Apokalipsi kishte ndodhur, por njerzit s’kishin ndryshuar. O Zot! Njerėzit nuk pyesin mė pėr Apokalipsin. Ata sėrish do tė dehen, do tė rrihen e do tė vriten, do tė vjedhin dhe do tė kurvėrojnė. Fara njerėzore ėshtė prishur. Po pėrderisa ekziston fėmija, parajsa tokėsore nuk ėshtė vetėm shpresė.

    157. NATA E PARĖ E LIRISĖ
    Esat Mysliu (1984)

    Vjeshtė 1944… Ngjarjet zhvillohen nė Beratin e sapoēliruar. Njė grup partizanėsh ngarkohen me detyrėn e normalizimit tė jetės nė qytet gjatė natės sė parė tė ēlirimit

    158. NDĖRGJEGJJA
    Hysen Hakani (1972)

    Fitimi punon si mekanik nė njė oficinė. Nga pakujdesia, ai le pa rregulluar frenat e njė kamioni, dhe i shkakton njė aksident Petros, shoferit tė kamionit. Petro do tė ndėshkohet pėr pakujdesi. Fitimin fillon ta brejė ndėrgjegja por e ka tė vėshtirė tė pranojė fajin. E fejuara e tij i jep kurajė pėr tė treguar tė vėrtetėn.

    159. NE VINIM NGA LUFTA
    Spartak Pecani (1979)

    Borgjezėt po bien, atyre u ėshtė vėnė tė pagujnė detyrimisht taksėn e luftės. Prona private u shtetėzua gjerėsisht. Gjatė kėtyre ngjarjeve tė pasluftės zbulohet puna e fshehtė e njė specialisti llogaritar, Abdyli, i cili ndihmon borgjezėt e shpronėsuar dhe bashkėpunėtorėt e fashizmit. Ai thirret pėr tė dhėnė llogari.

    160. NĖ ĒDO STINĖ
    Viktor Gjika (1980)

    Zana dhe Bardhyli janė dy studentė qė dashurohen. Pėrmes amplitudave shpirtėrore tė dashurisė sė tyre, filmi zbulon ėndrrat, dėshirat dhe preferencat e tyre. Me karakteret qė kanė pak a shumė tė njėjtėn moshė por edhe ndryshime midis njėri tjetrit, filmi jep portretin e studentit tė ri.

    161. NĖ DITĖT E PUSHIMEVE
    Besim Kurti, Drita Koēi (1982)

    Njė grup fėmijėsh kalojnė pushimet nė bregun e Adriatikut. Midis tyre ėshtė Detini, njė djalė i ndrydhur dhe fjalėpak, shokėt e vėnė nė lojė dhe ai mendon tė largohet. Por shoku i tij mė i afėrt, Gjini, e ndihmon tė rimarrė veten dhe tė futet nė shoqėri.

    162. NĖ EMĖR TĖ LIRISĖ
    Fehmi Oshafi (1987)

    Lufta e II Botėrore nė njė fshat. Nė luftimet me nazistėt plagoset njė partizan grek por partizanėt shqiptarė e ndihmojnė dhe e strehojnė nė shtėpinė e njė fshatareje. Jeta e partizanit grek dhe mesazhi qė ai ka pėr detyrė tė ēojė nė vendin e duhur, janė nė rrezik sepse komanda Gjermane vendoset nė shtėpinė ku ai ėshtė strehuar.

    163. NĖ FILLIM TĖ VERĖS
    Gėzim Erebara (1975)

    Viti ‘42. Nė njė qytet bregdetar, bėhen planet dhe penetrimet e illegalėve pėr tė hedhur nė erė njė depo ushtarake me municione. Fshatari Jaho Labi, qė hyn nė punė si hamall dhe vajza e Riza Korrės, Vera, tė cilėn i ati kėrkon ta mbajė tė mbyllur, lidhėn me njerėzit e lėvizjes komuniste, ndėrsa toger Gurabardhi qė ka punuar pranė Italianėve e ndihmon tė gjithė grupin tė arrijė qėllimin.

    164. NEKROLOGJI
    Fatmir Koēi (1993)

    Njė kėshtjellė mesjetare. Njė artist ka ndėrtuar njė monument tė madh tė njė kali pa bark. Mbreti vdes papritur. E shoqja mundohet ta mbajė sekret vdekjen e tij derisa trupi i pajetė kthehet nė njė skelet mbi fron. Populli ende brohoret pėr mbretin dhe mbretėresha ha ēdo ditė pėr dy: pėr vete dhe pėr mbretin e vdekur.

    165. NĖ KUFI TĖ DY LEGJENDAVE
    Piro Milkani (1981)

    Ngjarjet zhvillohen nė kėnetėn e Nusekanės pėr tė cilėn flitet edhe nė njė legjendė. Nė kėtė kantier vijnė pėr tė kryer praktikėn mėsimore dy studente tė vitit tė parė tė agronomies, Eda me Borėn. Pasioni pėr profesionin i mobilizon vajzat tė ambientohen me jetėn. Midis Borės dhe Fanit, agronom i ri, lindin shkėndijat e dashurisė.

    166. NĖNTORI I DYTĖ
    Viktor Gjika (1982)

    Filmi trajton njė nga ngjarjet mė tė rėndėsishme tė historisė sė popullit shqiptar – shpalljen e pavarėsisė sė kombit Shqiptar. Personalitetet mė tė famshėm tė kombit, tė udhėhequr nga patrioti Ismail Qemali, pas shumė pengesash arrijnė tė ngrenė flamurin shqiptar dhe tė shpallin kėshtu Pavarėsinė e Shqipėrisė nė Vlorė nė 28 Nėntor 1912.

    167. NĖ PRAG TĖ JETĖS
    Piro Milkani (1985)

    Dy tė rinj, Ardi dhe Rina, e pėlqejnė njėri – tjetrin. Ata janė nė hapat e parė tė jetės sė tyre si tė rritur. Filmi trajton probleme sociale, rolin e shoqėrisė nė edukimin dhe pėrgatitjen e tė rinjve.

    168. NĖ PRAG TĖ LIRISĖ
    Ibrahim Muēo, Kristaq Mitro (1981)

    Tė mbėshtetur nga nazistėt gjermanė, tradhėtarėt e kombit formojnė qeverinė kuislinge. Qemal Orbanaj, njė i ri, demaskon manovrat e pseudodemokratėve si dhe tė Emirės tė cilėn e ka dashur dikur. Me krijimin e Qeverisė sė Pėrkohėshme, tradhėtarėt humbasin shpresat dhe arratisen. Ndėrkohė fillon lufta pėr ēlirimin e Tiranės.

    169. NĖ PYJET ME BORĖ KA JETĖ
    Rikard Ljarja (197

    Luka transferohet nė njė qytezė veriore. Nė udhėtimin e parė sė bashku me tė shoqen, rruga ėshtė bllokuar nga bora e madhe. Luka i trembet jetės sė kėsaj qyteze, por gjen njė mjedis shoqėror shumė tė shėndetshėm, ku gruaja e tij ndjehet shumė mirė.

    170. NĖ SHTĖPINĖ TONĖ
    Dhimitėr Anagnosti (1979)

    Miri ėshtė njė djalė i cili ndjek motrėn e tij Ana. Ai zbulon qė ajo ka lidhje me njė djalė tė ri. Miri ikėn nga shtėpia dhe babai i tij i shqetėsuar shkon pėr ta kėrkuar. Kur kthehet nė shtėpi, Miri ia tregon babait sekretin e dashurisė sė motrės sė tij duke shkaktuar njė dramė tek autoriteti prindėror, por dashuria e Anės fiton mbi tė.

    171. NGADHNJIM MBI VDEKJEN
    Gėzim Erebara, Piro Milkani (1967)

    Lufta e Dytė Botėrore. Shqipėria ėshtė nėn pushtimin nazist. Gjermanėt arrijnė tė kapin dy vajza tė reja dhe i torturojnė ato pėr tė zbuluar lidhjet me lėvizjen komuniste. Nė fund ata i ekzekutojnė duke i varur nė litar nė mes tė qytetit pėr tė trembur dhe terrorizuar popullin. Filmi ėshtė i bazuar nė ngjarjen reale tė dy heroinave Bule Naipi dhe Persefoni Kokėdhima.

    172. NGA MESI I ERRĖSIRĖS
    Kristaq Dhamo (197

    Petriti hyn si pastrues nė Ministrinė e Brendėshme. Djaloshi i ri zbulon shumė tė fshehta tė kėtyre korridoreve dhe tė bashkėpunėtorėve tė fashizmit. Ai kėrkon tė largohet, por njihet me Gjergjin, njė ilegal qė i kėrkon tė vazhdojė tė punojė me durim. Plot ankth dhe kurajo ai indihmon ilegalėt pėr tė rrėmbyer njė arkiv tė rėndėsishėm.

    173. NGJYRAT E MOSHĖS
    Piro Milkani (1990)

    Ndėrsa maturantėt po bėjnė mbrėmjen e maturės nė turizmin e Tiranės, nė katin e dytė takohen maturantėt e shkollės pas njėzet vjetėve. Regjisori trajton problemet dhe shqetėsimet e dy festive tė ngjashme por me breza tė ndryshėm duke u pėrpjekur kėshtu tė portretizojė momente nga jeta nė vitet ’90 nė fund tė sistemit komunist.

    174. NUSJA
    Gėzim Erebara (1980)

    Shqipėria e Veriut nė 1911. Sadik Aliaj marton tė birin Baliun me Bardhėn e cila nė tė vėrtetė dashuron Sokol Demėn tė cilit i ka premtuar martesė por qė turqit e kanė futur nė burg. Natėn e Martesės, Bardha i tregon Baliu sekretin e saj. Ky rrėfim i prerė dhe i pazakontė e ve Baliun nė dilemė: ose ta vrasė nusen, siē e do kanuni, ose ta dorėzojė te prindėrit e Sokol Demės.

    175. NUSJA DHE SHTETRRETHIMI
    Ibrahim Muēo, Kristaq Mitro (197

    Shpresa shkon nė njė shtėpi bashkėpunėtorėsh tė fashizmit pėr tė shitur qėndizma, dhe kryen njė atentat tė rėndėsishem. Pas kėsaj i duhet tė dalė nė ilegalitet e veshur si nuse. Pėr kėtė ajo ndihmohet nga shokėt me tė cilėt ka bashkėpunuar pėr atentatin. Kėshtu Shpresa shpėton nga shtetrrethimi.

    176. NXĖNĖSIT E KLASĖS SIME
    Saimir Kumbaro (1984)

    Mėsuese Nora transferohet nė gjimnasin e njė qyteti bregdetar. Edi, njė nxėnės, kėrkon notė tė lartė dhe tė pamerituar nė matematikė dhe e bėn kėtė hapur. Edi ėshtė djali i njė funksionari tė komitetit ekzekutiv. Mėsuesja shqetėsohet, nuk bie nė kompromis me nxėnėsin dhe as me prindėrit e tij.

    177. NJĖ BABA TEPĖR, televiziv
    Arjan Ēuliqi (2000)

    Nėpėrmjet humorit dhe satrirės filmi trajton egoizmin e fėmijėve pėr njė jetė mė tė mirė duke mohuar edhe prindėrit.

    178. NJĖ DITĖ E MREKULLUESHME
    Ibrahim Muēa (2003)

    Njė studente shqiptare studion pėr kanto nė Romė. Nė shtetin fqinj ajo gjendet para vėshtirėsive tė shumta. Duke dashur tė mbrohet nga dy pėrdhunues vajza vret padashje njėrin prej tyre. Pėson njė tronditje mendore dhe e fusin nė ēmendinė. I dashuri i saj shqiptar arrin ta nxjerrė nga humnera ku po fundosej dhe e kthen nė jetė.

    179. NJĖ DITĖ NGA NJĖ JETĖ
    Gjergj Xhuvani (1993)

    Ėndrra e njė njeriu mosha e vjetėr e tė cilit ka bėrė qė ai tė tėrhiqet nga jeta intensive qė jetonte. Ai ndjen se shoqėria nuk e vlerėson mė pėr atė qė ėshtė dhe gradualisht fillon tė jetojė me kujtime deri sa me dėshirėn e tij ai i largohet kėtij realiteti.

    180. NJĖ DJALĖ DHE VAJZĖ
    Ibrahim Muēa, Kristaq Mitro (1990)

    Anila dhe Artani janė nė prag tė provimit tė maturės. Ata jetojnė nė tė njėjtin pallat dhe kanė hyrė nė moshėn e ėndėrrave tė mėdha. Ėshtė koha qė ata tė ndeshen me probleme nė jetėt e tyre. Ky film trajton shumė aspekte tė kėsaj moshe delikate.

    181. NJĖ EMĖR MIDIS NJERĖZVE
    Muharrem Fejzo (1983)

    Film portret mbi figurėn mė tė njohur tė lėvizjes anti – feudale tė viteve ’20, patriotit Avni Rustemi. Aktiviteti politik intensiv i Avni Rustemit, jepet i lidhur ngushtė me atmosferėn e tendosur tė atyre viteve, pėrpjekjet e forcave progresiste tė kombit qė ēuan nė Revolucionin Borgjez tė 1924.

    182. NJĖ JETĖ MĖ SHUMĖ
    Gėzim Erebara, Gavrosh Haxhihyseni (1986)

    Gjatė njė bombardimi, Ēaku humb prindėrit dhe shpėtohet nga njė partizan. Bashkė me njė shok tė tijin, qė imitonte Ēaplinin dhe ėndėrronte tė bėhej artist njė ditė, Ēaku kėrkon partizanin qė i shpėtoi jetėn derisa e gjejnė. Ky takim dhe dashuria e kujdesi pėr femijėt e luftės, ndryshon jetėn endacake tė Ēakut.

  2. #2
    Kung_Fu 35% Maska e daku323
    Anėtarėsimi
    May 2007
    Vendndodhja
    Tir
    Postime
    1,780
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0

    Re: TEMAT E FILMAVE NGA A-ZH

    Si nuk ke pertu me shkrujt gjith kte mer!

  3. #3
    i/e rregjistruar 20% Maska e Alb-Angel
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    385
    Reputacioni
    0

    Re: TEMAT E FILMAVE NGA A-ZH

    Flm Altin


    Po mua kush mundet te me gjej kte filmin:
    EJA
    Piro Milkani (1987)

    Ngjarjet e filmi zhvillohen nė njė qytet tė vogėl ku njė grup studentesh tė infiermierisė po bėjnė praktikėn mėsimore. Shpresa, heroina e filmit, sheh midis vajzave, vajzėn e saj, Vjosana, e lindur nga njė dashuri e pafat. Ajo i flet tė shoqit pėr kėtė histori tė hidhur.

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Movie Soundtrack - Kolona zanore te filmave
    Nga bessy nė forum Kinematografia dhe Televizioni
    Pėrgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 15-06-2011, 05:58 PM
  2. Strategjite mahnitese ne realizimin e filmave!
    Nga PinkPrincess nė forum Kinematografia dhe Televizioni
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 18-02-2011, 07:40 PM
  3. MovieClips: Tė gjitha pjesėt e filmave nė njė vend
    Nga aurel nė forum Tė Rejat e Teknologjisė
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 03-12-2009, 10:18 PM