Shėndeti juaj ėshtė i lidhur ngushtė me pastėrtinė e frigoriferit
Pavarėsisht se ēfarė lloj frigoriferi keni blerė, kini kujdes qė tė mos e vendosni pranė shporetit elektrik, radiatorit ose pranė dritares, ku mund t’i ekspozohet diellit.

Po ashtu rregulluesin e ftohtėsisė nė frigorifer mos e vendosni nė temperaturėn mė tė ulėt (numri mė i lartė nė rregullues), sepse do tė shpenzoni pa nevojė energji elektrike, ndėrsa edhe ushqimi do tė ftohej tepėr pa ndonjė arsye.

Ushqimin e pėrgatitur qė e lini nė frigorifer, mbulojeni ose vendoseni nėpėr kuti. Nė kėtė mėnyrė, ushqimi do tė qėndrojė mė gjatė i freskėt, ndėrsa nė frigorifer nuk do tė pėrhapen erėra.

Pėr pastrimin e frigoriferit gjithmonė pėrdorni detergjente tė buta, preparate tė posaēme pėr pastrim ose ujė tė vakėt nė tė cilin do tė qitni pakėz uthull. Para larjes, frigoriferin duhet ta zbrazni, ta hiqni nga rryma dhe ta lini qė tė shkrihet deri nė fund.

Nėse dėshironi ta shpejtoni shkrirjen, nė frigoriferin e zbrazėt vendosni njė enė me ujė tė ngrohtė dhe mbylleni derėn. Brendėsinė e frigoriferit lajeni vetėm atėherė kur tė shkrihet nė tėrėsi.

Frigoriferi duhet pastruar ēdo javė ose mė sė largu ēdo dy javė tė gjitha sipėrfaqet pastroni me ujė me sapun ose me ujė tė pėrzier me uthull (qė do tė largojė aromat e pakėndshme), ndėrsa pas shpėlarjes me ujė tė pastėr fshijeni me leckė tė lagėsht.

Nėse muret e frigoriferit tuaj janė tė mbuluara me njė shtresė tė hollė tė ujit (sikurse vesa), kjo ėshtė shenjė se dera nuk mbyllet mirė. Prandaj duhet t’i kushtoni kujdes kornizės sė gomės ose nyjės lėvizėse tė derės. /