Mbrėmjet e maturės nuk kanė pyetur as pėr kriza financiare, as pėr diktatura!
Tė paktėn njė natė tė vetme, vajzat dhe djemtė kėrkojnė, si nė kohėra rregjimesh totalitare, si nė kohėra krizash financiare dhe ekonomike, tė jenė sharmante, elegantė, ndjellėse, dhe tė imitiojnė jetėn prej tė rrituri nė luks!
Nė atelienė e stilistes Anila Konomi ka dhjetėra tė rinj qė kėto ditė i kanė zaptuar kohėn, por edhe fantazinė e stilistes. Nė kohėn time, sigurisht ne nuk kishim asnjė mundėsi pėr tu konsultuar qoftė me njė stiliste apo stilist qė nuk ekzistonin, apo qoftė dhe me njė rrobaqepės, nėse donim qė nė mbrėmjen e maturės tė ishim tė veēanta, origjinale dhe tė papėrsėritshme, kujton Konomi pėr maturėn e vitit 1979. Ajo, si nxėnėse e Teknologjikes shkoi e veshur me njė palė pantallona kauboj me plot 20 xhepa, me njė kėmishė tė ngushtė e tė hapur vetėm nė shpatulla, bardh e zi, e me sandale qė i kishte sajuar vetė, duke marrė elementė apo copa lėkure nga kėpucė tė tjera tė vjetra e duke shfaqur edhe prirjet e para si stiliste, pikėrisht duke sajuar vetė sandalet moderne, pantallonat dekadente e kėmishėn seksi me tė cilat. Njėkohėsisht, sfidonte edhe rregjimin. Aq sa kur u detyruan ti japin diplomėn, nuk harruan edhe ta qortonin pėr dekadencė.
Sot, imitojnė Rihanėn, Jonida Maliqin dhe Ricky Martin
Sipas Anila Konomit, sė cilės kėto dy muajt e fundit i ėshtė dashur tė punojė jo pak me veshjet e vajzave dhe djemve qė kėrkojnė njė mendim dhe njė produkt cilėsor pėr mbrėmjen e maturės, vajzat imitojnė kryesisht Rihanėn, Lenėn e Eurovizionit, Kety Perry e Jonida Maliqin. Meshkujt, deri njė vit mė parė imitonin Ricky Martin, derisa morėn vesh qė ai ishte homoseksual e kėsisoj pothuajse askush prej atyre qė shkon te njė stiliste nuk thotė se kėrkon tė vishet si ai
Vijnė me ide tė qarta, zakonisht mė tregojnė fotografi personazhesh tė famshėm, kryesisht kėngėtare apo kėngėtarė dhe kėrkojnė fustane apo veshje tė ngjashme, pohon stilistja Konomi. Ajo ka vėnė re se vajzat qė kanė studiuar nėpėr kolegje, apo shkolla tė mesme qė kanė qenė strikte me rregullin e uniformės, kėrkojnė pėr mbrėmjen e maturės fustane tė gjata. Ndėrsa tė tjerat nuk e kanė problem tė zgjedhin dhe njė fustan tė shkurtėr pėr mbrėmjen e maturės. Duan tė jenė praktike atė natė, kėrkojnė fustane qė edhe nėse janė tė ngushta e tė shkurtra, tė paktėn tė jenė praktike, pohon stilistja. Ato vėrtet shkojnė te stilistja me njė ide dhe njė propozim, ama janė dhe klientet qė mund tė binden mė kollaj duke pranuar edhe mė kollaj mendimet e sugjerimet e stilistes. Nė rastet e mbrėmjes sė maturės, unė personalisht pėrpiqem tė jem sa mė afėr kėrkesave personale tė maturanteve, por nga ana tjetėr tentoj tu sugjeroj atyre dhe stile qė mendoj se mund tu shkojnė mė tepėr nė varėsi tė karakterit apo imazhit qė shfaqin, thotė Konomi.
Nė rastet e djemve, puna ėshtė mė e kollajtė! E dinė ēfarė kėrkojnė, qė nė fillim dhe nuk humbasin kohė. Nuk duan tė kenė njė kostum tipik, me kollaro e kėmishė e kėpucė lustrafinė! Duan tė jenė sa mė sportive. Detajet i kopjojnė dhe tentojnė qė dallimin apo origjinalitetin tia japin veshjes sė vet pikėrisht pėrmes detajeve, pohon Konomi.
Matura mė e shtrenjtė
Matura 2011 do tė mbahet mend ndoshta si matura mė e kushtueshme pėr momentin, por ndoshta dhe mė e lirshmja dhe mė komodja, pėrsa i pėrket fantazisė nė tė veshur, nė tu trukuar e nė tė modeluarit tė flokėve.
Maturantėt e sivjetshėm, tė paktėn ata nė Tiranė, shpenzojnė deri nė 500 mijė lekė tė vjetra vetėm pėr veshjen, diku tek 80 mijė pėr flokėt e grimin, e deri nė 70 mijė lek pėr darkėn. Pėr tė mos folur pastaj pėr shpenzime tė tjera qė vijojnė pas mbrėmjes zyrtare: karburanti pėr makinėn qė i ēon nė plazhin e Durrėsit ku duket se ėshtė shndėrruar gati si nė njė procesion tradicional larja nė mėngjes me rroba veshur, lekėt pėr alkoolin qė konsumojnė pas mbrėmjes, shumė prej tyre edhe lekėt pėr marihuanėn, apo kokrrat ekstazi, e disa mė tė guximshėm edhe pėr dhomėn nė hotel
Nė total, njė maturant apo maturante qė kėrkon nė vitin 2011 tė shijojė nė maksimum jetėn prej tė rrituri mondan, kushton deri nė 800-900 mijė lek brenda njė nate tė vetme. Njė shifėr kjo qė sipas sistemit zyrtar tė pagave buxhetore, e kalon edhe rrogėn mujore tė njė drejtori nė njė nga Ministritė e qeverisė!
Menjėherė sapo pėrfundojnė kėtė mbrėmje tė kushtueshme, pėr prindėrit mbetet edhe hall mė vete, edhe detyrim investimi pėr tė ardhmen e tyre! Shumica preferojnė universitetet publike, nė varėsi edhe tė rezultateve tė Maturės Shtetėrore, ndėrsa ata qė kanė mė shumė mundėsi financiare dhe mė shumė pretendime, e dinė qė nga muaji shkurt apo mars i kėtij viti nėse janė pranuar apo jo nėpėr universitetet europiane. Shumė tė tjerė, e kanė zgjidhur stresin e pritjes sė njė pėrgjigje, duke zgjedhur universitete private. Nė fund tė fundit, kemi tė bėjmė me disa qindra mijėra tė rinj qė e meritojnė tė jenė njė natė tė vetme princėr e princesha tė kėsaj shoqėrie, derisa tė marrin vetė mbi supe disa preokupime qė sot akoma nuk i kuptojnė