Samsung Electronics Co. sot ka prezantuar modelin e saj tė ri tė telefonit, Galaxy SIII, i cili ėshtė mė i shpejtė dhe me ekran mė tė madh sesa rivali i saj mė i madh, iPhone.
Galaxy S III ėshtė zbuluar nė njė ngjarje ekskluzive tė kompanisė nė Londėr, ndėrsa risitė kryesore tė kėtij modeli, pėrveē shpejtėsisė sė procesorit dhe madhėsisė sė ekranit, janė edhe njohja e fytyrės sė pronarit tė telefonit, fotografitė e shumėfishta brenda njė shkrepje, shikimi i videove nė telefon ndėrsa shkruani SMS porosi, dhe mė shumė se kaq.
Samsung po shpreson qė me telefonin e saj mė tė ri, ti mbajė rivalėt e saj larg nga pjesa e vet e tregut, si dhe tė konkurrojė edhe mė ashpėr me Apple iPhone.
Pėr mė shumė, Samsung Galaxy SIII ka njė pėrgjigje edhe pėr iPhone Siri, pasi qė njė funksion tė ngjashėm e ofron edhe ky model.
Nė anėn tjetėr, Galaxy SIII ka edhe sensorin e syrit i cili ia pamundėson ekranit qė tė zbeh ndriēimin.
Galaxy SIII fillimisht do tė lansohet nė Evropė, nė fund tė muajit maj, ndėrsa paraqitja e kėtij telefoni nė SHBA pritet tė ndodhė gjatė muajit dhjetor.
Galaxy SIII do tė vijė nė dy ngjyra, tė bardhė dhe tė kaltėr, ndėrsa ekrani i saj me 4.8 inē nė teknologjinė AMOLED Plus vjen me 1280 x 720 piksel.
Mbėshtjellėsi i telefonit ėshtė i bėrė nga plastika e polikarbonit, nė madhėsi prej 136.6mm x 70.6mm x 8.6mm dhe peshon 133 gram.
Kamera e pasme e telefonit ėshtė me 8 mega-piksel, ndėrsa ajo e pėrparme me 1.9 mega-piksel.
Kapaciteti i memories vjen me 16 GB dhe 32 GB fillimisht, pėr tu pasuar mė pas edhe me 64 GB, pas vendosjes sė mikro kartelės SD.
Burimi:
Telegrafi