Jeta ne vetmi
perkushtim per nenen



Hyra ne dhomen time, fillova ta veshtroj secilen gje mu dukte sikur te gjitha qanin, vajtonin dhe kerkonin ndihme nga une, por nuk e di, a thua nuk me shihnin mua se edhe une isha i plagosur, edhe une qaja se bashku me ta, edhe une isha i vetmuar si ata, edhe une kerkoja po ate ndihme nga ata, por ato ashtu te merzitura nuk me ndihmonin. Dikur me shkuan syte tek fotografia e nenes e cila qendronte diku larg ne mure, me nje buzeqeshje te embel ne buze. I kerkova ndihme edhe asaj me zerin tim joshes si ne femijeri, me ndihmo moj nena ime se paku me bej shoqeri se s’mund ta duroj me ket vetmi ......
Por ajo qendronte ashtu krenare e nuk levizte,me shikonte dhemshem si nje nene qe e shikon femiun e saj kur eshte i pikelluar, deshironte te me ndihmonte por skishte fuqi. Sa e rende qenka jeta ne vetmi. Gjithnji mendoja se pas gjithe kesaj vetmie,jetes sime do ti vinte fundi, mendoja se do te tretem e do te harrohem se egzistoja,mendoja se do te shkoja ne nje bote tjeter, ne nje bote ku se paku do te isha e lire. Por edhe pse e prisja kete nuk ishte ashtu. Jeta vazhdoi si me pare, po vazhdoi te me perkule per toke duke me leshuar helm ne zemren time, duke qene e vetmuar sikur nje njeriu me ia marre shpirtin ngadale, me ia coptuar zemren, me ia prere gjymtyret dhe e len ashtu duke i thene: jeto. Se di qfare jete me i thene kesaj, qfare domethanje ka? Pytje e vetme qe kam ne zemer e nuk ia di pergjigjen. Dua te kerkoj ndihme,nuk di nga kush? Nje nate me kete pytje ne mendje fillova te fluturoj neper bote, e te kerkoj pergjigje. Tere naten fluturova e fluturova, dikur nje ze i njohur me tha: q’jane keta syte e tu duke qare ne qdo kohe a thua vetem ti je ne kete bote te hidhur? I thash nese e dine kete pergjegje dua te ma tregojsh, ose ta vazhdoj rrugen. Atehere ai ze sadopak i njohur me tha: mos u hidhero nga kjo jete, se te gjithe nuk dijne se q’bejne e ku jane duke shkuar, vetem i kane mbyllur syte si ti dhe fluturojne neper bote. Jo i thashe e vetmja jam une qe kjo jete eshte ne anen e kundert me mua. U zgjova me huti, s’dija q’te beja dhe fillova ti lutem perendise. O Perendi, te lutem me ndihmo, a thua nuk te vjen pak meshire per mua te mjerin, a thua nuk ka vend edhe per mua ne boten e lumturise. Por peseri edhe kesaj rradhe i dhashe fund me fjalet e mia te perhereshme. Disave jeta u kalon ne merzi disa ate e gjejne ne shoqeri por per mua eshte diqka tjeter vetem nje vale e leshuar ne eter.

Dr. Leone