Receta Gatimi

Abetarja i bashkon shqiptarėt


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 4 prej 4
  1. #1
    STARBOY VIP-Donator Maska e vaaldr1n
    Anėtarėsimi
    Jul 2010
    Vendndodhja
    New Mojave
    Postime
    11,524
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    26

    Zemer Abetarja i bashkon shqiptarėt


    Nė 100 vjetorin e Pavarėsisė sė Shqipėrisė, Kosova dhe Shqipėria dhe shqiptarėt anembanė trojeve kanė njė abetare tė pėrbashkėt, e cila u promovua nė qytetin e Prizrenit, kryeqyteti shpirtėror i bashkimit tė shqiptarėve. Kryeministri i Shqipėrisė, Sali Berisha e cilėsoi abetaren e pėrbashkėt si kryevepėr tė dijes qė i dhurohet kombit shqiptar. Ndėrsa kryeminsitri i Kosovės, Hashim Thaēi e konsideroi kėtė si ditė historikė pėr kombin shqiptar.

    “Sot ėshtė njė ditė historike pėr kulturėn dhe kombin shqiptar. Sot po prezantojmė Abetaren e pėrbashkėt. Kjo ėshtė arritje historike, ėshtė abetarja e parė e pėrbashkėt pėr Shqipėrinė dhe Kosovėn. Jo rastėsisht jemi mbledhur sot nė Prizren. Por shpirtėrisht shqiptarėt kudo qė jetojnė janė me ne, janė nė Prizren pėr abetaren e pėrbashkėt. Jemi mbledhur nė kryeqytetin shpirtėror tė shqiptarėve, nė qytetin e mesazhit historik dhe tė drejtė pėr bashkimin nė njė shtet tė vetėm tė Shqipėrisė dhe Kosovės. Sot po promovojmė Abetaren e pėrbashkėt. Kjo ėshtė fitore pėr tė gjithė shqiptarėt, qė mund ta arrijė vetėm njė popull i qytetėruar”, deklaroi sot nė Prizren kryeministri i Kosovės, Hashim Thaēi.

    Nė ceremoninė e organizuar nė Qendrėn e Sportit “Sezai Surroi”, ku ishin tė pranishėm presidentja e Kosovės, Atifete Jahjaga, kreu i Qeverisė sė Shqipėrisė, Sali Berisha dhe zyrtarė tė lartė tė dy vendeve, Thaēi vlerėsoi punėn e madhe tė rilindėsve shqiptarė dhe autorin e abetares sė parė Naum Veqilharxhin.

    “Nė themelet e Rilindjes sonė Kombėtare qėndron themeluesi i abetares sė parė, Naum Veqilharxhi, andaj ne sot nderojmė tė gjithė autorėt e parė tė librave tė shkollės shqipe.

    “Pas 100 vjetėsh sot shteti shqiptar ėshtė shtet i lirė, anėtar i NATO-s dhe me aspiratė pėr t’u integruar nė BE”, tha Thaēi, transmeton NOA.

    Ai nėnvizoi se Kosova ka tė ardhme tė ndritur, dhe kjo e ardhme ėshtė nė BE.

    “Ne kemi hedhur pas njė tė kaluar qė nuk do tė kthehet mė kurrė nė asnjė formė. Kosova ėshtė shtet i pavarur dhe sovran me institucione tė dala me vullnetin e saj. Kjo abetare ėshtė shprehje e lirisė dhe zhvillimit nė hapėsirėn shqiptare, ėshtė shprehje e ndėrgjegjes sė kombit, abetare e lirisė, e Shqipėrisė evropiane, e Kosovės evropiane, abetare e tė gjithė shqiptarėve evropianė”, vlerėsoi kryeministri i Kosovės.

    Ndėrsa , kryeministri Sali Berisha, duke falėnderuar autorėt pėr kėtė punė tejet tė ēmuar, e cilėsoi Abetaren e parė tė pėrbashkėt si kryevepėr tė dijes.

    Berisha u bėri me dije fėmijėve qė do tė marrin nė duar kėtė abetare tė re se abetarja e pėrbashkėt mbart nė vetvete idealin e bashkimit tė shqiptarėve si ideal pėrjetėsie.

    “Ju falėnderoj qė zgjodhėt kryeqytetin shpirtėror, kryeqytetin e idealit kombėtar tė bashkimit tė shqiptarėve, Prizrenin pėr promovimin e abetares sė pėrbashkėt. Ju ftoj tė prini nė kėtė rrugė. Rruga e dijes ėshtė rruga dritės, pėr tė cilėn kanė mė shumė nevojė se pėr ēdo gjė tjetėr shqiptarėt. Tė dashur fėmijė, libri qė ju merrni sot ėshtė abetarja mė e re qė botohet nė trevat shqiptare. Sė bashku me germat, figurat e mrekullueshme, ajo mbart ėndrrėn e dhjetėra qindra gjeneratave, sakrificat e shqiptarėve qė nga kohėrat e Skėnderbeut deri nė lufėtrat ēlirimtare nė Kosovė e Maqedoni, mbart idealin e bashkimit tė tyre si ideal i pėrjetėsisė sė tyre”, theksoi kryeministri.

    Berisha nėnvizoi se abetarja e pėrbashkėt shėnon arritjen historike pėr mbrojtjen e kulturės shqiptare.

    “Abetarja, nuk duhet tė harroni kurrė se ka jo vetėm ėndrrėn, por ka edhe qindra mijėra jetė tė flijuara, me qėllimin qė ne si komb tė ndėrtojmė tė ardhmen tonė nė liri, tė vendosur nė tė ardhmen tonė evropiane. Kombi shqiptar kurrė s’ka qenė mė i bashkuar nė tė ardhmen e tij qė meriton se sot. Abetarja ėshtė margaritari i kurorės sė 100 vjetorit tė Shqipėrisė sė pavarur, dhurata mė e bukur qė njerėzit e dijes i bėnė popullit. Abetarja ėshtė hapi i parė i madh. Projekte tė tjera duhet tė vazhdojnė qė ta shtyjnė kombin drejt hapėsirave tė reja. Asgjė nuk kemi nė shpirt mė tė bukur se gjuhėn tonė amtare. Le ta shndėrrojmė atė nė tekstin tonė kryesor. Le tė bėjmė gjithēka qė gjuha shqipe tė jetė lėnda mė eprore e sistemit tonė shkollor”, tha Berisha.

    Kryeministri Berisha u shpreh gjithashtu se abetarja e pėrbashkėt ėshtė shprehje e vendosmėrisė sė shqiptarėve pėr tė punuar tė bashkuar nė projektin e madh evropian, dhe pėr tė ndėrtuar vlerat e mėdha tė qytetėrimit evropian dhe me pėrkushtim pėr paqen.

    Ai i bėri thirrje nga Prizreni, fqinjėve tė shqiptarėve, qė tė ēlirohen nga shqiptarofobia, pasi shqiptarėt janė komb qė dinė tė ruajnė miqėsinė”.

    Mė 24 prill ishte pėrzgjedhur teksti fitues pėr Abetaren e pėrbashkėt Shqipėri-Kosovė. Teksti ka katėr autorė, dy nga Shqipėria, Shezai Rrokaj, Mimoza Gjokutaj si dhe dy nga Kosova, Islam Krasniqi dhe Saranda Kumonova Pozhegu. Ndėrsa grafika ėshtė realizuar nga Lorenc Buzi.

    Pėrzgjedhja ėshtė bėrė nga komisioni vlerėsues me pėrfaqėsues tė dy vendeve. Nė garė ishin 13 Shtėpi Botuese, nga tė cilat fituese ėshtė shpallur Shtėpia Botuese “Pegi” dhe shoqėria “Dukagjini”. /Telegrafi/

  2. #2
    Gjumash!!!! Lirenti-Addicted Maska e Arjol
    Anėtarėsimi
    Nov 2008
    Postime
    2,893
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    18
    1 hap i zgjuar, ngadal ngadal behen gjerat e mira

  3. #3
    Moderatori Forumit Moderator Maska e MAJDI
    Anėtarėsimi
    May 2009
    Vendndodhja
    Diku ketej rrotull
    Postime
    8,677
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    28
    Me pelqen kjo gje

  4. #4
    STARBOY VIP-Donator Maska e vaaldr1n
    Anėtarėsimi
    Jul 2010
    Vendndodhja
    New Mojave
    Postime
    11,524
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    26
    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga Arjol Lexo postimin
    1 hap i zgjuar, ngadal ngadal behen gjerat e mira
    ashtu eshte

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Ja si do jete Abetarja e femijeve tane!
    Nga ReniX nė forum Vogėlushėt Shqiptarė
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 04-02-2013, 02:34 PM
  2. Facebooku bashkon nėnė e bijė pas 63 vjetėsh
    Nga Erinaa nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 20-08-2011, 06:33 PM
  3. Facebooku bashkon nėnė e bijė pas 63 vjetėsh
    Nga labja nė forum Ngjarje Nėpėr Botė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-08-2011, 11:05 AM
  4. Shqiptaret.
    Nga kuklla nė forum Diaspora Shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 31-12-2009, 11:36 PM
  5. Shqiptaret ne Azi
    Nga kuklla nė forum Diaspora Shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-01-2008, 12:02 PM

Etiketat pėr kėtė Temė