Makinat luksoze kanė reputacionin e tė qėnit ndėr konsumatoret mė tė mėdhaja tė karburantit.
Motorėt e tyre me shumė cilindra dhe shumė kuaj fuqi e bėjnė tė natyrshme njė shpenzim shumė mė tė madh se ai i makinave tė zakonshme familjare.
Megjithatė, prodhimi i ri i Porsche, autovetura e quajtur Spyder 918, ndėrsa ėshtė nė gjendje tė mbėrrijė deri nė 340 kilometra nė orė, konsumon mė pak se disa prej makinave mė ekonomike aktualisht nė qarkullim.
E pabesueshme, por e vėrtetė, supermakinės i duhen vetėm pak mė shumė se dy litra benzinė, pėr tė pėrshkruar 100 kilometra distancė ose shumė mė pak se edhe disa prej makinave me reputacionit e tė qėnit ndėr mė ekonomiket, si Toyota Prius apo Ford Fiesta.
Njė makinė sportive kaq ekonomike ėshtė mundėsuar nga njė teknologji novatore e Porsche, qė ka pajisur mjetin me njė motor elektrik me 770 kuaj fuqi.
Megjithatė, do tė ketė edhe njė ndryshim madhor midis Porsche dhe makinave tė tjera ekonomike, ēmimi. Spyder, i cili do tė hidhet nė treg duke nisur nga shtatori, do tė kushtojė mbi 1,5 milionė dollarė. /TCH