Receta Gatimi

Zihet me te atin, vetehelmohet adoleshentja


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Zihet me te atin, vetehelmohet adoleshentja

    E Merkure, 12 Dhjetor 2007

    Refuzimit te te atit qe nuk e ka lejuar te dale me shoqerine, i eshte pergjigjur duke kaperdire fostoksine. Nje 18-vjecare nga Tirana eshte vetehelmuar, ndersa nderroi jete pas 5 oresh terapie ne Spitalin Ushtarak, kurse ne Fier nje 24 vjecare ka kaperdire nje sasi medikamentesh te se emes dhe ndodhet ne gjendje kritike per jeten. Ngjarja ka ndodhur dy dite me pare ne fshatin Ndroq, te Tiranes, kur Denisa Tresa ka pire nje sasi te madhe helmi, duke dashur t'i jape fund jetes. Por familjaret e kane gjetur shume shpejt adoleshenten, e cila ishte ne grahmat e fundit te jetes. Ajo eshte sjelle me urgjence ne spital, ku i eshte dhene ndihma e pare. Vajza ka nderruar jete rreth ores 22:50, te mbremjes se hene. Menjehere ne drejtim te baneses, ku kishte ndodhur ngjarja, jane nisur patrullat e Komisariatit numer 6, qe kane zhvilluar hetimet ne lidhje me shkakun qe ka cuar vajzen ne vetehelmim. Gjate marrjes ne pyetje te familjareve, policia ka zbuluar se viktima, para se te merrte vendimin fatal, kishte pasur nje debat me babane e saj, nese do te dilte me shoqet apo jo. Kjo, sipas policise, dyshohet te jete dhe shkaku qe ka cuar vajzen te marre vendimin fatal. Pas kesaj, policia ka marre ne pyetje dhe te aferm te tjere. Burime nga ky institucion kane bere te ditur se, "Denisa Treska, 18 vjece, banuese ne fshatin Ndroq, ka gjetur vdekjen nga sasia e madhe e fostoksines qe kishte konsumuar". Po dje, ne Fier, nje vajze 24 vjece, ka tentuar t'i jape fund jetes, ndersa ndodhet ne spitalin rajonal ne gjendje te rende shendetesore. Kristina B., eshte derguar me urgjence rreth ores 19:30, thuajse ne gjendje koma ne spital. Pas trajtimit intensiv, vajza ka mundur te vije ne vete dhe gjendet ne spital. Ajo kishte pire 20 kokrra medikament "Tegrol", per shkaqe qe ende nuk jane zbuluar nga policia.

  2. #2
    i/e rregjistruar 35% Maska e anna
    Anėtarėsimi
    Dec 2006
    Vendndodhja
    france
    Postime
    761
    Reputacioni
    18

    Re: Zihet me te atin, vetehelmohet adoleshentja

    eh keto vajzat e sotme se nuk dolen dot me shoqerine dhe i japin fund jetes. cfare na gjeti neve qe nuk dalim me shoqerine ?

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. E dashura ime ėshtė adoleshentja mė e gjatė nė botė
    Nga Erinaa nė forum Tema Shoqėrore
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 31-12-2012, 05:37 PM
  2. Dafina Zeqiri mohon tė atin biologjik
    Nga Erinaa nė forum Thashetheme Vip
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 29-07-2012, 02:04 PM
  3. Gruaja vetėhelmohet pas vrasjes sė bashkėshortit
    Nga aurel nė forum Shtypi i Ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-11-2009, 11:56 AM
  4. Vlore, i riu vret te atin dhe kusheririn
    Nga Kliton nė forum Shtypi i Ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 14-04-2009, 06:51 PM
  5. Vetehelmohet me fotoksine nje 18-vjeēare.
    Nga ReniX nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 21-08-2007, 09:15 PM