E Merkure, 12 Dhjetor 2007
Refuzimit te te atit qe nuk e ka lejuar te dale me shoqerine, i eshte pergjigjur duke kaperdire fostoksine. Nje 18-vjecare nga Tirana eshte vetehelmuar, ndersa nderroi jete pas 5 oresh terapie ne Spitalin Ushtarak, kurse ne Fier nje 24 vjecare ka kaperdire nje sasi medikamentesh te se emes dhe ndodhet ne gjendje kritike per jeten. Ngjarja ka ndodhur dy dite me pare ne fshatin Ndroq, te Tiranes, kur Denisa Tresa ka pire nje sasi te madhe helmi, duke dashur t'i jape fund jetes. Por familjaret e kane gjetur shume shpejt adoleshenten, e cila ishte ne grahmat e fundit te jetes. Ajo eshte sjelle me urgjence ne spital, ku i eshte dhene ndihma e pare. Vajza ka nderruar jete rreth ores 22:50, te mbremjes se hene. Menjehere ne drejtim te baneses, ku kishte ndodhur ngjarja, jane nisur patrullat e Komisariatit numer 6, qe kane zhvilluar hetimet ne lidhje me shkakun qe ka cuar vajzen ne vetehelmim. Gjate marrjes ne pyetje te familjareve, policia ka zbuluar se viktima, para se te merrte vendimin fatal, kishte pasur nje debat me babane e saj, nese do te dilte me shoqet apo jo. Kjo, sipas policise, dyshohet te jete dhe shkaku qe ka cuar vajzen te marre vendimin fatal. Pas kesaj, policia ka marre ne pyetje dhe te aferm te tjere. Burime nga ky institucion kane bere te ditur se, "Denisa Treska, 18 vjece, banuese ne fshatin Ndroq, ka gjetur vdekjen nga sasia e madhe e fostoksines qe kishte konsumuar". Po dje, ne Fier, nje vajze 24 vjece, ka tentuar t'i jape fund jetes, ndersa ndodhet ne spitalin rajonal ne gjendje te rende shendetesore. Kristina B., eshte derguar me urgjence rreth ores 19:30, thuajse ne gjendje koma ne spital. Pas trajtimit intensiv, vajza ka mundur te vije ne vete dhe gjendet ne spital. Ajo kishte pire 20 kokrra medikament "Tegrol", per shkaqe qe ende nuk jane zbuluar nga policia.