Kur ta shihni turbullohesh, gjunjėt tė dridhen, me habi e shikon, vazhdimisht mendon pėr tė, ndėrsa fytyra tė merr njė ngjyrė tė kuqe kur ai tė drejtohet. O po, e tėra kjo qartė tregon se tė ka goditur shigjeta e Amorit.
E dashur vajzė, diagnoza juaj ėshtė shumė e qartė, totalisht je dashuruar. Dhe ēka tė bėni tani? I kemi kujtuar disa opsione pėr ju tė cilat do ti shfaqim nė vazhdim:
Lėrja fatit nė dorė
Edhe pse mikja me siguri do tė thotė qė tė hidhesh nė aksion, ti ndoshta nuk je tip i atillė. Nėse tė gjitha i do ngadalė dhe nė detaje, atėherė me siguri edhe kėsaj gjėje do ti qasesh nė mėnyrėn e njėjtė. Nuk i pėlqen presionet dhe ngutjet e asnjė lloji, pėr kėtė do ti shmangėsh miket qė tė nxisin pėr aksion dhe tė cilat mendojnė qė diēka duhet tė ketė dhe tė vendosni pėr opsionin nėse ndodhė, ndodhė.
Dhe kjo ėshtė nė rregull! Qasja e ngadalshme dhe jo e ngutur, mund tė zhvillohet nė diēka tė bukur dhe tė thellė e jo nė njė dashuri njėjavore. Pėrndryshe, nuk i duan tė gjithė djemtė vajzat e zėshme dhe qė nuk ndalen kurrė sė foluri.
Njė qasje e kėtillė e qetė do tju mundėsojė njohjen mė tė mirė tė tij, por qė kjo tė ndodhė, duhet tė plotėsohet njė kusht, duhet sė paku pak tė shoqėroheni, qoftė nė klasė, nė park apo nė kinema.
Kujdes vetėm qė pas qasjes suaj mos tė fshihet besimi qė djali ėshtė ai qė duhet i pari tė tė afrohet, pasi qė: cool vajzat kurrė nuk e bėjnė njė gjė tė kėtillė. Mund qė ditėt dhe netėt nė vijim ti kaloni mbi jastėk duke thėnė: E ēka do tė ndodhte nėse
Pėrfshirja e ndėrmjetėsuesit
Ndoshta njėri nga mendimet e para qė do tė paraqitet do tė jetė qė nė aksion ta pėrfshini edhe miken le ta hulumtojė pak terrenin dhe tė shikojė si merr frymė potenciali yt, a ka femėr tjetėr e tė ngjashme.
E qartė qė njė plan i kėtillė do tė mund tė tė ofronte siguri shtesė, sidomos nėse pėrgjigjet sillen nė drejtim tė dėshiruar. Por, a mundeni tė jeni 100 pėr qind tė sigurt qė kėtė mikja do tė realizojė nė mėnyrėn mė tė mirė tė mundshme?
Mund ti thotė atij diēka qė ti nuk do tė dėshiroje, kėtė bisedė nuk mund ta kontrolloni, dhe kush e di nė cilin drejtim do tju dėrgojė. Pėrveē kėsaj, nė fund tė bisedės ndoshta e zbulojnė qė kanė interesime tė pėrbashkėta dhe
E mendoni planin dhe hidhuni nė aksion
Ka shumė mėnyra nė tė cilat tė pėrzgjedhurit tė zemrės suaj mund ti shfaqni ndjenjat tuaja
Silluni nė vendet ku ai qėndron (apo ku jeni takuar), jeni tė shoqėrueshme dhe tė buzėqeshura, mos u bėni pėrnjėherė se nuk e shihni, qeshni dhe pėrshėndeteni si duhet, mos merrni miket tė mėrzitshme me vete, shikojeni nė sy nė vend qė tė shikosh nė dysheme, pyesni pėr diēka e cila u intereson te dyve, jepni ndonjė kompliment, lėshohuni nė diskutime pėr atė qė u lidhė, shkėmbeni qėndrimet tuaja dhe mendimet Vėshtroje reagimin e tij, por duhet ta dini qė njerėzit nė mėnyrė tė ndryshme i shfaqin ndjenjat e tyre, sidomos nėse i drejtohen dikujt qė u pėlqen Pėr ēdo rast, mos bėni asgjė pėr ēka mė vonė do tė pendoheshit.
Mbajeni nė mend simpatitė vijnė e shkojnė, rrėmbimi na ngritė dhe lėshon nė tokė, dhe nė ēdo moment qėndroni nė pėrputhje me karakterin tuaj. Mos u dėshpėroni nėse dashuria nuk tė kthehet. Nėse edhe nuk ndodhė dashuria, ndryshoje qėndrimin tuaj, merru me aktivitete tjera, shoqėrohu me njerėz, janė miliona mėnyra me tė cilat do tė tejkaloni dashurinė e parealizuar.