Ēdo grua ėshtė e rrezikuar nga kanceri i gjirit. Ndaj ēdo shenjė qė paralajmėron kėtė sėmundje tė rėndė nuk duhet neglizhuar. Specialistja e ISHP-sė, Lumturi Merkuri, shpjegon se ēfarė ndryshimesh nė gji duhet tė tėrheqin vėmendjen. Gjithashtu ajo shpjegon edhe diagnostikimin dhe trajtimin e sėmundjes.



Shenjat

Njė grua duhet tė shkojė menjėherė tek mjeku, nėse vė re shenja jo normale si:

- Zmadhim apo forcim tė gjirit, qė nuk ėshtė normale pėr tė. Zakonisht, shumė gra para periodave kanė gjoks tė fortė dhe tė dhimbshėm, por kjo ėshtė njė gjė normale.

- Gjėndra apo kokrra nė gji ose nėn sqetull.

- Skuqje, mahisje, enjtje nė gjinj apo rreth tyre.

- Rrudhosje apo gropėzim tė lėkurės sė gjirit.

- Njeri gji ėshtė mė i ulėt se tjetri nė mėnyrė tė pazakontė.

- Tėrheqje nga brenda e thithave tė gjirit ose rrjedhje lėngu apo gjaku prej tyre.

- Dhe ēdo gjė tjetėr qė nuk i duket normale.

Por, jo tė gjitha gjėndrat qė mund tė dalin nė gji janė kancer. Megjithatė, pa frikė apo ankth, gruaja duhet drejtuar sa mė shpejt tek mjeku, nėse vė re ndonjė ndryshim jo normal tek gjinjtė. Vetėm mjeku mund tė bėjė dallimin.



Vetėkontrolli

Ēdo grua duhet tė pėrpiqet ta bėjė zakon bėrjen e vetėkontrollit tė gjirit njė herė nė muaj.

Vetėkontrolli i gjirit zgjat vetėm pak minuta. Nuk kushton fare, por tė mbron jetėn.

Vetėkontrolli i gjirit ėshtė vetėm njė pjesė e kujdesit pėr gjirin. Ka edhe mėnyra tė tjera, tė cilat kapin nė faza shumė mė tė hershme kancerin e gjirit, siē ėshtė mamografia.



Mamografia

Mamografia ėshtė njė lloj radiografie e gjirit, gjatė tė cilės gjiri vendoset midis dy pjatave plastike. Mamografia e kap kancerin e gjirit shumė herėt, atėherė kur ndryshimet nuk mund tė shihen me sy apo tė preken me dorė. Mamografia mund ta dallojė kancerin e gjirit rreth dy vjet para shfaqjes sė shenjave, kur ka akoma shanse pėr t’u trajtuar me sukses. Gati gjysma e kancereve tė gjirit, qė arrijnė tė kapen nga mamografia, janė akoma tė vegjėl dhe mund tė trajtohen lehtė (pa hequr gjithė gjirin, pa lėnė shenjė e mbi tė gjitha pa rrezikuar jetėn).



Moshat

Rekomandohet qė tė gjitha gratė nga mosha 35-40 vjeē e lart, duhet tė bėjnė mamografinė ēdo 1-3 vjet. Rreziqet pėr kancer tė gjirit rriten me rritjen e moshės. Megjithatė, pavarėsisht nga mosha, nėse njė grua ka ndonjė shqetėsim nė gji, duhet tė paraqitet menjėherė tek mjeku. Mjeku ėshtė ai qė sqaron se ēfarė duhet tė bėjė gruaja dhe sa herė duhet tė bėjė mamografinė.

Mamografia mund tė bėhet nė ēdo kohė, por ėshtė mirė qė femrat nė moshėn riprodhuese ta kryejnė mamografinė nė fund tė periodave. Nė periudhėn e menopauzės kryhet nė ēdo moment.



Pėrgatitjet pėr mamografi

Nuk duhet tė pėrdoren deodorante, pudėr ose lyerje me ndonjė solucion tjetėr trupor ditėn qė gruaja shkon pėr tė bėrė mamografinė, sepse kjo ndikon nė rezultatin e saj. Gruaja duhet tė zhvishet nga mesi e lart, kėshtu qė ėshtė mirė tė veshė rroba tė veēuara, bluza me fund ose pantallona. Disa gra mund tė ndiejnė njė shtypje apo dhimbje tė lehtė tė gjinjve gjatė mamografisė. Pėr pjesėn mė tė madhe kjo ėshtė e durueshme. Disa prej tyre pijnė kokrra qė pėrdoren pėr dhimbje koke, njė orė pėrpara mamografisė, e cila lehtėson dhimbjen. Njė mėnyrė tjetėr pėr ta zgjidhur kėtė, ėshtė tė mos shkojė pėr tė bėrė mamografinė njė javė para ose gjatė periodave, pasi nė kėtė periudhė gjinjtė janė tė tendosur dhe tė dhimbshėm. Duhet planifikuar njė periudhė tjetėr pėr tė bėrė mamografinė.

Megjithatė, mamografia rekomandohet tė bėhet njė herė nė 1-3 vjet, sidomos pėr moshat mbi 40 vjeē e lart. Kanceri i gjirit mund tė shfaqet nė ēdo kohė, madje edhe nga njė mamografi tek tjetra. Kėshtu qė mamografia duhet bėrė rregullisht. Bazuar nė rezultatet e mamografisė sė parė, mund tė pėrsėritet, nėse mjeku e kėrkon kėtė. Mamografia nuk duhet bėrė vetėm njė herė nė jetė, por nė mėnyrė tė vazhdueshme ēdo 1-3 vjet dhe pėr gjatė gjithė jetės!



Eko e gjirit

Eko e gjirit ėshtė njė lloj tjetėr kontrolli i gjirit, qė kryet nga mjeku radiolog/onkolog. EKO e gjirit zakonisht rekomandohet pėr femrat e moshės 20 deri 40 vjeē, por mund tė bėhet kur mjeku e rekomandon kėtė.



Ekzaminimi klinik

Njė vizitė tek mjeku apo njė ekzaminim klinik i gjirit ėshtė njė vizitė e thjeshtė e gjinjve nga personeli mjekėsor i trajnuar.