Receta Gatimi

Misteri i zhdukjes se Amelia Earhart


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1
    Super Forumist Lirenti-Addicted Maska e Erinaa
    Anėtarėsimi
    Jun 2010
    Postime
    6,231
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    0

    Misteri i zhdukjes se Amelia Earhart




    Ka disa zdukje te famshme ne histori. Disa prej tyre kane qene njerez te famshem, ndersa te tjere jane bere te famshem per shkak te zhdukjes se habitshme pa lene asnje gjurme.

    Nje prej personave me te njohur me nje zhdukje misterioze eshte ehde pilotja Amelia Earhart i cili eshte nje emer shume i degjuar per shume persona.

    Amelia ishte e vendosur qe te bente nje udhetim rreth e rrotull botes me avionin e saj Electra. Amelia u nis nga Miami me navigatorin Fred Noonan ne daten 1 Qershor te vitit 1937.

    Mbas ndalesave te shumta, ata perfunduan ne Lae, Ne Guinene e Re ne daten 29 Qershor.

    Ata kishin perfunduar tashme nje pjese mjaft te madhe te udhetimit. Kishin kaluar tashme rreth 22.000 milje.

    Mbeteshin vetem 7.milje per te perfunduar komplet te gjithe udhetimin e paracaktuar.

    Ne 2 Korrik ata u nisen per ne Ishullin Howland, qe eshte ehde vendi ku udhetimi mori nje rruge jo shume te kenaqshme. Ata humben kontaktin me radio dhe u zhduken.

    Kerkimet per ta filluan vetem nje ore nga komunikimi i fundit qe kishin patur me Amelia-n.

    Kerkimet ishin te kota pasi nuk u gjend asnjehere asgje. Tentativat per t'i gjetur ishin te shumta; u shpenzuan 4 milion Dollare, dhe u angazhuan per gjetjen e tyre edhe Marina dhe Rojet Bregdetare.

    Ne perpjekjet per t'i gjetur u perfshi edhe kerkimi ne Ishullin Gardner (tani eshte Nikumaroro) i cili kishte qene i pabanuar per me shume se kater dekada. Q e ne ate kohe, artifakte jane gjetur ne Nikumaroro, duke perfshire ketu edhe nje cope Piksiglas me nje trashesi te njejte si nje dritare e Elektresdhe nje kepuce numer 39 qe ngjante me kepucet qe vishte Amelia.

    Duhet te shohim disa prej teorive te lidhura me zhdukjen e mistershme te Amelia-s. Ka prej tyre qe jane shume interesante.

    Ka shume gjerez qe kane menduar qe Amelia ishte nje spiune e FDR dge japonezet kishin lidhje me zhdukjen e saj te mistershme. Per shembull, ne vitin 1966 nje korrespondent CBS publikoi nje liber ne te cilin tuhej se Amelia dhe Fred ishin kapur dhe ishin ekzekutuar kur ata u perplasen ne Ishulin Saipan.

    Me pas ka ardhur edhe nje liber tjeter duke perfshire edhe deklaratat e nje vajze japoneze e cila pretendonte qe babai i saj qe kishte qene oficer, e kishte ekzekutuar vete Amelia-n.

    Nje ish Marins pretendoi qe ai dhe miqte e tij kishin hapur nje kasaforte ne Ishullin Saipan, dhe brenda saj kishin gjetur canten e Amelia-s. Nje pjesetar tjeter i Marines pretendon qe ai ka qene roje i avionit ne vitin 1944 dhe e ka pare ate te shkaterrohej.

    Megjithate nje teori tjeter pretendon qe Amelia ne fakt e perfundoi fluturimin e saj, u kthye ne Shtetet e Bashkuara dhe jetoi pjesen tjeter te jetes se saj nen nje emer tjeter ; Irene Bolam.

    Ne fakt Irene Bolam e vertete e hodhi ne gjys ate qe kishte nxjerre kete teori dhe u betua qe ajo nuk ishte Amelia Earhart. Studimet qe jane bere qe atehere kane treguar qe ajo ishte duke thene te verteten.

    Por kush eshte e verteta mbas zhdukjes se Amelia Earhart? Trupi i saj nuk eshte gjendur asnjehere. E kane ekzekutuar vertet apo thjesht ajo ka dashur qe te humbiste gjurmet? Kjo do te mbetet gjithmone nje mister.




    Zhdukja e mistershme e Frederich Valentich pas takimit te mundshem me nje UFO





    Frederick Valentich ishte nje pilot 20 vjecar i nje avioni Cessna 182L i cili ne 21 tetor te vitit 1978 u zhduk pa lene asnje gjurme. Ai ishte rruges per ne King Island ne Australi per te mare tre apo kater miq te tij dhe me pas do te kthehej ne aeroportin Moorabbin nga i cili ishte nisur.

    Gjate fluturimit Valentich lajmeroi Kontrollin e trafikut ajror ne Melbourne, qe ate po e shoqeronte nje objekt fluturues qe po fluturonte siper tij.

    Ai pershkroi veprime jo te zakonshme dhe tipare te vecanta te objektit dhe perpara se te zhdukej nga radari qe: "Objekti i cuditshm fluturues eshte serish siper meje. Ai eshte duke levizur dhe nuk eshte nje avion." Megjithate, ne radaret nuk dallohej gje tjeter pervec avionit te Valentich.

    Asnje gjurme prej Valentich apo avionit te tij nuk u gjend me dhe hetimet e Departamentit te Transportit arriten ne perfundimin qe shkaqet e zhdukjes nuk mund te percaktoheshin.

    Raportimi per nje shfaqje UFO ne Australi terhoqi shume vemendje te shtypit, pjeserisht edhe per shkak te raportimeve te shumta qe ishin bere nga publiku naten e zhdukjes se Valentich.

    Valentich ishte nje pilot me eksperience. Ate dite shikueshmeria ishte e mire dhe ererat ishin te lehta. Ai u nis nga Moorabbin ne oren 18.19 me oren lokale. Me oren 19.06 Valentich pyeti Oficerin e Sherbimit te Fluturimit te Melbourne, Steve Robey per informacione mbi objektin tjeter fluturues dhe mori si pergjigje qe nuk kishin asnje informacion per trafik ne ate nivel.

    Valentich tha qe ai mund te shihte nje objekt te madh fluturues qe kishte kater drita zbritje. Ai nuk mund te thoshte se cfare lloj objekti ishte po ishte i sigurt qe levizte me shpejtesi te larte.

    Me pas Valentich raportoi qe objekti ishte duke iu afruar nga ana lindore dhe tha qe ndoshta piloti i objektit ishte duke luajtur me te.

    Robey e pyeti Valentich per me shume detaje dhe Valentich i tha qe objekti ishte i gjate por levizte mjaft shpejt keshtu qe nuk mund te pershkruante me shume detaje.

    Valentich mbas pak tha se objekti ishte duke levizur ne forme orbite rrotull Valentich dhe ai kishte nje siperfaqe te shndritshme metalike dhe nje drite jeshile.

    Pas kesaj pati rreth 28 sekonda heshtje dhe Valentich raportoi qe objekti ishte zhdukur. Pati perseri pak heshtje perpsara se Valentich te raportonte qe tani objekti ishte duke iu afruar atij nga jugperendimi.

    Pak me vone Valentich raportoi qe ai po fillonte te kishte probleme me avionin e tij dhe po vazhdonte udhetimin. Pati nje pushim te shkurter perpara se Valentich te thoshte: "Nuk eshte nje avion apo objekt i njohur."

    Me pas pati disa zhurma te paidentifikuara te pershkruara si "tinguj metalike, gervishtes" dhe me pas i gjithe kontakti u humb. Transkripti i bisedes se fundit ndermjet Valentich dhe kontrolluesin e trafikut ajror eshte shume i paqarte.

    Mbas kerkimeve te shumta asnje gjurme e avionit nuk u gjend. Dhe deri me sot zhdukja e Valentich se bashku me avionin e tij mbetet ende nje mister.

  2. #2
    Never_Too_Late Anėtar Nderi Maska e smocking2
    Anėtarėsimi
    Jul 2010
    Vendndodhja
    Ancona, Italy
    Postime
    1,249
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    16
    shume histori interesante te dyja

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Misteri i Qabesė shokues pėr NASA-n
    Nga Erdi nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 11-04-2012, 11:02 PM
  2. Misteri i fshatit me 440 binjake
    Nga ardona nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-01-2011, 12:56 PM
  3. Kromozoni Y drejt zhdukjes, meshkujt ne rrezik...
    Nga Kliton nė forum Shkenca dhe Jeta
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 19-07-2009, 07:15 PM
  4. Misteri i flokeve te kuq
    Nga kuklla nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 05-09-2008, 04:42 PM
  5. Tirana historike, drejt zhdukjes .....
    Nga kuklla nė forum Historia Shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 01-04-2008, 04:55 PM