Kemi kohė tė sistemojmė jetėt tona, para pėrplasjes galaktike ku do tė pėrfshihet Rruga e Qumėshtit dhe galaktika e Andromedės. Sa kohė kemi nė tė vėrtetė? Pak a shumė 4 miliard vite, aq sa ėshtė edhe mosha e Tokės.
Shkencėtarėt e NASA-s pretendojnė se nė kėtė fazė, mund tė parashikohet me siguri pėrplasja mes galaktikės tonė dhe asaj tė Andromedės, qė aktualisht ndodhet 2.5 milion vite dritė larg nesh.
Shkencėtarėt mbikqyrin prej vitesh galaktikėn e Andromedės nga Teleskopi Shkencor i Institutit tė Baltimoras nė Shtetet e Bashkuara. Sipas tyre, Andromeda dhe Rruga e Qumėshtit, (galaktika qė i pėrkasin Grupit Lokal e qė pėrbėhet nga qindra galaktika tė tjera) do pėrplasen pas 4 miliard viteve. Rezultati; Dielli ynė do tė zhvendoset nė njė pjesė tjetėr tė galaktikės sonė. Por megjithė pėrplasjen, Toka dhe i gjithė sistemi ynė diellor nuk rrezikon gjė, edhe pse pėrplasja do tė ndodhė me shpejtėsinė e llahtarshme prej 1.9 milion kilometra nė orė.
Lėvizjet e Andromedės u zbuluan falė teleskopit Hubble. Studiuesit thonė se ajo po afrohet drejt Rrugės sė Qumėshtit me shpejtėsinė 400 kilometra nė orė. Pas dy miliard vitesh, Andromeda, e cila aktualisht ka formė spirale, ashtu si edhe Rruga e Qumėshtit, do tė marrė formėn eliptike, si pjesa mė e madhe e galaktikave tė tjera.
Po NE ku do tė jemi? Nė fakt, sipas shkencėtarėve amerikanė, Toka gjatė pėrplasjes sė madhe do tė jetė e pabanueshme. Ata thonė se Dielli ynė, pas 1 miliard vjetėsh do tė rrisė radioaktivitetin duke e bėrė ngadalė-ngadalė tė pabanueshėm planetin tonė. Ndėrsa 2 ose 3 miliard vite pas pėrplasjes sė Andromedės me Rrugėn e Qumėshtit, Dielli ynė pritet tė shuhet, duke gllabėruar Tokėn, pasi mė parė e ka shndėrruar atė nė njė shkretėtirė tė zjarrtė.
burimi: TOP-CHANNEL