Receta Gatimi

Nje Ide se si mund te jete Windows Phone 8


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1
    STARBOY VIP-Donator Maska e vaaldr1n
    Anėtarėsimi
    Jul 2010
    Vendndodhja
    New Mojave
    Postime
    11,524
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    26

    Smile Nje Ide se si mund te jete Windows Phone 8

    Sic e dime Microsoft eshte ne fazen finale te Sistemit Operativ per PC, Windows 8! Por ky i fundit nuk e ka lene mbrapa as ate per telefonat Mobil! Ne internet jane publikuar disa foto, ku 3gojne se si mund te duket Sistemi i ri Operativ Mobil Windows Phone 8.





    Start Screen (faqja e pare) do t`i mbaje gjerat kryesore ne Windows Phone 8. Ajo eshte me ngjyra me te theksuara, u jep mundesine perdorueseve qe te shtojne grupe te aplikacioneve, ti riemertojne ato apo edhe ti fshijne direkt. Opsioni "pinch to zoom" (prek me gisht per ta afruar) dhe "Jump" (kerce) jane gjithashtu i pranishem ne Start Screen, ku ju mund te kaloni nga nje aplikacion tek tjetri pa patur nevoje te beni "scroll" (te ngrehni ekranin posht apo lart). Metro-Style nuk do te mungoje ne Windows Phone 8 gjithsesi!




    Tani ka me shum flexibilitet, ku Live Tiles (pllakat katrore te vogla qe permbajne informacione apo aplikacione) mund te paraqiten ne gjysem-ekran, nje e vetme, e dyfishte apo edhe ne madhesi me te madhe. Flexibiliteti per t`ua bere te mundur aplikacioneve ti zmadhojne Live Tiles sipas nevojes eshte arsyeja pse kto Live Tiles tani njihen si ‘Organic Live Tiles’. Tiles (pllaka) te ndryshme mund te paraqesin shuma te ndryshme te informacioneve, si per shembull nje gjysem-pllake mund te jete thjesht nje lidhje (eng. link) ndersa nje pllake e plote permban nje numerues (eng. counter), nje pllake e dyfishte permban azhornimet e fundit dhe nje pllake katerkendeshe permban informacionet rreth motit dhe aksioneve (eng. stock). Flexibiliteti i Windows Phone 8 e lejon perdoruesin qe te vendosi aq informacion sa i nevojitet ne qender dhe perballe ne Start Screen.

    Perdoruesit mund te kontrollojne lehte nivelin e informacioneve qe vendosin ne Live Organic Tiles dhe mund edhe t`i bashkojne keto Tiles (pllaka) bashk per ta patur me te lehte te gjejne aplikacionet qe u nevoiten, pa patur nevoje te kerkojne gjate per nje te tille. Nje karakteristike tjeter e re ne Windows Phone 8 eshte se Menu tani ndodhet e vendosur vertikalisht ne anen e djathte ne fund te ekranit. Per t`i pare detajet dhe labelet per kto opsione, thjesht prekni me gisht ne fund nga ana e djathte dhe do te hapet Menuja me opsione e ndare anash. Keto butona ndryshojne duke pare permbajtjen e aplikacioneve ne fjale, menune apo ekranin e tyre.




    Opsioni "Multitasking" eshte i ngjajshem me ate te Windows Phone 7.5 Mango, por ky ka me shum karakteristika. Sistemi Operativ do te marri Task Manager-in e pare te avancuar duke sjellur sherbime si: "A jeni i sigurt qe doni ta beni ket ?", "verejtjet" (eng. warnings). Gjithashtu ne pamjen Multi-Tasking jane opsionet per t`i mbyllur te gjitha aplikacionet e hapura, te shkosh tek rregullimi i telefonit (eng. settings) apo te shohesh aplikacionet e hapura me se shpeshti.




    Menaxheri i Wireless i jep perdoruesit qe te kete akses total ne fushen e Wireless nepermjet nje butoni ne Start Screen (faqe te pare). Wi-Fi, Bluetooth, NFC, dhe radio e telefonit dhe FM radio settings (rregullimet e radios) mund te menaxhohen te gjitha nga ketu, me te dhenat e performances, rrjetet e ruajtura dhe me mundesine per te krijuar nje Hotspot (Shiko temen si te shperndash interneting nga Celulari - Krijo HOTSPOT). Windows Phone 8 i afrohet Sirit te Apple me Tellme, ku kjo mund te aktivizohet duke shtypur dhe mbajtur butonin "Windows" ne pajisje. Tellme perkrahe shum gjuhe dhe mund t`i kerkoni cdo gje. Si perkrahes te kerkimit per Tellme Microsoft e ka vene Bing.




    Bing ne Windows Phone 7.5 ne disa raste nuk i sjell kerkimet e duhura, pasiqe ai eshte pak i kufizuar, por ne Windows Phone 8 Bing i ri do te sjelle shum me shum opsione kerkimi dhe do te jete edhe me i shpejte per t`i gjetur ato cfare ju kerkoni. Si ne Mango (Windows Phone 7.5) edhe ketu kur e shtypni butonin Search (kerko) ne pajisje hapet aplikacioni Bing Search. Ekrani i kerkimit eshte shum i ngjajshem me ate ne Windows Phone 7.5, me nje kuti kerkimi, foton e dites dhe butonat opsione alternative te kerkimit, si Muzike apo kerkime vizuale me shtesen e Search Settings (rregullimet e kerkimit). Bing Search tani eshte avancuar me shum dhe ai mund t`u ofroje perdorueseve kerkim te brendshem ne pajisjen e tyre me WP8 dhe te performoje edhe kerkime te avancuara.




    Windows Phone ka patur aplikacionin e quajtur “I’m a WP7!”, por tani Microsoft ne Windows Phone 8 po shpreson te beje dicka me shum ne sensin e Community (komunitet) dhe sherbimet Premium ne te. Ky do te prezantohet si My Windows Phone Hub. Ky Hub do te permbaje dy lloj informacionesh: ne njeren ane do te jene informacionet dhe rregullimet e pajisjes dhe aplikacioneve dhe ne anen tjeter do te jene informacionet e Windows Phone, njoftimet, permbajtja exkluzive e platformes dhe promocionet. Ringtones (zile celulari) dhe Wallpapers falas dhe "Tips & Tricks". Ne rreshqitjen (eng. slide) e siperme jane lajmet rreth ahzornimit te Sistemit Operativ Windows Phone 8.1 e cila mund te behet over-the-air (nepermjet 3G-s apo lidhjes Wi-Fi), 3 mesazhe nga Operatori Mobil dhe nje guide "How to" (Si te) per te filluar me XBOX Games (lojerat) ne pajisje per fillestaret.




    Windows Phone 8 do te kete nje integrim me te mire me Rrjetet Socjale duke mundesuar keshtu njoftimet live ne pajisjen tuaj.




    Music + Video do te jene shum me ndryshe nga Windows Phone 7.5. Softwari ZUNE do t`i thote Mireupafshim Windows Phone 8, dhe ne vend te saje perdoruesit do t`i thone "Tung" XBox Music. Kjo do te ofroje shkarkim, stream dhe opsionin e blerjes per miliona kenge, podcasts, audo-libra, TV shows, filma dhe videoklipe. Music + Video Hub i ofron perdoruesit nje lidhje te menjehershme me te gjitha aplikacionet e mediave.




    Windows Store eshte zevendesimi i Marketplace ne Windows Phone 7.5. Opsioni "Spotlight" ne Windows Store do t`i permbaje TOP Aplikacionet, muziken, lojerat, filmat, TV shows, videoklipet, podcasts dhe audio-librat. Permbajtjet e blera ne Windows Phone 8 mund te shkarkohen dhe instalohen edhe ne pajisjet tjera duke perfshire Pajisjet me Windows Phone 8, Pajisjet me Windows RT, PC-t me Windows 8 dhe konzolat e Xbox 360.




    Xbox Live do te vije me ca ndryshime te cilat do te jene te lidhura me Windows Store. Te gjitha lojerat (jo vetem XBOX LIVE) do te blihen nepermjet Xbox Games Store (shitorja e Xbox per lojera). Sherbimi gjithashtu perfshin karakteristikat e nderrimit te Avatarit, akses tek lojtaret historik dhe koleksionin e lojerave dhe aplikacioneve te perdoruesit.




    Cfare do te vije ne vazhdim ngelet vetem te presim dhe te shohim... shkruani komentet tuaja se cfare do ju pelqente e cfare jo te vije me Windows Phone 8.

  2. #2
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36
    Nuk e di, por Windows Phone 7.5/8 Me jep pershtypjen sikur ekrani eshte "i vogel"!

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. HTC prezanton dy Smartphone me Windows Phone 8
    Nga vaaldr1n nė forum Smartphone
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-09-2012, 02:21 PM
  2. Apple iOS 6 vs. Android vs. Windows Phone
    Nga vaaldr1n nė forum Smartphone
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 13-06-2012, 01:26 PM
  3. Samsung 4G Windows Phone i bardh
    Nga vaaldr1n nė forum Smartphone
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 17-05-2012, 09:14 PM
  4. Samsung Focus vjen me Windows Phone 7
    Nga vaaldr1n nė forum Smartphone
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-11-2010, 10:10 AM
  5. Zyrtare: HTC HD7 bazohet nė Windows Phone 7
    Nga vaaldr1n nė forum Smartphone
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-10-2010, 10:38 AM

Etiketat pėr kėtė Temė