Dje e pame Tabletin dhe Laptopin e Asus qe prezantoi ne Computex me Windows 8, tani eshte radha e Samsung. Sic raporton Engadget, pajisja do te jete nga Seria 5 e Samsung dhe tastiera do te jete me ngjitje magnetike ne pajisje.


Kjo do te kete prozessorin x86 nga Intel dhe baterine me jetegjatesi deri ne 10 ore. Prozessori eshte dy-watt Intel Clover Trail model, edhe pse Samsung tha qe mund te perdori nje ēip ultra te ulet ne volt. Laptopi gjithashtu ka edhe dy kamera me nga dy dhe tete mega pixels dhe nje numer te portave sic jane: USIM, microSD lexues dhe nje USB-Port super te shpejte.

Ekrani eshte 11 inē, dhe Samsung eshte duke pasur parasysh 1080p HD Display. Ekrani prekes (eng. touch screen) do te vije gjithashtu me S-Lapsin dhe Softwarin S-Memo te Samsung qe jane perdorur ne Smartphone-n Galaxy Note. Tableti i Serise 5 peshon 1.65 pound dhe eshte 0.35 inē i holle. Deri tani keto jane te gjitha informacionet qe jane bere publike per pajisjen e re qe pritet te dale ne treg nga fundi i Vitit 2012, por sic ndodh zakonisht deri ne daten finale te lansimit te produktit kto te dhena mund te ndryshojne.