Sulmuesi gjerman Mario Gomez kuotohet si fituesi mė i mundshėm pėr tė qenė goleadori i Euro 2012. Gjermani ndiqet nga holandezi Robin van Persie dhe portugezi Cristiano Ronaldo. Kur kanė mbetur dhe vetėm katėr ditė nga fillimi i Europianit, njė nga pyetjet qė intrigon mė shumė ėshtė kjo: Cili do tė jetė golashėnuesi mė i mirė i turneut?
Nė Europian janė tė pranishėm shėnues tė lindur, tė tillė si portugezi Cristiano Ronaldo, gjermani Mario Gomez, holandezi Robin van Persie, francezi Karim Benzema e shumė tė tjerė. Shtėpitė mė tė famshme tė basteve mendojnė se do tė jetė Mario Gomez, kandidati perfekt pėr tė qenė lojtari qė do tė shėnojė mė shumė gola nė Euro 2012. Sulmuesi i Bayern Munich dhe i kombėtares sė Gjermanisė shėnoi 26 gola nė Bundesliga 1 dhe 12 nė Ligėn e Kampioneve. Vetėm njė alien si argjentinasi Mesi shėnoi mė shumė gola nė Ligėn e Kampioneve.
Sulmuesi gjerman Gomez kuotohet me koefiēentin 9.00 pėr ēdo Euro tė vendosur nė kompaninė e basteve, William Hill. Holandezi Robin van Persie i Arsenalit ėshtė nė kuotėn 10.00 nga Bet365 dhe 11.00 nga William Hill.
Cristiano Ronaldo, lideri i kombėtares portugeze, paraqitet si favoriti i tretė. Kuota e ndėrkombėtarit luzitan ėshtė 13.00.
Nė listė janė dhe futbollistė te tillė si Klaas Jan Huntelaar (HOL), Karim Benzema (FRA), Wayne Rooney (ANG), Miroslav Klose (GER), Fernando Llorente dhe Fernando Torres (SPA).Mario Gomez - GJERMANI
Robin Van Persie - HOLLANDĖ
Cristiano Ronaldo - PORTUGALI
Karim Benzema - FRANCĖ
Klaas Jan Huntelaar - HOLLANDĖ
Wayne Rooney - ANGLI
Miroslav Klose - GJERMANI
Fernando Llorente - SPANJĖ
http://www.albeu.com/galeria/images/15284.jpg