Flamur Vezaj

“Drejtėsia vonon por nuk harron”. Kėshtu ndodhi edhe me Armand Bogdanin nga fshati Rrajc e Librazhdit, i cili pėr 46 muaj qėndroi nė qeli nė pritje tė pafajėsisė, tė cilėn e fitoi vetėm pak ditė mė parė nė Gjykatėn e Apelit tė Gjirokastrės.

Dėnimi

Trupi gjykues i kėsaj Gjykate, pas 12 muaj shqyrtim gjyqėsor e shpall Bogdanin tė pafajshėm nga dėnimi i dhėnė nė mungesė me 13 vite heqje lirie pėr akuzėn e “trafikut tė drogės” nė bashkėpunim. Ky dėnim ishte dhėnė nė mungesė nga Gjykata e Shkallės sė Parė nė Gjirokastėr nė qershor tė vitit 2004, mė pas nga Apeli nė prill tė 2005 dhe ėshtė lėnė nė fuqi nga Gjykata e Lartė nė mars 2006. Sipas kėtyre vendimeve, Bogdani ėshtė deklaruar fajtor, pasi sė bashku me disa shtetas, tė cilėt rezulton se nuk i njihte fare, kishte tentuar tė trafikonte drejt Greqisė njė sasi prej 1720 kg hashash.

Kjo lėndė narkotike ishte fshehur nė njė hapėsirė tė modifikuar tė rimorkios me targa “TR 1374 G” qė tėrhiqej nga koka e kamionit me targa “TR 2871 E”. Ky kamion drejtohej nga shtetasi D.M. dhe ishte nisur nga Tirana pėr nė Patra tė Greqisė pėr tė marrė qepė. Por, nga kontrolli i ushtruar mė 4 korrik tė 2002 nė pikėn e kalimit kufitar tė Kakavijės, nė pjesėn e modifikuar tė rimorkios u gjet dhe u sekuestrua sasia e hashashit. Nga verifikimet dhe hetimet e asaj kohe tė kryera nga Prokuroria e Gjirokastrės, nuk u gjet asnjėherė pronari i kokės sė kamionit, ndėrsa rimorkio ishte blerė nga shtetasi me emrin Ēlirim Rira nga Librazhdi.

Blerja e kėsaj rimorkio ishte bėrė para njė notereje, ku blerėsi kishte paraqitur njė kopje tė pasaportės, me gjeneralitetet e shtetasit tė vėrtetė Ēlirim Rira, por, me foto tė njė personi tjetėr. I pyetur pėr kėtė kopje tė pasaportės, shtetasi Rira kishte deklaruar se Armand Bogdani ishte personi qė ia kishte marrė gjeneralitetet pėr njė pasaportė udhėtimi. Prokuroria, e mjaftuar nga kjo deklaratė, pa gjetur asnjė gjurmė gishti, pa verifikuar lidhjet me bashkėpunėtorėt nė kėtė trafik dhe pa verifikuar foton e personit qė ndodhet nė kopjen e asaj pasaporte tė dorėzuar te noteri, heton dhe mė pas i kėrkon Gjykatės dėnimin e Bogdanit.



Ngjarja e hetuar

Sipas shkresės sė aeroportit tė Rinasit rezulton se Bogdani me datė 26 qershor 2002 sė bashku me bashkėshorten angleze ka hyrė nė territorin shqiptar, 4 vjet pasi ishte larguar nga Shqipėria. Me tė hyrė nė Shqipėri, Bogdani ėshtė drejtuar Komisariatit tė Librazhdit ku u pajis me pasaportė tė re shqiptare dhe mė pas me vizė nė Ambasadėn Angleze. Mė datė 17 korrik 2002 Bogdani ka marrė pasaportėn, vizėn angleze dhe mė pas ėshtė larguar nga Rinasi drejt Anglisė. Ndėrkohė, nė Shqipėri mė 4 korrik 2002 ishte sekuestruar droga, pėr tė cilėn nė 2004 u dėnua nė mungesė Bogdani me 13 vite burg, vendim ky i lėnė nė fuqi edhe nė shkallėt tjera tė gjyqėsorit nė Shqipėri. Nga ana tjetėr, pa ditur se nė Shqipėri ishte dėnuar Bogdani vazhdonte jetėn normale me bashkėshorten e tij angleze Williams, me tė cilėn kishte ngritur edhe njė biznes. Nė qershor tė 2007 nga martesa ēifti ėshtė shtuar me njė vajzė. Dy javė pas lindjes sė vajzės, autoritet e policisė londineze i vėnė prangat Bogdanit, pasi autoritet shqiptare e kishin dėnuar nė mungesė me 13 vite burg pėr “trafik droge”. Vetė Bogdani pėrveē se i habitur pėr dėnimin, kishte kėrkuar qė mos tė ekstradohej pasi nuk kishte qenė pjesė e ndonjė rrjeti tė trafikut tė drogės. Gjykata nė Londėr e liron nga qelia duke i caktuar masėn e sigurisė “detyrim pėr paraqitjeje”. Pas njė viti proces gjyqėsor, drejtėsia angleze nė gusht tė 2008 vendosi ekstradimin e Bogdanit drejt Shqipėrisė.



Provat e pafajėsisė

Kthimi i ēėshtjes u arrit pasi avokati siguroi provėn shkencore, se nėnshkrimi qė ndodhej nė kontratėn e blerjes sė rimorkios ku u gjet sasia prej 1720 kg hashash, nuk ishte i Bogdanit. Provėn shkresore nga aeroporti i

Rinasit, provoi se Bogdani, 4 ditė pasi ishte nėnshkruar kontrata e blerjes sė rimorkios, kishte hyrė nė Shqipėri sė bashku me bashkėshorten Willimas. U zbulua gjithashtu se fotoja qė ndodhej nė kopjen e pasaportės sė dorėzuar tek noteri (ku ishte nėnshkruar kontrata e blerjes sė rimorkios), nuk ishte e Armand Bogdanit. Me kthimin e ēėshtjes pėr rigjykim, tre gjyqtarė tė Gjykatės sė Apelit, pasi shqyrtuan brenda 12 muajve tė gjitha provat shkencore dhe shkresore, vendosen lirimin e Bogdanit nga burgu, duke e deklaruar tė pafajshėm pėr akuzėn e “trafikut tė drogės”.



Deputeti anglez Allen u interesua pėr Bogdanin

Deputeti i Partisė Laburiste pėr Nottinghamin e Veriut z.Graham Allen, me anė tė njė letre i ėshtė drejtuar Ministritė tė Drejtėsisė sė asaj kohe, z.Enkelejd Alibeajt, duke i shprehur shqetėsimin pėr mos zgjidhjen e ēėshtjes sė votuesit tė tij, shtetasit shqiptar Armand Bogdani. Sipas kėsaj letre, deputeti Allen shpreh shqetėsimin pėr zvarritjen e rigjykimit tė ēėshtjes sė Bogdanit pėr mbi njė vit, pasi sipas tij, ish-ministri i kishte premtuar gjykatės se ēėshtja e Bogdanit do tė zgjidhej brenda njė muaji me ekstradimin e tij nė Shqipėri. Po me anė tė letrės, deputeti laburist i ka kėrkuar edhe Presidentit tė Republikės, Prokurores sė Pėrgjithshme dhe kryetares sė Gjykatės sė Lartė tė pėrshpejtonin gjykimin e Bogdanit, qė zgjati 3 vite e 10 muaj.





“Mė shkatėrruan jetėn, familjen dhe biznesin”

Si morėt vesh qė nė Shqipėri jeni dėnuar dhe shpallur nė kėrkim?

Nga Shqipėria kam ikur sapo kam mbushur 18 vjeē. U largova pėr njė jetė mė tė mirė, duke pėrfunduar nė Angli. Kėtu u paraqita si kosovar pėr tė rregulluar letrat e qėndrimit. Pas disa viteve jam njohur me shtetasen angleze Deborah Williams me tė cilėn u martova. Nė qershor tė viti 2002 nėpėrmjet IOM-it (Organizata e Migracionit shėn. Red.), sė bashku me bashkėshorten kam ardhur nė Shqipėri pėr t’u pajisur me pasaportėn shqiptare dhe me vizė. Mė 22 qershor 2002 kam hyrė nė Shqipėri ku kam qėndruar deri nė fund tė korrikut dhe mė pas jam larguar. Gjatė kėsaj kohe jam pajisur me pasaportė dhe me vizė 6- mujore nga Ambasada Angleze nė Tiranė, mė pas jam kthyer nė Angli.

Ju kishin njoftuar qė po hetoheshin pėr trafik droge nė atė kohė?

(qesh…) Nuk dija qė po hetohesha, pasi unė kam shkuar nė Komisariatin e Librazhdit kam marrė pasaportėn dhe mė pas kam udhėtuar nėpėrmjet Rinasit. Asnjė person nuk mė ka ndaluar. Jam kthyer nė Angli pėr tė vazhduar jetėn dhe biznesin e ngritur sė bashku me gruan.

Mė pas jeni arrestuar…

Nė korrik tė 2007, vetėm dy javė pasi mė kishte lindur vajza, policia mė ka shoqėruar dhe mė kanė njoftuar se isha i dėnuar nė Shqipėri me 13 vite burg pėr trafik droge. Kam mbetur i shokuar, pasi unė kisha ikur 18 vjeē nga Shqipėria. Me vendim tė Gjykatės jam lėnė i lirė, nėn masėn e sigurisė “detyrim pėr paraqitje”. Para gjykatės kam kėrkuar qė tė mos ekstradohem pasi isha i pafajshėm e nuk kisha lidhje me atė trafik droge. Nuk mė besuan dhe mė ekstraduan drejt Shqipėrisė. Ministri i atėhershėm i drejtėsisė Alibeaj premtoi publikisht se ēėshtja ime do tė zgjidhet brenda 1 muaj. Unė aty mora vesh se mė kishin dėnuar me thashethemet e njė personi. Nė gusht 2008 u ekstradova nė Shqipėri. Kur erdha kėtu mora vesh se si dhe pėr ēfarė mė kishin dėnuar nė mungesė. Me ndihmėn e avokatit siguruam provat e pafajėsisė dhe u lirova pas kreva 3 vite e 10 muaj burg.

- - - Updated - - -

Si ėshtė jeta juaj pas daljes nga burgu?

Mė kanė shkatėrruar jetėn, familjen dhe biznesin. Mė kanė marr 3 vjet e 10 muaj jetė. Nuk e di edhe sot se pėr kė e bėra kėtė burg. Po mundohem tė marr veten, por ėshtė e vėshtirė. Kisha familje, biznes, njė jetė tė mirė, tani nuk kam asnjėrėn nga kėto. Kam tre javė qė jam kthyer nė Angli dhe nuk kam asgjė. Kush do tė mbaj pėrgjegjėsi pėr kėtė, shteti anglez apo ata qė mė dėnuan me thashetheme? Fitoi drejtėsia. Vetėm pėr kėtė jam i qetė. Zgjati shumė, por nė fund fitova.

E takuat vajzėn, ishte rritur?

- - - Updated - - -

Po e takova. Po ē’farė takimi thua t’i?! Ajo nuk mė njeh tashmė. Bashkėshortja gjatė kohės qė isha nė burg ėshtė divorcuar nga unė. Ja ēfarė mė ka bėrė drejtėsia shqiptare…(ngashėrehet) …nuk mundem tė lutem.

Ēfarė mesazhi keni pėr ata gjyqtarė qė tė dėnuan?

Mesazh! Ata nuk janė gjyqtarė, janė lopēarė sė bashku me ata qė mė akuzuan. Mė kanė shkatėrruar. Kėrkojė qė drejtėsia nė Shqipėri tė nxjerrė pėrgjegjėsit e kėsaj padrejtėsie. Do t’i kėrkojė edhe shtetit anglez tė mė dėmshpėrblejė pėr tė gjitha vuajtjet, pasi mė ekstraduan nė Shqipėri nė njė vend ku nuk ka drejtėsi.







“Alibeaj i premtoi 1 muaj Gjykatės sė Londrės, e mbajti 3 vjet”

Flet Agim Tirana, avokati qė mbrojti Armand Bogdanin

Si u rihap ēėshtja ndaj Armand Bogdanit?

Tirana: Pėr kėtė ēėshtje mė vuri nė lėvizje ish-prokurori tashmė i ndjerė Xhevat Hana, qė pėr mua ishte simboli i drejtėsisė shqiptare. Mė kėrkoi qė tė merrja nė mbrojtje shtetasin Armand Bogdanin, pasi e kishte tė afėrm nga fshati Rajc i Librazhdit.

- - - Updated - - -

Si e provuat pafajėsinė e Bogdanit?

Pėr tė vėnė nė lėvizje njė ēėshtje penale, e cila ka kaluar nė tė gjithė Shkallėt e Gjyqėsorit, pra edhe Gjykatėn e Lartė e atė Kushtetuese ėshtė shumė e vėshtirė. Mė ėshtė dashur njė periudhė prej afro 6 muajsh pas ekstradimit, pėr tė siguruar provat nėpėrmjet tė cilave u krijua bindja nė Kolegjin Penal tė Gjykatės sė Lartė qė vendimi duhej tė prishej dhe ēėshtja ndaj Bogdanit tė kthehej pėr rigjykim nė Apel nė Gjirokastėr. Gjykata e Lartė e vlerėsoi kėtė ēėshtje, ndonėse ngjarja kishte ndodhur nė vitin 2002, kur klienti im ishte dėnuar me 13 vjet burg pėr akuzėn e “trafikut tė drogės” nė bashkėpunim pėr rreth 1800 kg hashash. Kėshtu, gjykata e kthehu ēėshtjen pėr rigjykim.