Prindėr tė penduar pse blenė kompjuter e celularė



Revista amerikane “Media Psychologist” shkruan se ēdo i katėrti prind ēdo ditė debaton me fėmijėn pėr kohėn qė e kalon para TV-sė, nė kompjuter ose telefon, ndėrsa shumica dėshirojnė qė fėmijėt mė shpesh tė luajnė nė vend tė hapur.

Gati 34 pėr qind e prindėrve dėshirojnė tua marrin fėmijėve tė tyre pajisjet qė ua kanė dhuruar, sepse kanė vėnė re probleme me durim, kreativitetin dhe aftėsitė shoqėrore, ka vėrtetuar hulumtimi i kompanisė britanike, Hobbycraft.

Njė e treta e tyre janė pishman qė u kanė blerė telefona, kompjuterė dhe konzola pėr lojė, ndėrsa njė numri tė madh tė prindėrve mė sė shumti i pengon qė fėmijėt e tyre shumicėn e kohės e kalojnė para kompjuterėve dhe TV-sė, nė vend se tė luajnė jashtė, shkruan Daily Mail. Pėrveē kėsaj, mė sė shumti i brengos qė fėmijėt e tyre nuk dinė tė jenė kreativė, por edhe e pranojnė qė nuk i inkurajojnė sa duhet, ka vėrtetuar studimi.

Edhe pse 73 pėr qind e prindėrve mundohen qė t’ua kufizojnė fėmijėve kohėn qė e kalojnė para ekraneve tė vogla, gati gjysma e tyre nė njė moment megjithatė heqin dorė. Pėr arsyen e njėjtė edhe grinden, ndėrsa ēdo i katėrti pohon qė zėnkat janė tė pėrditshme.

Pėrveē kėsaj, pajisjet kanė ndikuar edhe nė kohėn e kaluar bashkė dhe kėshtu shumica e prindėrve e pranojnė qė pėr shkak tė tyre kalojnė gjithnjė e mė pak kohė me fėmijėt, ēka i bėn qė pėr festat e ardhshme t’u blejnė fėmijėve ēfarėdo dhurate tjetėr, pėrveē atyre teknologjike.

Sipas autoreve, gjeneratat e fėmijėve tė lindur pas vitit 2000 kanė fėmijėri mė tė ndryshme se gjeneratat qė kanė lindur para tyre. Mungesa e shkathtėsive kreative mund tė ndikojė nė koncentrim dhe durim, por edhe nė zgjidhjen e problemeve tė ndryshme.