E Shtune, 15 Dhjetor 2007

VENTIMIGLIA - Nje grua shqiptare ka rene pre e dhunes se burrit te saj italian, i cili e ka detyruar kete te fundit te dale dhe te beje prostituten ne rruge, edhe pse ishte shtatzene. Lajmi eshte bere i ditur nga policia italiane, e cila ka vene ne pranga italianin E. S., 32 vjec, me profesion shofer kamioni, pas denoncimit te gruas shqiptare. I dyshuari bente nje jete me shume shpenzime, duke u futur dhe ne borxhe. Per te lare keto borxhe, ai kishte vendosur qe te nxirrte gruan ne rruge per te prostituuar, emri i se ciles nuk eshte bere i ditur. Ngjarja ka ndodhur ne krahinen e Ventimiglia, ndersa gruaja prostituonte ne Albenga. Hetimet jane zhvilluar nga skuadra antikrimin e Komisariatit te Ventimiglia, e cila ka vene ne pranga E.S., 32 vjec, kamionist, nen akuzen e keqtrajtimit te familjes, si dhe shfrytezim prostitucioni, ne dem te gruas se tij shqiptare. Pervec arrestimit dhe lenies ne qeli te te dyshuarit, prokurorja e kesaj ceshtjeje, ne Sanremo, Maria Grazia Leopardi, ka kerkuar gjithashtu qe ndaj te arrestuarit te zhvillohen dhe kontrolle, me qellim zbulimin e pasurise, e cila mund te jete vene nga parate e fituara. Gjithashtu, nen hetim jane vene dhe dy persona te tjere, qe ishin miq te te arrestuarit.