I ftohti, sot minus 9 grade Celsius
E Diele, 16 Dhjetor 2007
Floket e pare te debores kane rene mbi Tirane mbremjen e djeshme, duke shkaktuar habine e qytetareve. Prej disa vitesh, kryeqyteti nuk eshte zbardhur nga bora, por ulja e temperaturave ka sjelle edhe dimrin e vertete. Nje i ftohte i ardhur nga veriu i Evropes, ka shkaktuar ulje te ndjeshme te temperaturave deri ne tete grade nen zero. Por, dita me e ftohte parashikohet sot, ku temperatura me e ulet do te jete minus nente grade ne vendet malore. Nderkohe qe temperature mbi zero sinoptikanet pohojne se sot do te kene vetem vendet bregdetare. Keto temperatura, sipas meteorologeve, do te vazhdojne deri ne mesjaven tjeter. Me pas do te shihet nje rritje e temperaturave me kater grade, por per vendet malore ato do te mbeten perseri nen zero. Pritet qe nga data 19 dhe 20 te kemi nje ngritje te temperaturave dhe ndryshim te gjendjes fizike te mases ajrore. Do te jete relativisht nga 3 deri ne 6 grade celsius. Por, ne disa vende, kryesisht ato malore, pavaresisht ketyre ndryshimeve, temperaturat do te mbeten ne nivele poshte zeros, ka pohuar sinoptikania Elvira Qilimi.
Gjate dites se djeshme, temperaturat si ne kryeqytet ashtu edhe ne vendet e tjera kane qene nen zero grade. Qyteti me i ftohte ka qene Puka, me nje temperature minus 8,8 grade celsius. Nderkohe qe temperatura nen minus grade jane shemuar ne te gjitha qytetet e vendit. Po keshtu, kjo ftohje e motit ka bere qe mjaft qendra te banuara te perfshihen nga debora dhe ngricat. Jane shenuar temperatura shume te uleta nen zero grade celsius dhe keto kane qene nga minus tete deri ne plus nje grade celsius, ka pohuar Qilimi. Keto temperatura te uleta kane bere qe te ndihet vertet dimri, ku pjesa me e madhe e rrugeve kane qene te ngrira. Gjate dites se djeshme temperatura ne kryeqytet ka qene nga zero ne 7 grade celsius. Nderkohe gjate dites se hene parashikohet nje mot me i ngrohte, ku temperaturat do te rriten me tre grade, por ne zonen verilindore dhe juglindore priten reshje te bores dhe te shiut. Gjate kesaj dite mbi vendin tone do te mbizoteroje mot me vranesira te crregullta, te cilat gjate pjeses se dyte te dites, ne jug te vendit, do te shoqerohen me reshje te dobeta, theksojne sinoptikanet.
Vjet dimer pranveror
Ardhja e temperaturave te ftohta u ka rikthyer sinoptikaneve syte mbrapa dhe pikerisht nje vit me pare. Sipas tyre, viti i kaluar ka qene nje dimer pranveror, ku ditet e ftohta ishin shume te rralla. Po keshtu edhe ditet me reshje shiu kane qene te pakta, sa mund te numeroheshin me gishtat e duarve. Nderkohe qe kete vit kane ndodhur te dy ekstremet, me nje vere shume te nxehte, ku temperaturat i kaluan te 43 gradet. Nderkohe qe edhe dimri eshte kthyer i eger dhe i acarte, ku ne disa qytete si temperatura minimale dhe ajo maksimale brenda 24 oreve eshte ne vlera poshte zeros. Gjate dites se djeshme, vetem Shkodra, Tirana dhe Durresi kane qene ne nivele neutrale, pra ne zero grade. Ndersa qytetet dhe zonat malore kane shenuar temperatura nga minus 1,5 deri ne minus 8,8 grade celsius.
Temperaturat e shenuara dje
Puke -8.8 -3.7
Peshkopi -6.5 -2.0
Bulqize -4.5 -1.0
Burrel -2.5 2.0
Pogradec -1.5 0.5
Korce -5.2 -2.4
Erseke -7.5 -2.0
Kukes -6.6 -1.9
Koplik -0.6 4.8
Shkoder 0.0 3.5
Tirane 0.7 7.3
Elbasan -0.6 6.9
Cerrik 0.8 6.5
Lezhe 0.0 4.0
Durres 0.5 6.4
Vlore -2.0 8.0