Receta Gatimi

Tritol tri femrave, dyshohet babai


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Tritol tri femrave, dyshohet babai

    E Hene, 17 Dhjetor 2007

    Nje shperthim i fuqishem tritoli ka tronditur mengjesin e djeshem banoret e nje pallati gjashtekatesh, prane bashkise se qytetit te Vlores, ne sheshin “4 Heronjte”. Objekt i sulmit te disa personave, ende te paidentifikuar, ka qene banesa e Angjela Myrtaj, nene e dy vajzave adoleshente, te cilat banojne se bashku me te. Shperthimi ka ndodhur rreth ores 04.30 ne katin e gjashte te ketij pallati ne hyrjen e deres se baneses se familjes Myrtaj. Tritoli ka rrezikuar shume banore, qe jetojne ne pallat, por fatmiresisht jane shkaktuar vetem deme materiale dhe asnje person nuk eshte demtuar.

    Dy muret ndares se kateve te pallatit kane rene ne toke, si pasoje e fuqise shperthyese. Lenda eksplozive ka rrezuar edhe dyert e tre banesave, ndersa jane thyer shume orendi shtepiake dhe xhama dritaresh te apartamenteve te pallatit gjashtekatesh. Banesat me te demtuara jane ato te familjes Myrtaj dhe te familjes Hitaj, qe ndodhet perballe vendit ku u vendos eksplozivi. Deme te shumta jane konstatuar edhe ne apartamentet e katit te peste dhe katit te katert.

    Banoret tregojne se kjo eshte hera e trete brenda dy vjetesh, qe ne kete apartament vendoset lenda eksplozive. Dy heret e tjera eksplozivi ka qene ne sasi me te vogel, ndersa e zonja e shtepise kishte marre masa, duke vendosur dyer te blinduara. Por edhe atentatoret kane marre masat e tyre, duke perdorur me shume eksploziv kete here. Vete zonje e shtepise, Angjela Myrtaj, dhe vajzat e saj adoleshente nuk pranojne te flasin per shkak te frikes. Deri tani askush nuk ka marre asnje mase per te bllokuar muret, qe tashme nuk ekzistojne me. Familja Myrtaj, e perbere nga vetem tri femra, ka mbetur me dyer te hapura, ndersa mesohet se nuk eshte caktuar asnje mbrojtje e vecante nga policia, edhe pse eshte hera e trete qe sulmohen, duke rrezikuar jeten. Policia e Vlores mesohet se ka shoqeruar disa persona, te cilet jane marre ne pyetje ne lidhje me ngjarjen e djeshme dhe me pas jane lene te lire.

    “Degjuam tre persona te zbresin shkallet”

    Fqinjet e apartamentit ku ndodhi shperthimi tregojne se kjo eshte hera e trete qe ata perjetojne nje situate te tille paniku. Pavaresisht se objektivi eshte pikerisht Angjela Myrtaj dhe dy vajzat e saj, pasiguria ka ngerthyer gjithe banoret. Argjil Likollari, banor ne katin e trete, tregon se ne oret e para te mengjesit te djeshem ka degjuar disa hapa. “Sipas zhurmes mund te kene qene tre persona, -tregon ai per “Koha Jone”, - dy te paret kane zbritur me shpejtesi ne fillim. Me pas kam degjuar nje tjeter te zbrese dhe disa minuta me vone u degjua nje shperthim i fuqishem”. Argjili tregon se ne moment askush nuk kuptonte se cfare po ndodhte. “Ishte e tmerrshme. Gjithcka dridhej dhe nuk shikonim dot as njeri-tjetrin nga pluhuri qe ngriten muret qe binin”. Likollari thote se i ka telefonuar kryetarit te Bashkise se Vlores, per t’i kerkuar ndihme per riparimin e demeve, pasi ai vete nuk ka mundesi ekonomike. Ndersa banoret e tjere thone se duan te largohen nje ore e me pare nga shtepite e tyre, ku nuk ndihen te sigurt.

    Zhduken provat, dyshohet ish-bashkeshorti

    Shperthimi i mbremshem ka zhdukur edhe gjurmet e personave qe vendosen tritolin ne apartamentin ku banojne tri femra. Pas shperthimit, nje grup ekspertesh te policise ka mberritur ne vendngjarje, ku ka bere matjet e nevojshme. Dyshimet e para, sipas uniformave blu, bien mbi ish-bashkeshortin e gruas, Ahmet Lazaj, i cili jeton jashte shtetit, ne Itali. Sipas policise, po hetohet pista qe lidhet me persona te paguar prej tij, pasi vete i dyshuari jeton jashte shtetit dhe eshte invalid. Ekspertet saktesojne se sasia e eksplozivit ka qene e madhe dhe shperthimi ka qene me fitil dhe jo i telekomanduar, cka deshmon per nje krim te kryer nga persona joprofesioniste. Te njejtat burime shtojne se hetimet mund te shkojne deri ne shtetin fqinj. Angjela Myrtaj mesohet se eshte divorcuar vite me pare, por ish-bashkeshorti nuk e ka pranuar kurre kete zgjidhje, duke kerkuar te rikthehet ne shtepi.

  2. #2
    i/e rregjistruar 35% Maska e Insomnia
    Anėtarėsimi
    Dec 2006
    Vendndodhja
    Atje ku nuk je ti
    Postime
    643
    Reputacioni
    18

    Re: Tritol tri femrave, dyshohet babai

    Njerez te pa shpirte.... Pse valle ekzistojn?????!!!!

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 26-07-2013, 01:39 AM
  2. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-10-2009, 11:50 AM
  3. Tranvestitit i pritet fyti me thikė, dyshohet tutori
    Nga aurel nė forum Shtypi i Ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 21-09-2009, 11:14 AM
  4. Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 21-08-2009, 05:23 PM
  5. Eksploziv parukerise, dyshohet per konkurrence
    Nga Kliton nė forum Shtypi i Ditės
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 08-05-2009, 07:21 PM