Moderatori dhe humoristi i njohur Agron Llakaj pritet tė mbyllė kėto ditė kontratėn me televizionin Klan ku prej thuajse njė viti e gjysmė shfaqet nė ekran me showquiz-in Kush do tė bėhet milioner. Ndonėse roli i tij si prezantues ėshtė pėrqafuar nga tė gjithė fansat, Agroni duket se ka vendosur tė ndryshojė, ndoshta pėr tė shkuar mė pranė zhanrit tė tij, humorit.
Ai ėshtė nė prag tė firmosjes sė njė kontrate me Vizion Plus, ndonėse pėr formatin e ri nuk janė bėrė tė ditur ende detaje. Lajmi ėshtė konfirmuar nga burime konfidenciale pranė Vizion Plus dhe lėvizja e tij ėshtė tashmė e sigurtė. Shpresojmė qė ai tė rikthehet sėrish nė rolin e humoristit, e tė na kėnaqė me rolet e jashtėzakonshme. Lėvizjet e Agron Llakajt janė gjithmonė shumė tė komentuara nė media, ashtu siē ndodhi edhe nė rastin e largimit nga Top Channel.