E Marte, 18 Dhjetor 2007
Abuzon seksualisht me fqinjen e tij, duke pretenduar se do te martohej me te, por e merr peng per disa ore, duke tentuar ta perdhunoje. Disa kalimtare shpetojne nje 20-vjecare nga perdhunimi, ndersa policise i eshte dashur te ndjeke te dyshuarin per disa kilometra, nga Kamza ne Zall Herr, per te bere te mundur arrestimin. Bledar Zeneli, 22 vjec, banues ne Kamez te Tiranes, eshte arrestuar oret e vona te se dieles, pasi akuzohet per heqjen e lirise te A.H., 20 vjece, ndersa e ka marre per nje xhiro me makinen e tij dhe i kishte shprehur dashurine. Mbi te riun, sipas burimeve zyrtare, eshte ngritur dhe akuza e kundershtimit te forcave te policise, pasi nuk i eshte pergjigjur thirrjeve per te ndaluar gjate ndjekjes. Rreth ores 20:00, Zeneli eshte shoqeruar dhe pak pas mesnate eshte bere ndalimi per dy akuza.
Ngjarja e rende ka vene ne levizje policine e Komisariatit nr. 5, qe izoloi brenda disa minutave ne qeli te dyshuarin Zeneli. Gjate marrjes ne pyetje, 22-vjecari eshte shprehur se nuk ka pasur asnje qellim te keq ndaj fqinjes se tij dhe se ai pretendonte martese me te. Por, vajza mesohet te kete rrefyer se i riu e ka kercenuar dhe rrembyer me force, duke kerkuar edhe kryerjen e marredhenieve seksuale. Prokuroria e Tiranes po heton per kete rast, ndersa ne cilesine e proves materiale eshte marre vetura tip Benz 190, me targe TR2824K ne pronesi te Zenelit. Sipas policise dhe deshmive te mbledhura, 22-vjecari e ka kercenuar me jete A. H., duke e mbajtur me force ne makine.
Nje patrulle e policise eshte gjendur afer vendngjarjes dhe ka ndjekur makinen e te riut qe nuk i eshte pergjigjur thirrjeve per te ndaluar dhe njekohesisht nuk ka liruar as 20- vjecaren. Madje, policia e vleresoi nje pengmarrje te paster, pasi i riu e ka kanosur te rene ne makine nese do kryente ndonje veprim kunder deshires se tij. Pas nje ndjekjeje te gjate, ne Zall Herr eshte bere e mundur te lirohet vajza e marre peng dhe te arrestohet i dyshuari, thane burime te policise se Tiranes, dje, per gazeten KJ. Vajza ka mohuar pretendimet e djalit per nje lidhje dashurie, por do jene hetimet e metejshme qe do sqarojne kete ngjarje. Akuzat e ngritura ndaj te dyshuarit jane rrembim dhe mbajtje peng te personit ne rrethana lehtesuese dhe mosbindjes te urdhrit ndaj punonjesit te policise rendit publik.
Dhjetor 2002
Mustafa Kadiu emigrant ne Londer, me nje "travel document" te leshuar nga "Home Office" udheton per ne Napoli, ku mashtron nje minorene rumune, e cila punonte si prostitute per nje klan shqiptaresh. E trafikon ne Londer, ku me te mberritur e mban peng ne dhome duke i vene thiken ne fyt per ta detyruar, qe te prostituonte per te. Vajza denoncon ne polici, e cila arreston Kadiun. U akuzua per rrembim personi, perfitimin te ardhurash nga imoraliteti. Denohet me 11 vjet burg.
Mars 2003
Vellezerit shkodrane Anton dhe Aleks Gjekaj dyshohen se iniciojne rrembimin e shqiptares A. M., ne lagjen "Acton", se bashku me Robert Linadin, Nexhmedin Ramadanin dhe Besnik Brecajn. Pengmarresit i kerkuan tutorit te saj Sabri Muca, 30 mije paund ne kembim te lirise. Fundi i qershorit 2003, do t'i gjente te arrestuarit perballe gjykatesit Martin Zedman. Ceshtja u pushua.