Receta Gatimi

Pėrse duhet tė dhurojmė gjak?


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1
    Postues Veteran Lirenti-Addicted Maska e olsii
    Anėtarėsimi
    Jan 2012
    Postime
    3,332
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    16

    Post Pėrse duhet tė dhurojmė gjak?

    Ēfarė ėshtė dhe ē’rėndėsi ka? Dhurimi i gjakut ėshtė njė gjest vullnetar, periodik, anonim dhe bėhet falas. Kjo ndodh nė raste aksidentesh tė rėnda, ndėrhyrje kirurgjikale, transplantet e organeve, anemitė kronike, sėmundjet onkologjike dhe nė shumė raste tė tjera
    Gjaku ėshtė komponenti pėrmes tė cilit qelizat dhe indet e trupit mbahen nė marrėdhėnie me njėra-tjetrėn. Substancat ushqyese, pėrfshi kėtu edhe oksigjenin, kalojnė pėrmes gjakut; materialet e padobishme, acidi karbonik, kalojnė nga indet nė gjak. Kjo lidhje e vazhdueshme furnizon indet me energji dhe lejon daljen e materialeve tė padobishme. Para dhurimit tė gjakut duhen plotėsuar disa kushte: duhet tė jeni nga mosha 18 deri nė 65 vjeē dhe tė keni njė peshė mė tė madhe se 50 kilogramė. Gjithashtu nevojitet njė vlerėsim paraprak i mjekut tė qendrės sė transfuzionit ku do tė drejtoheni. Sa herė qė vendosni tė dhuroni gjak, fillimisht duhet tė plotėsoni njė pyetėsor ku deklarohen disa tė dhėna tė gjendjes suaj shėndetėsore. Po ashtu ju matet tensioni dhe hemoglobina.

    Ēfarė kėrkohet nė pyetėsor?

    Pyetje pėr mėnyrėn e jetesės (pėr marrėdhėniet e rrezikshme seksuale dhe pėrdorimin e substancave narkotike) qė kanė nevojė pėr pėrgjigje tė sinqerta, sepse shėrbejnė pėr tė garantuar transfuzion tė sigurt. Veē tė tjerash kėrkohen informacione pėr gjendjen shėndetėsore, ndėrhyrjet e fundit kirurgjikale, marrjen e barnave dhe udhėtimet jashtė vendit.

    Sa herė nė vit mund tė dhurohet gjak?

    Meshkujt mund tė dhurojnė gjak deri katėr herė nė vit, me njė pushim minimal prej 90 ditėsh. I njėjti interval vlen dhe pėr gratė, por nuk duhet tė dhurojnė gjak mė shumė se dy herė nė vit. Pėrjashtohen periudhat para e pas ciklit menstrual, si dhe gjatė shtatzėnisė. Pas lindjes duhet pritur njė vit, pastaj mund tė dhurohet gjak.

    Dhurimi i gjakut, a ka ndonjė efekt anėsor?

    Asnjė, por pėr tė pasur njė mbarėvajtje tė procesit duhen ndjekur disa rregulla tė thjeshta menjėherė pas pėrfundimit tė dhurimit: duhet konsumuar shumė ujė dhe tė hani sėrish ushqim, duke i dhėnė pėrparėsi sheqernave. Veē tė tjerash, pėr tė dhuruar gjak, duhet tė keni ngrėnė mirė dhe tė keni konsumuar fruta tė freskėta ose lėngje frutash tė shtrydhura, ēaj, kafe me pak sheqer. Gjithashtu ditėn e dhurimit tė gjakut nuk duhet tė kryeni aktivitete sportive dhe ditėn tjetėr tė kryeni njė aktivitet fizik tė moderuar.

    Cila ėshtė situata e dhurimit tė gjakut nė Europė?

    Sot, mė shumė se 500 milionė qytetarė tė BE-sė, varen nga gjaku i dhuruar i 15 milionė dhuruesve. Kjo nuk mjafton pėr tė pėrmbushur nevojat e tė gjithė europianėve qė varen nga gjaku pėr tė mbijetuar, nė rast aksidenti ose sėmundje kronike qė kėrkojnė transfuzione tė herėpashershme.

    Po nė botė?

    Ēdo vit bėhen 92 milionė dhurime, por 30 milionė persona e bėjnė vetėm njė herė dhe pastaj nuk e pėrsėrisin mė kėtė pėrvojė.

    A merret ndonjė leje pėr tė dhuruar gjak?

    Jo, sepse bėhet fjalė pėr njė veprim vullnetar diktuar nga fryma e pastėr e solidaritetit. Nė disa kombe, dhurimi i gjakut kompensohet nga shuma tė ndryshme tė hollash, duke u bėrė kėshtu njė mjet jetese pėr tė papunėt. Nga ana tjetėr, tė paktėn kėshtu, njė herė nė vit, kryhen tė gjitha analizat e gjakut dhe njė kontroll i pėrgjithshėm.

    Pėrse ėshtė e nevojshme tė dhurojmė gjak?

    Gjaku i mbledhur ndahet nė tri pėrbėrės: rruazat e kuqe (eritrocitet), pllakėzat e gjakut (trombocitet) dhe plazma, qė mund tė pėrdoren pėr tre persona tė ndryshėm. Pėr shembull njė pacient i prekur nga leucemia akute, gjatė terapisė sė induksionit, nė harkun kohor tė gjashtė javėve mund tė ketė nevojė pėr 80-120 transfuzione rruazash tė kuqe dhe pllakėzash gjaku; pėr tė kryer njė transplant tė palcės sė kurrizit, pacienti mund tė ketė nevojė pėr 100 transfuzione tė rruazave tė kuqe dhe pllakėzave tė gjakut; ata qė vuajnė nga anemia e rėndė mesdhetare, pėr tė mbajtur njė nivel tė mirė tė hemoglobinės, nevojiten transfuzione rruazash tė kuqe ēdo 20-30 ditė.

    Pėrse ēdo vit dėgjojmė tė flitet pėr mungesė gjaku gjatė verės?

    Mungesa e gjakut gjatė muajve tė verės ėshtė njė e dhėnė fiktive. Nė kėtė periudhė ka pakėsime nė mbledhjen e gjakut, ndėrkohė qė nevoja ėshtė jashtėzakonisht e madhe. Mesa duket vajtja e njerėzve me pushime ndikon nė ndėrprerjen drastike tė dhurimit dhe grumbullimit tė gjakut.

  2. #2
    E..S...L...I Lirenti-Addicted Maska e Auroraa
    Anėtarėsimi
    Jan 2013
    Vendndodhja
    Honoluluuu
    Postime
    3,023
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    15
    e pervec pikave te permendura me siper,dhurimi i gjakut eshte nje gjest fisnik,gjithkush mund ta beje,pasi ndihmojme shume jete ne kete rast

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Perse duhet te qeshim 25 minuta ne dite
    Nga olsii nė forum Life Style
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 10-07-2012, 08:57 PM
  2. Sallami, pėrse nuk u duhet dhėnė me shumicė fėmijėve
    Nga Erinaa nė forum Kuzhina Shqiptare dhe e Huaj
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 14-11-2011, 04:21 PM
  3. Vampiri(a) s’mund tė jetojė pa gjak
    Nga labja nė forum Ngjarje Nėpėr Botė
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-08-2011, 11:51 AM
  4. Pėrse nuk duhet tė flesh me kafshėt
    Nga Erinaa nė forum Trupi dhe Shėndeti
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 21-04-2011, 06:26 PM
  5. 10 arsye se perse duhet te qeshim
    Nga EMAUS nė forum Psikologji-Sociologji-Filozofi
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-01-2010, 03:26 PM