Depresionin nga pikėllimi i zakonshėm e dallon ndjenja e fajit dhe vetakuzimit, prandaj njerėzit tė cilėt mė shpesh e fajėsojnė veten pėr ngjarjet e jetės janė mė tė prirė pėr depresion, sepse truri reagon ndryshe.

Njerėzit qė shpesh e fajėsojnė veten pėr situatat dhe problemet e jetės shumė mė shpesh bėhen depresivė, ka vėrtetuar studimi i Universitetit Manchester. Shkencėtarėt me ndihmėn e incizimeve tė rezonancės magnetike tė trurit kanė dėshmuar qė pjesėt e caktuara tė trurit tė tė sėmurėve nga depresioni reagojnė ndryshe se sa tek njerėzit e zakonshėm, transmeton “Daily Mail”.

Me kėtė kanė vėrtetuar tezėn e psikoanalistit, Sigmund Freud, i cili ka thėnė qė depresionin nga pikėllimi i zakonshėm e dallon ndjenja e fortė e vetakuzimit dhe fajit.

Madje, edhe pasi qė simptomat e depresionit largohen, lobi i pėrkohshėm i tė sėmurėve nga ai ka mekanizėm tė ndryshėm tė reagimit ndaj tė menduarit pėr fajin, kanė shpjeguar shkencėtarėt. Ata nė eksperiment kanė vėzhguar trurin e njerėzve, tė cilėt nuk kanė qenė asnjėherė depresivė, si dhe tė atyre tė cilėt qysh njė vit kanė qenė tė sėmurė nga depresioni dhe tani janė nė remision.

“Ėshtė interesante qė truri i njerėzve tė prirė pėr depresion reagon ndryshe nė situatat nė tė cilat e fajėsojnė veten pėr diēka dhe jo nėse janė tė zemėruar nė tė tjerėt. Kjo shpreh joracionalitetin e tyre nė vlerėsimin e situatės dhe kanė kritere shumė mė tė forta pėr vete se sa pėr tjerėt, pėr ē’arsye si pasojė ndihen me faj edhe pėr gjėrat dhe ndodhitė tė cilat nuk i kanė shkaktuar”, ka thėnė dr. Roland Zahn, udhėheqės i studimit.

Pėr herė tė parė kemi arritur tė vizatojmė hartėn e trurit e cila tregon se si faji ndikon nė njerėzit e shėndetshėm dhe nė ata depresivė dhe shpresojmė qė do tė na mundėsojė shėrim mė tė thjesht dhe mė efikas, por edhe parandalimin e depresionit.