Zhurma e njemije bisedave ngrihej lart mbi turmat e njerezve si zukame resh gumezhitese. Shetitesit benin perpara qe nga statuja e Skenderbeut perpjete Bulevardit te gjere "Deshmoret e Kombit" tek Universiteti i Tiranes, dhe prape mbrapsht, e prape perpara, gjate gjithe mbremjes. Gjate xhiros ata jo vetem qe kembeheshin me fqinjet, shoket dhe te afermit, por gjithashtu me burokrate te qeverise dhe zyrtare te larte te Partise Komuniste, si dhe anetare te Sigurimit, policise sekrete aq te frikshme. Ata gjithashtu kalonin prane ushtareve qe ruanin Bllokun e izoluar, ku zyrtaret e larte te Partise kishin vilat e tyre, si dhe ministrite e ndertuara nga italianet, modernin Pallati i Kongreseve, dy parqe dhe Hotel Dajtin, i cili rezervohej per zyrtare te huaj.

Ecja mes Rafaelit dhe Vaskes. Rafaeli fliste shqip dhe Vaska perkthente. Kur kaluam prane hotel Dajtit dallova dy statuja ne te dy anet e rruges. Njera e Leninit dhe tjetra e Stalinit. Stalini e kishte doren poshte xhaketes si Napoleoni, ndersa Lenini me kapelen ne doren e shtrire dukej sikur po i bente shenje Stalinit. "Me duhet t'i fotografoj", thashe. "Po, por jo tani", tha Vaska. "Neser". Ai shikoi perreth dhe tundi koken, shenje se kishte shume njerez. Ai nuk donte qe te terhiqnim vemendjen. Me erdhi ne mendje se une isha i vetmi njeri me nje aparat ne kete vend te pamesuar me aparate fotografike. Vaska me kapu nga krahu dhe me tha butesisht "Shikoji nga afer. Lenini po i thote Stalinit: 'Hej Xho', eja ketej te te qeras me nje pije". Dhe Stalini po i thote "prit sa te rregulloj kemishen". Me pas Stalini e nxjerr doren nga xhaketa. Ai ka nje revole dhe e qellon Leninin". Vaska pa nga une ne pritje te reagimit. Qesha. Vaska qeshi mbyturazi. Ai qe krenar per shakane e tij dhe i gezuar qe une e cmova. Por une u habita qe e beri me mua ate shaka. Nen Hoxhen njerezit qene burgosur per me pak.

Ne te majten tone ndodhej nje xhami e vjeter. Ishte Xhamia e Et'hem Beut, nje ndertese, e cila, sipas shumeve, simbolizonte Shqiperine e vjeter, megjithese qe ndertuar nga turqit gjate pushtimit osman. U habita disi kur e pashe karfosur mes nates me drita vezulluese qe e ndriconin ne nje menyre dramatike. Feja ne Shqiperi, sido qe te ishte, ishte e ndaluar dhe shume kisha e xhamia, sic me paten treguar, qene shkaterruar. Rafaeli qe pikasi interesin tim rrudhi supet dhe tha "eshte nje antike pa ndonje rendesi".

Ate nate nuk fjeta mire. Cdo gje prehej dhe une nuk isha mesuar me kete. Ballkoni im shihte nga Muzeu Historik Kombetar, dhe une e lashe deren hapur per pak fllad, i cili nuk mberriti kurre. Pertej dritares mund te shihja sheshin Skenderbej. Sheshi i gjere me nje shatervan ne mes ishte mbinatyrshem i zbrazet; pa njerez, makina, bicikleta, kuaj apo gomere. Vetem qetesi. Njehere, gjate nates, degjova nje motorciklete tek ndizej, kalonte permes sheshit dhe linte qytetin. Nje here tjeter degjova lehjen e nje qeni. Kjo qe e gjitha.

Ne mengjes, me driten e pare te agimit, kendoi gjeli. Nga ballkoni pashe nje skuader grash te vjetra teksa dilnin nga erresira tek nje kend i sheshit ende te zbrazet. Te pajisura me fshesa te bera vete, e kova uji, filluan te fshinin. Here pas here, ato do sperkatnin me uje sheshin per te mbytur pluhurin, dhe me pas vazhdonin te fshinin me autoritet.

Luani po me priste kur zbrita ne holl. Me te qe nje burre tjeter. Luani me prezantoi me Fatos Tarifen. Ai eshte ngarkuar t'iu shoqeroje gjate vizites tuaj ketu", tha Luani. "Po ti?" "Me jane dhene gjera te tjera per te bere", tha Luani. Me vinte keq qe Luani nuk do me shoqeronte. Ai me pelqente dhe, njefaresoj, shpresoja se ai do me shoqeronte. Fatos Tarifa nuk dukej i lumtur qe po me takonte. Nuk buzeqeshte dhe kishte nje veshtrim te vrazhde ne fytyre. Fliste njefare anglishtjeje formale qe e kishte mesuar nga librat. Ai ishte 32 vjec, profesor ne Universitetin e Tiranes ku sapo ishte doktoruar ne sociologji. Me vone mora vesh se Komiteti qe merrej me perkujdesjen dhe kontrollin e vizitoreve te huaj-Komiteti per Lidhjet Kulturore dhe Miqesore me vendet e tjera-kishte telefonuar Fatosin nje dite pasi ai qe kthyer nga pushimet me familjen nga qyteti jugor i Sarandes dhe i kishte ngarkuar detyren. Nuk ishte entuziast per kete. Te shoqes i duhej te kthehej ne pune te nesermen, prinderit, me te cilet ai jetonte, kishin ikur me pushime dhe ai kishte ngecur me perkujdesjet per dy djemte e tij shtate dhe tre vjecare. Tani i duhej te shpenzonte dy jave rrugeve me nje amerikan te panjohur.

Prapeseprape kjo detyre kishte te mirat e saj per nje njeri si Fatosi, sic do ta merrja vesh. Intelektualet, Fatosi qe nje i tille, qene te paret qe ngarkoheshin me shoqerimin e vizitoreve te huaj. Gjithashtu, profesoret, gazetaret dhe shkrimtaret te cilet mund te flisnin gjuhe te huaja perzgjidheshin dhe kjo konsiderohej si privilegj. Kjo nenkuptonte besimin e Partise. Se dyti, nje personi si Fatosit, i cili nuk kishte qene kurre jashte Shqiperise, i jepej mundesia te mesonte dicka rreth Perendimit, apo ne rastin tim, Sheteve te Bashkuara. Gjithashtu, i jepej mundesia te permiresonte anglishten e folur. Ai, gjithashtu, mund te mesonte dicka rreth Shteteve te Bashkuara dhe botes se jashtme.

Teksa iu dhame rrugetimeve, e bera zakon te shkruaja nje artikull pothujase cdo pasdite bazuar ne ato qe ne shihnim dhe perjetonim ne pjese te ndryshme te vendit. I rradhita artikujt sipas vijimesise ne valixhen time qe t'i sillja me vete, ose t'i raportoja ne Boston nga Zurihu. Fatosi, i shqetesuar per imazhin e vendit te tij jashte, u perpoq te me bente qe t'ia tregoja artikujt, por une refuzova. Fatosi ishte shume krenar dhe, gjithashtu, krenar per vendin e tij, ashtu sic ishte. Kisha pershtypjen se ai ashtu si shume shqiptare te tjere qe takova, megjithese anetare te privilegjuar te Partise, ishin po aq nacionaliste, sa edhe komuniste. Komunizmi ishte e vetmja makine politike qe ata kishin, apo njihnin. Shqiperia ishte shtet policor, sigurisht, por kishte shume komuniste te rinj te cilet nganjehere ia dridhnin policise.

Pas ikjes se Luanit, une isha ne dore te Fatosit dhe gjeja e pare qe me tha ishte "ti duhet te ma thuash emrin si duhet. Me quajne Fatos, jo Fatso". Se mbajta te qeshuren. "Me vjen keq", i thashe. "Nuk te thirra Fatso qellimisht.Vetem se e kisha te veshtire te te therrisja "Fatos". Kurre nuk kam njohur dike me kete emer".

Tirana e keso kohe kishte nje popullsi prej rreth 200 mije vetesh, por askush nuk e dinte me siguri. Statistikat, ashtu si cdo gje tjeter nen komunistet, ishin te veshtire per tu patur, ashtu si dhe numrat e telefonit, adresat dhe, madje, ndonjehere edhe emrat e rrugeve dhe njerezve. Hartat e rrugeve te binin ne dore me veshtiresi. Megjithe madhesine e Tiranes, qyteti nuk kishte semafore, ashtu si krejt vendi. Nuk kishte semafore, sepse nuk kishte makina. Kurrkush nuk mund te kishte nje te tille. Nganjehere nje "Mercedes" i erret me perde te mbyllura nget permes qendres se Tiranes dhe njerezit ngrene koken. Duhet te kete qene Ramiz Alia, ose ndonje tjeter zyrtar i larte i Partise duke shkuar diku, ndoshta tek hotel "Adriatiku" ne Durres per dreke apo darke.

Kurrkush nuk dinte shume. Kishte pak gazeta dhe te gjitha kontrolloheshin nga Partia. Burimi kryesor i lajmeve ishte "Zeri i Popullit", gazeta zyrtare e Partise Komuniste dhe stacionet e radios dhe televizionit nen kontrollin e qeverise. Dhe ato i tregonin njerezve vetem cka Partia donte qe ata te dinin. Njerezit mund te degjonin "Zerin e Amerikes", "BBC"-ne, apo stacionet e radiove italiane, por kjo qe e rrezikshme nen regjimin e Hoxhes.

Fatosi kembenguli qe te vizitoja Muzeun Historik Kombetar, i cili ishte afer hotel Tiranes. Ishte bosh kur mberritem, por nje grua qelloi aty per te na pershendetur dhe me pas si ciceron. Quhej Valdete Sala. Ajo ishte e re dhe terheqese, por shume serioze. I shmangej shikimit tim. Une isha nje i huaj, nje amerikan, ne fund te fundit, dhe kesisoj nuk qeshe mik i Shqiperise. Ajo i drejtohej Fatosit dhe sillej sikur une te mos isha aty.

Ajo fliste shqip megjithese dyshoja se e njihte anglishten. Hapur, dhe dukshem, ajo ishte krenare per arritjet e Enver Hoxhes dhe Partise Komnuniste: tregonte harta dhe foto nga ngjarjet e L2B dhe triumfit te partizaneve. Ekspozita qe na tregoi pasqyronte historine e revolucionit shqiptar qe nga L1B dhe, gjithashtu, portrete te udheheqesve politike shqiptare te varura ne mure. Kur mberritem tek vitet '20 ajo heshti para nje portreti te Fan Nolit.

"Fan Noli ishte nje nga udheheqesit tane te hershem dhe te rendesishem revolucionare", tha Valdetja. "Ai udhehoqi permbysjen e forcave reaksionare te Ahmet Zogut ne vitin 1924. Fatkeqesisht, Noli nuk u lejua te udhehiqte per nje kohe te gjate. Cifligaret dhe kapitalistet ishin kunder reformave te tij ekonomike dhe agrare dhe e rrezuan". Pashe nga portreti i Nolit. Ai ishte veshur ne te zeza me nje fytyre serioze te pa buzeqeshje. Dukej si nje revolucionar i ri sovjetik.

Valdetja ra ne heshtje per nje cast. Pashe nga ajo. Nuk mund te rezistoja. "E kam takuar", thashe. "Ai ishte prift". Syte e saj u zmadhuan. Ajo pa nga Fatosi per nje perkthim, megjithese e dija se me kishte kuptuar.
"Ti e ke takuar ate?", pyeti Fatosi mosbesueshem.

"Po, e kam takuar ne Boston. Ose, South Boston per te qene i sakte. Ka vdekur. Por ai ishte ipeshkv i Kishes Ortodokse Shqiptare atje. Ishte ne fillim te viteve '50-te. Une isha rreth 16 a 17 vjec. Ndersa ai, burre i vjeter. Nje dite shkova tek kisha per te takuar ca vajza. Ai ishte atje dhe une e takova kur po dilja".

Pashe nga Valdetja teksa Fatosi perkthente. Syte e saj u zmadhuan edhe me. E shihja se ishte e impresionuar, por mendova te shtoja edhe dicka tjeter. Keshtu qe thashe "madje i putha edhe unazen".
"Ju jeni anetar i Kishes Ortodokse?", pyeti Fatosi. Enver Hoxha, zyrtarisht, e kishte deklaruar Shqiperine nje shtet ateist ne vitin 1967, duke ndaluar te gjitha fete. "Jo, nuk jam. Vetem se qellova te jem ne nje radhe te rinjsh ne kishe te cilet po i puthnin unazen. Keshtuqe, kur me erdhi radha mua, bera te njejten gje. Asgje me rendesi".

Prisja qe Valdetja te behej miqesore me mua, ndoshta te buzeqeshte. Por, kjo nuk ndodhi. Ne fakt, ajo u be edhe me e ftohte. Per nje cast te shkurter mendova se takimi im me nje nga heronjte e saj revolucionare do te bente pershtypje te mire. Ndoshta ajo do me shihte ne nje drite tjeter. Por qeshe gabuar.

Kur e takova Nolin, me te vertete nuk e dija se kush ishte. Megjithese, e dija se ai kishte luajtur njefare roli ne Shqiperi mes dy luftrave Boterore, une, thjeshte, e shihja si prift shqiptar. Asokohe, kujtoja se emri i tij ishte Fannoli.

Fan Noli ishte diplomuar ne Harvard, nje liberal me prirje te majta, themelues i Kishes Autoqefale Ortodokse Shqiptare ne Boston ne vitin 1908. U kthye ne Shqiperi ne vitin 1920, me qellim themelimin e nje demokracie perendimore. Ne 1924-en, Noli udhehoqi nje grusht shteti kunder cifligareve konservatore, gje qe detyroi Ahmet Zogun, kreun e tyre, te arratisej. Noli, sidoqofte, ishte shume radikal per te vazhduar udheheqjen e te pakenaqurve qe qene revoltuar kunder Zogut. Noli, i cili simpatizonte komunistet ne Rusi, e demtoi veten me tej ne aleanca te mundshme, kur si kryetar i qeverise shqiptare njohu qeverine bolshvike te Bashkimit Sovjetik. Ahmet Zogu, me mbeshtetjen e huaj, formoi nje ushtri ne Jugosllavi dhe u rifut ne Shqiperi ne dhjetorin e 1924-es. Noli dhe ndjekesit e tij u haperdane, disa ne Moske, e disa te tjere ne kryeqytetet europiane. Noli u kthye ne Boston dhe iu kushtua kishes dhe letersise. Dhe, ja ku ishte tani i varur ne murin e nje muzeu komunist ne Tirane. Megjithese komunistet e paten 'zhveshur' nga te gjitha ngjyrimet fetare, ai, prape, ishte heroi i tyre. Pati drejtuar Shqiperine per 6 muaj. Dhe une isha njefare miniheroi i perkohshem meqe isha takuar me te.

Jorgo Melica dhe Petraq Pojani, kryetari dhe sekretari i pergjithshem i Komiteti,t po prisnin per mua dhe Fatosin. Zyra e tyre ndodhej ne nje ndertese shkatarraqe minuta prej qendres se Tiranes. Mendova se zyra qe getoizuar, derisa, me vone, kuptova se shumica e zyrave te anetareve te kryesise se Partise qene shkatarraqe. Pavaresisht gjithe sloganeve partiake rreth fuqise dhe prosperitetit, Shqiperia ishte nje vend shume i varfer, edhe nese shqiptaret nuk e dinin kete.

Jorgo ishte nje burre i mbushur me nje fyttyre te madhe, buzeqeshje te madhe dhe nje shtrengim te madh dore. Ai ngjante me Leonida Brezhnjevin. Pyesja veten nese ishte po aq pijanec, gjithashtu. Ai kishte floke te erret e te shpeshte, dhe vetulla te trasha. Petraqi, nje burokrat i drojtur me floke te prera shkurt kishte sherbyer si ambasador i Shqiperise ne France. Megjithese, sipas gjasave, ata duhej te ishin burra me autoritet, mua mu duken si zyrtare klike, te ngjashem me ata qe kisha patur te beja ne politiken e Masacusetsit. Jorgo na ofroi rakine e tradites, te cilen e pranova, megjithese ishte ende mengjes. Vetem pas dy hurbave, u turbullova. Rakia, sic do te mesoja, donte pak kohe per tu pershtatur me te. Rakia, pija kombetare, u soll ne Shqiperi 500 vjet me pare nga turqit. Thuhej se, pervec Islamit, ishte e vetmja gje qe turqit lane pas. Te dyja keto i luanin njerezit mendsh. Rakia prodhohej nga fruta te fermentuara dhe distilimi i tyre; kumbulla, rrush ose manaferra. Thuhej se rakia e manaferrave ishte me mira. Per mua te gjitha llojet e rakive shijoin njelloj; te forta dhe te idhta. E njejta gje mund te thuhej per cigaret e tmerrshme "Arberia" qe gjithkush pinte. Cigarja e karthinjte dukej si ato shigjetat e vogla helmuese. Permbyllese e kesaj tresheje te vdekjes, ishte kafja turke qe shoqeronte rakine dhe cigaret. Kjo, per shume burra shqiptare, ishte se si e nisje diten. Prapeseprape, u kujtova se presidenti Truman e niste diten me nje gote burbon ose skotc, nese burboni ishte mbaruar.

Meqe Jorgo nuk fliste anglisht ne e zhvilluam biseden ne shqip. Fatosi perkthente, ndersa une stermundohesha te kapja cdo fjale te trete a te katert ne shqip. Ata te dy kishin skicuar cka ata e quajten program; nje tur dhjete ditesh me fundjaven e ardhshme rezervuar per dasmen ne Korce.

Fatosi do me shoqeronte pergjate udhetimit. Do na jepej nje makine megjithe shoferin. Te nesermen do niseshim per ne veri duke filluar nga Kruja, ku Skenderbeu mbertheu turqit per 25 vjet ne fillim te viteve 1400, dhe me pas ne Shkoder per te pare hidrocentralin "Drita e Partise". Me vone do vizitonim bregdetin e Durresit dhe Sarandes, Butrintin ku nje vendbanim i lashte ilir qe zbuluar. Prej andej ne dasem ne Korce, Pogradec, Liqenin e Ohrit dhe rrenojat romake te Apollonise ne Shqiperine e Jugut. Pasketaj drejt Permetit dhe qyteteve muze te Beratit e Gjirokastres, do preknim Vloren ne bregdet dhe mbrapsht ne Tirane.

"Do te shihni gjera shume pak te huaj kane pare me pare", tha Jorgoja. "Do shihni se Shqiperia eshte nje vend i hapur ne kundershtim me ate cka shtypi perendimor shkruan rreth nesh. Do te shihni perparimin e madh qe ka bere vendi qysh prej Clirimit".

Clirim ishte emri me te cilin komunistet quanin mundjen e gjermaneve ne Shqiperi ne vitin 1944. Pas ca luftimesh te veshtira, partizanet komuniste i ndoqen gjermant e terhequr jashte Shqiperise dhe moren vendin ne dorezim. Praktikisht cdo gje per te cilen ata flisnin kishte ndodhur para ose pas Clirimit.

"Por mos bej gabim te na krahasosh me Perendimin, sic kane bere gaztare te tjere", tha Jorgoja. "Kjo eshte e pandershme. Ne kemi histori te ndryshme. Ju duhet, kur te shkruani, te krahasoni gjerat qe shihni tani me si gjerat qene para Clirimit. Para Clirimit njerezit ishin te varfer dhe te shtypur. Ata ishin te paditur. Ata nuk mund te lexonin, as shkruanin. Nuk kishte pune, shkolla, mjeke, spitale. Tani mund te shohesh me syte e tu perparimin qe kemi bere", tha ai teksa valeviti krahun nga dritarja.

Petraq Pojani u fut ne bisede. "Babai juaj e la kete vend per Ameriken qe ne rini. Pse iku ai? Ai iku sepse nuk kishte pune ne Shqiperi. Ai iku sepse njerezit ishin te varfer, te uritur e te paedukuar. Tani gjerat kane ndryshuar. Do ta shihni. Jua dhame programin. A ka ndonje gje tjeter qe do deshironit te shihnit gjate turit tuaj?", pyeti Petraqi. "Po, ka", thashe. "Do me pelqente te beja gjera te tjera. Do me pelqente te vizitoja burgun e Burrelit dhe do doja te intervistoja Ramiz Aline".
Ne Burrel diku ne veri te Shqiperise ishte burgu i te denuarve politike. E dija se nuk do me linin te beja asnjeren nga te dyja, por pse te mos pyesja. Jorgoja dhe Petraqi pane nga njeri tjetri sikur sapo kisha kerkuar te flisja me Enver Hoxhen, ose te flija me gruan e njerit prej tyre. Buzeqeshen sikur te thoshin se, sigurisht ky njeri po ben shaka. Jorgoja u kthye nga une dhe tha. "Ju nuk e keni me gjithe mend".

"Pse, jo", ia ktheva.

"Eshte e pamundur", tha ai.

Jorgoja hapi nje pakete "Arberia" dhe u ofroi cigare te gjitheve para se merrte nje per vete e ta ndizte me nje cakmak Zippo. Shqiptaret e kishin zakon qe, praktikisht, te detyronin te merrje nje prej cigareve qe te ofronin, sikur te kishin nevoje per nje partner ne nikotine. Cakmaku i Jorgos kerciti teksa mbyllej dhe dy fjolla tymi i dolen prej hundes. Ai vuri cigaren menjane, i kryqezoi duart perpara si nje gjykates, buzeqeshi dhe tha: "Ramiz Alia nuk jep intervista". Pushoi si per te lene ate qe tha te zinte vend, dhe ende buzegaz, shtoi "Burreli eshte zone e ndaluar per te gjithe, perfshire shqiptaret". Ai i rimbushi gotat me raki. Gezuar, tha me goten lart. Gezuar, thame ne te gjithe me gotat ne buze. Tekja e pare me pat goditur. E dyta shkoi poshte butesisht. U ndjeva sikur kisha kaluar njefare prove.

Nje bust i Leninit ndodhej ne nje tavoline pas shkrimores se tij dhe Jorgoja me kapi teksa po e shikoja. "A e njihni Leninin?", pyeti ai. "A e njihni vepren e Vladimir Leninit? A e njihni njeriun qe ndryshoi boten?"
"I vetmi Lenin qe njoh eshte Xhon Lenon", thashe une.

"Kush?", pyeti Jorgo. Ai pa nga Fatosi per qartesim.

"Xhon Lenoni i Bitellsave", tha Fatosi. Jorgoja dhe Petraqi qeshen dhe ne beme te njejten gje. Ata kujtuan se une bera shaka. Ndoshta, por nuk me dukej keshtu. Papritur dyshova se Jorgoja e dinte kush ishte Xhon Lenoni apo Bitellsat.

Me vone shkova nga Universiteti i Tiranes. Ne maje te nderteses qe nje tjeter parulle komuniste. Lavdi Marksizem Leninizmit. Poshte shenjes qe nje portret i stermadh i Enver Hoxhes. Nuk e dija nese me kishin ndjekur apo jo, por nuk kishte ndonje ndryshim. Isha i dehur nga rakia. Ishte gusht dhe shkollat ishin pushim, por ende kishte studente perreth. Disa here iu afrova nje grupi studentesh ndenjur afer universitetitt dhe dhe u perpoqa te bisedoja me ta. Ata qene te perkore dhe te sjellshem, por ata nuk donin te hynin ne bisede. Djemte fare thjeshte mi ngulnin syte dhe largoheshin, ndersa vajzat kukuriseshin. Madje edhe para se tu flisja anglisht, te cilen isha i sigurte se ata e studionin dhe njihnin, ata mund te merrnin me mend se une isha i huaj nga rrobat, te ecurit, a te dyja bashke. Nuk donin te flisnin me mua. Ishin te drojtur. Ndoshta kishin frike. Veshtire te thoje. Kush e dinte cili kishte qene denimi nen diktaturen e Hoxhes per te folurit me nje te huaj, nje amerikan ne kete vend te cuditshem? Megjithate, gati sa nuk u shkova prane dhe u thashe: degjoni, ju po jargaviteni mbi Leninin e gabuar. Xhon Lenoni eshte ai qe duhet himnizuar, jo Vladimiri. Por, sigurisht, nuk e bera. Ndoshta ata e dinin, sidoqofte.

Te zbrisje ne Shqiperi ne vitin 1986 ishte si te ktheheshe mbrapsht ne kohe nja 50 vjet. Vendi me kujtonte Ameriken e viteve 1939 apo 1940. Dukej sikur koha qe ndalur. Njerezit ketu ngisnin karroca te terhequra prej kuajsh ashtu si ne Bostonin e femijerise sime, duke fishkellyer e fshikulluar kurrizin e kafsheve. Ketu kishte dele e dhi duke buberruar ne parqe dhe, pula ne sorollatje neper rrugicat e paasfaltuara. Rruget e pluhurosura te conin ne shtigje shkembore dhe rrahishta fare prane qytetit. Te gjitha rruget e pista te conin ne Tirane. Familjet shetisnin se bashku krahaqafe. Grate, ashtu si dhe burrat, e puthnin njera-tjetren ne faqe. Vajzat kapeshin perdore. Njerezit dukeshin sikur kishin dale nga ne film i vjeter bardhe e zi.

Ne Shqiperine e 1986-es nuk ekzistonte problemi i droges, as prostitucionit, pornografise dhe kishte shume pak krime. Sida ishte e panjohur. Zoti dhe feja ende qene te ndaluar zyrtarisht. Nuk kishte lypsa, apo te pastrehe qe flinin rrugeve e parqeve. Megjithese dukej se kishte mjaft ushqim, uje dhe drita, nuk kishte makina, pak kafene, shitoret qene te rralla dhe te mirat materiale me pakice. Njerezit nuk kishin thuajse asgje, por nuk e dinin. Nuk kishin madje as liri, por as kete nuk e dinin. Prape, edhe pse asgje nuk kishte ndryshuar qe nga vdekja e tij e para 18 muajve, Enver Hoxha kishte vdekur. Kjo ishte dicka e sigurte dhe duhet te kishte njefare rendesie. Por cfare?

Nderkohe, si gjithmone ishte rakia.