Publikuar ne Gazeten Shqip

...vijon...

Nano, pasi e shėtit nga qielli me avion kėtė vend tė rraskapitur, i quajtur Atdhe, zbret ndonjėherė kėtyre anėve dhe pasi pi tri gota pėrmallohet pėr shokėt e tij socialistė, qė pėr 21 vjet nuk janė ndarė me njėri-tjetrin (a thua se socialistėt paskan jetuar nė Vjenė kėto vitet e fundit) dhe jep ultimatumin qė nėse nuk e bėjnė president, kryeministėr apo kryetar partie, do t’i pushtojė alahaxhiqamilshe, me luftėtarėt qė ka nė krah, po qė nuk i sheh askush.

Me Berishėn dhe Ramėn do tė thoshim se ishim mes Shiles dhe Karibdit, por me daljen nė skenė tė Nanos jemi te trekėndėshi i Bermudės, ku zhduken nė mėnyrė misterioze jo vetėm pasuritė e kėtij vendi (qė kushedi sa i pasur ka qenė; merr e merr e s’ka tė mbaruar), por njė ditė do tė shohim se edhe Atdheu, pėr tė cilin betohen kuqezinjtė, do tė pėrpihet, duke i lėnė atdhetarėt me gisht dhe me himnin e flamurit nė gojė.

Ndėrkohė, ky popull trim, liridashės dhe punėtor, nga Jugu mbetet i rrethuar nga policia, si Kruja me sulltan Muratin dikur, po qė krahasimi ka defekte se kėtu kemi tė bėjmė me shqiptarė qė rrethohen nga shteti i tyre shqiptar, qė nuk ua mban tė hyjnė nė tokėn e tyre, tė cilėn duhet ta kontrollojnė dhe administrojnė; ndėrsa nga Veriu vazhdon vetėgjyqėsia mesjetare, me kafshė qė nuk njohin as ligj e kanun dhe vrasin me gjakftohtėsinė e njė krimineli vajzėn 17-vjeēare, qė nė varfėrinė ekstreme ku jetojmė, punonte arėn, pėr tė siguruar bukėn e gojės.

Po a ka lidhje ky realitet ku jetojmė ne atdhetarėt e thjeshtė, krah mė krah me kuqezinjtė, me realitetin virtual qė krijojnė politikanėt tanė, zbukuruar me lajle e lule nga mediat tona krejt tė pavarura, qė i vėnė mikrofonin nė gojė, duke dalė nga tualetet, Berishės, Ramės, Nanos me pyetjen idiote standarde “ēfarė bėtė atje brenda, ēfarė kishit nė dorė?” Pastaj shfaqet papritur ambasadori amerikan, i cili i kthen pėrsėri nė tualet tė lajnė duart, pėr tė takuar atė dhe pėr tė marrė leksionin e radhės nė lidhje me demokracinė.

Muajt e fundit politika, natyrisht edhe ne tė mediave, ėshtė marrė me Presidentin e ri, se tė vjetrin e kanė braktisur me kohė, a thua se nuk ekziston fare. “Fiks fare” ka intervistuar popull anekėnd dhe pyetjes kė doni ju dhe ēfarė doni, iu pėrgjigjėn: “Duam ujė”, nė Sukth, “Duam bukė”, nė mbarė atdheun tonė, mė saktė, nė mbarė kopshtin tonė tė lulėzuar, “Duam ilaēe”, nė tė gjitha spitalet tona qė janė nė standardet europiane, “Duam shkollė’, nė qindra e qindra familje tė ngujuara; e ēfarė nuk donin kėta votues tė thjeshtė, po vetėm president nuk donin. Dhe e pėrcollėn gazetaren tonė tė shkretė me njė fjalė tė urtė: mirė dėbora, mirė dhe ngrica, po ē’kėrkon kjo frifiēka?

Hajde Muhamet me kė bėn muhabet i thonė njė fjale tė urtė. Kujt t’i flasėsh? Njė diktatori profesionist, njė amatori pesimist apo njė tė papėrgjegjshmi optimist? Udhėheqėsit tanė nuk kanė kohė tė lirė tė merren me hallet e shumta tė popullit tė tyre, por i gėrryejnė sytė njėri–tjetrit, pėr ditė e pėr natė dhe pėr kėtė nuk ndiejnė lodhje. Keni parė ju ndonjė reagim publik tė kėtyre burrave ndaj vrasjes gjakftohtė tė vajzės 17-vjeēare pėr gjakmarrje? Sepse ngjiren duke u mburrur ēfarė tė mirash i kanė sjellė kėtij populli, pa kuptuar se ku e kanė katandisur me bėmat e tyre.

Tek bredhin nėpėr Europė e Amerikė pėr tė dalė njė foto apo pėr t’u shtrėnguar dorėn jo homologėve tė tyre, po ndonjė ndihmėsi tė ndihmėsit, le tė shkojnė njė herė andej nga mbretėron Mesjeta e errėt, tė futen nė kullat e ngujimit e tė flasin me fėmijė tė pafajshėm qė nuk dinė shkrim e kėndim se nuk vėnė dot nė shkollė. Se i pret vrasėsi nė rrugicėn e sapoinaguruar nga Kryeministri, i cili nuk pyet tė hap zjarr edhe mbi fėmijėt, natyrisht nė zbrazėtinė e njė shteti inekzistent. Cili shtetar nė botė do tė mburrej se ka bėrė mrekullira nė vendin e tij nėse do kishte jo njėmijė fėmijė tė mbyllur nėpėr kulla, qė e shohin botėn nga frėngjitė, por edhe njė fėmijė tė vetėm qė i pikojnė lotėt se nuk ka mundėsi tė dalė me shokėt, tė luajė dhe tė shkojė nė shkollė? Vetėm rasti ynė politik ėshtė unikal, me shpresė specie nė zhdukje.

Vini re fjalimet, gjithė logorinė e udhėheqėsve tanė? Kryeministri deklaron se ia ka kaluar Europės, se jemi vendi i parė nė botė…, vendi i dytė nė botė. Kemi lėnė mbrapa Francėn, Italinė duke u ngrėnė dhėmbė pėr dhėmb me Gjermaninė. Se jemi kopshti mė i lulėzuar nė Europė. Fanarndriēues, shkėmb graniti qė na kanė zili tė gjithė do tė thoshte ati i tij shpirtėror, shoku Enver. Ky i fundit tė paktėn nuk ka lėnė tė marrin gjakun e gjyshit mbi njė fėmijė tė pafajshėm. Na lini o zoti Kryeministėr, tė jemi andej nga mesi i Europės dhe jo nė krye tė saj se po ta marrin seriozisht europianėt na mbytėn me refugjatė. S’kemi kėllqe tė mbajmė miliona francezė, gjermanė, grekė, italianė. Katėr milionė turistė qė vijnė, sipas jush, kėtyre anėve, dėgjojnė pėr mrekullitė ekonomike nėn udhėheqjen tuaj dhe na kėrkojnė strehim politik, pėr tė rrojtur dhe ata tė shkretėt ca ditė tė bardha bashkė me ne.

Kryetari i opozitės, duke cicėritur nė tuiter, qė lexohet e ndiqet me vėmendje nė tė gjitha katundet, nė sajė tė mundėsisė qė i krijoi Kryeministri me internet nė ēdo cep tė vendit, deklaron se Presidenti u zgjodh sipas Kushtetutės, por ky veprim na largoi nga Europa, a thua se Europa ka kėrkuar qė ne ta shkelnim ligjin themelor pėr tė na afruar. Ec e merre vesh, tamam si shoku Enver kur na mėsonte se sa mė e fortė tė jetė diktatura, aq mė e thellė ėshtė demokracia.

Hane Shan, hane Bagdad, i thonė kėsaj. Mė popullorēe, ku tė ha ty e ku tė kruajnė kėta, pėr tė mos e banalizuar me Stambollin qė digjet. Ankesat e kreut tė opozitės, mė saktė protestat pėr keqqeverisjen tė kujtojnė atė qė hante bajga dhe ankohej se gjente njė qime nė to.

Halle,hallekjo dynja. Ca kanė hallin si tė shlyejnė borxhin e bukės nė defterin e dyqanit, ca kanė hall tė dalin nė oborrin e kullės ku janė ngujuar pėr tė parė diellin tė plotė, ca tė tjerė kanė hall si tė blejnė njė ilaē tė shtrenjtė pėr tė shtyrė dhe ca ditė jetė, ndėrsa Berisha ka vetėm njė hall tė vdesė Kryeministėr, Rama ka vetėm njė hall: tė bėhet Kryeministėr dhe Nano ka vetėm hallin se si tė largojė Ramėn nga PS-ja. E shikoni qė halli hallit nuk i ngjan?!

Ky rast politikanėsh nuk kanė hall nėse i duam ne. Ecin me parimin e Neronit: Mė pėlqen mė mirė tė jem i urryer, sesa i dashuruar, sepse pėr tė qenė i dashuruar nuk varet vetėm nga unė, ndėrsa pėr tė qenė i urryer varet krejtėsisht nga unė!

gazeta shqip