Duke e prezantuar Xhejms Dinin – i cili humbi jetėn pas pėrplasjes sė veturės nė vitin 1955, nė moshėn 24-vjeēe – si njė biseksual me prirje poetike, filmi debutues i regjisorit e skenaristit Metju Mishori paraqet lidhjet e shumė pėrfolura homoseksuale tė aktorit nė njė mėnyrė tė sinqertė, gjė qė si duket ėshtė bėrė me qėllim qė tė nxisė kontroversė. Pak kohė para se tė nisej pėr nė Nju Jork, ku pėrvojat e tij nė skenė do tė shtronin rrugėn drejt njė karriere tė shkurtėr, por spektakolare tė Hollivudit, Xhejms Dini (Din Preston) shkon nė zonėn Xhoshua Tri nė shkretėtirėn juglindore tė Kalifornisė. Bashkė me tė ėshtė ‘bashkėbanuesi’ i tij emri i tė cilit nuk bėhet fare i ditur (Den Glen), me tė cilin ai ka njė lidhje tė fshehtė romantike, dhe Vajoletėn (Delajla Rejn), njė aktore tė re me ambicie tė mėdha. Fillimisht i menduar si njė film i shkurtė i cili do tė bėhej tėrėsisht prej materialit nga Xhoshua Tri, ky film ėshtė zgjeruar nė mėnyrė tė ēuditshme pėrmes skicave episodike, tė cilat prezantojnė jetėn e rehatshme tė Xhejms Dinit nė Los Anxhelos sė bashkė me bashkėbanuesin e tij (i cili mė pas ka arritur sukses nė Hollivud) pėrmes sekuencave nga orėt e tij tė aktrimit nė ‘UCLA’ dhe shoqėrimit me njė person tė njohur nė botėn e shou-biznesit i njohur si ‘Roxher’ (producenti Eduard Singėltari). Ky i fundit ėshtė njė pėrfaqėsues i drejtorit tė njė radiostacioni me emrin Roxhers Breket, i cili ka hapur disa dyer nė Hollivud pėr Xhejms Dinin, i paraqitur kėtu si i interesuar qė ta eksploatojė apelin e tij seksual pėr tė pėrparuar. “Tė gjithė ne ndihmohemi, nė rrugėtimin tonė”, i thuhet atij, kjo ėshtė mėnyra si shkojnė gjėrat. Nė mėnyrė spekulative, ky aspekt i ngritjes nė karrierė ka pėrparėsi nė skenarin e Mishorit duke mos marrė parasysh fare aftėsitė e tij pėr aktrim tė cilat ka poseduar. Pėr shembull, nuk ka shumė tregues pėr interpretimin fenomenal tė aktorit, e as pėr mėnyrėn se si ai, sė bashku me aktorėt e ngjashėm si Montgomeri Klift dhe Marlon Brando, ia ka dalė qė tė sjellė jetė tė re nė artin e aktrimit pėr kinema.