Receta Gatimi

“Burri me rreh qe prej 7 vjetesh”


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    “Burri me rreh qe prej 7 vjetesh”

    E Merkure, 19 Dhjetor 2007

    As policia, as shoqatat dhe as pushteti lokal nuk kane mundur ta mbrojne nga burri qe e dhunon fizikisht dhe psikologjikisht pothuajse cdo dite. Ajo quhet Aferdita Ngjela, 48 vjece dhe banon ne lagjen “Vullnetari” te Elbasanit, bashke me vajzen e saj, ndersa denoncon publikisht bashkeshortin. Aferdita tregon se eshte aq e vrare ne shpirt, sa nuk mund te duroje dot sjelljen barbare te bashkeshortit. "Jam martuar me mbleseri qe ne vitin 1998. Une jam me origjine nga Cerriku, ndersa bashkeshorti im banon ne Elbasan. Fillimisht, gjithcka nisi mire, por me pas filluan problemet. Bashkeshorti filloi te me keqtrajtonte, pasi vinte i dehur ne shtepi”, rrefen ajo per gazeten “KJ”. Sapo ka degjuar per ligje te reja qe po hartohen per te mbrojtur grate nga dhuna ne familje, Aferdita ka vendosur te marre guximin per te denoncuar keqtrajtimin 7-vjecar nga i shoqi. “Me vinte zor nga vetja dhe nga bota me ate qe po ndodhte me mua. Me keq ndjehesha per vajzen, e cila ka qene deshmitare e rrahjeve shtazarake. Ajo fshihej ne dollap dhe ku te mundte, pasi nuk duronte dot dajakun dhe vuajtjet e mia. Me pas dilte dhe me perqafonte, sepse i vinte keq”, vazhdon rrefimin 48-vjecarja. Por, gruaja, qe ka vendosur te flase, shkon dhe me tej, duke akuzuar bashkeshortin deri ne abuzime seksuale. “Shpesh ka dashur te fuse njerez te tjere ne shtepi qe te me perdhunonin. Ka tentuar me nje shokun e tij, duke i thene qe te kishte lidhje, sepse me duheshin te holla. Ndaj, para kater viteve vura fillimisht ne dijeni shoqaten ne mbrojtje te grave dhe me pas denoncova ne gjykate”, thote Aferdita. Por, edhe pse kane kaluar kater vjet qe nga ajo kohe, i shoqi vazhdon ta keqtrajtoje. Madje, as policia dhe as pushteti lokal nuk i kane ardhur ne ndihme.

    "Une mendoj se si rasti im ka me dhjetera ne kete qytet, ndaj duhet t’i themi ndal sundimit patriarkal te meshkujve, ndal maskilizmit dhe diskriminimit qe u behet grave", apelon 48-vjecarja. Nga te dhenat rezulton se deri tani jane divorcuar 340 cifte.

  2. #2
    Kung_Fu 35% Maska e daku323
    Anėtarėsimi
    May 2007
    Vendndodhja
    Tir
    Postime
    1,780
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0

    Re: “Burri me rreh qe prej 7 vjetesh”

    7 vjet! Bo bo! Kurrizi me i bute se barku! Gjynof!!!

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Rreh tė dashurin nė mes tė rrugės pasi e kishte tradhtuar!
    Nga Erinaa nė forum Ngjarje Nėpėr Botė
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 21-07-2012, 09:39 PM
  2. Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 08-03-2011, 04:04 PM
  3. Nena gjen ne Facebook djalin e humbur prej 27 vjetesh
    Nga djalikeq nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 01-12-2009, 05:56 AM
  4. Gruaja gėrhet mė zėshėm se aeroplani, burri ikėn prej saj
    Nga aurel nė forum Ngjarje Nėpėr Botė
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-10-2009, 01:51 PM
  5. Babai rreh vajzen ne mes te Universitetit
    Nga EMAUS nė forum Shtypi i Ditės
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 26-02-2009, 03:59 AM