Kisha katolike ėshtė shprehur e skandalizuar nga ideja e njė regjisori holandez, Paul Verhoeven, pėr tė bėrė njė film tė ri rreth Jezu Krishtit.
Verhoeven ėshtė i njėjti regjisor qė ka drejtuar edhe filmin e famshėm hollivudian, Basic Instict, nė vitin 1992.
Ndonėse skenari nuk ėshtė shkruar ende, mėsohet se nė filmin e tij sfidohet Bibla dhe shkrimet e shenjta, qė e paraqesin Krishtin si tė lindur nga Maria, nėpėrmjet frymėzimit tė Zotit.
Nė fakt, filmi do ta pasqyrojė Krishtin si tė lindur nga fryt i njė pėrdhunimi tė Marisė nga njė ushtar romak.
Filmi do tė bazohet nė librin e shkruar nga vetė regjisori nė vitin 2010, Jezusi i Nazaretit, i cili do tė pėrshtatet nė njė skenar filmi nga skenaristi fitues i ēmimit Oscar me Pulp Fiction, Roger Avary.
Mėsimi i kėsaj ideje ka ngjallur njė reagim tė ashpėr nga kisha katolike, qė e ka konsideruar filmin si njė fushatė kundėr krishtėrimit.
Ky nuk ėshtė filmi i vetėm qė konsiderohet tė bėhet rreth figurave tė ndryshme biblike, pasi Darren Aronofsky sė fundmi ėshtė duke konsideruar realizimin e njė filmi rreth Arkės sė Noes, ndėrsa Steven Spielberg besohet se po mendon tė portretizojė nė njė film jetėn e Moisiut.
Burimi: Top-Channel