Korēė, Kujtim Bregu dhe Kasėm Shameti i zė nėn vete sasia e dheut

Dy persona vdesin pėr ujė. Ndėrsa kanė hapur kanale pėr tė pasur ujė pėr vaditjen e pemėtoreve dhe tokave tė tyre nė fshat, dy persona kanė mbetur tė vdekur nė vend, kur njė masiv dheu i ka groposur tė gjallė nė thellėsi. Ngjarja e rėndė ka ndodhur nė fshatin Dvoran tė Korēės, kur dy persona humbėn jetėn tė groposur nga njė masiv dheu, qė ka mbuluar kanalin ku ata ishin futur pėr tė shtruar tubat. Kujtim Bregu dhe Kasėm Shameti ishin nisur nė mėngjes, ndėrsa kishin lėnė nė pjesėn kodrinore, jo shumė larg vendit ku po kryenin punimet privatisht, njė furgon me tė cilin kishin udhėtuar disa kilometra nga fshati i tyre. Kanali vaditės, pėr tė cilin po punonin pėr tė ēuar ujė nė pemėtore, ėshtė mbyllur papritur, kur masivi i dheut i ka kapur poshtė duke i izoluar nė kanalin e hapur. Ka qenė njė dėshmitar qė punonte me njė mjet pėr gėrmime ai qė ka njoftuar bashkėfshatarėt e tjerė, ndėrsa e kanė gjetur pa ndjenja. Nga tronditja qė i ka shkaktuar tragjedia ku mbetėn tė vrarė shokėt e tij, Gjergji Shkėmbi ka humbur ndjenjat, ndėrsa njė tjetėr banor i zonės ka mundur ta ēojė me urgjencė drejt spitalit. Nė vendin ku kanė mbetur tė vdekur dy personat, Kujtim Bregu, 57 vjeē, dhe Kasėm Shameti, 45 vjeē, ende nuk ėshtė bėrė e mundur gjetja e trupave tė tyre. Ngjarja e rėndė ka ndodhur nė orėn 15.00, ndėrsa zona nė kodėr tė fshatit ėshtė rrethuar nga dhjetėra banorė qė kanė nisur tė kryejnė menjėherė kėrkimet pėr nxjerrjen e trupave. Policia, qė ka shkuar nė vendngjarje, ka deklaruar se shkak ėshtė bėrė shembja e kanalit vaditės dhe rrėshqitja e masivit tė dheut. Dy banorėt kanė qenė punėtorė krahu, ndėrsa ishin duke hapur kanalin ku do tė vinin tubat pėr llogari tė tyre. Sipas bashkėfshatarėve nė zonėn ku ata po kryenin punime kishin pėrreth pemė frutore, por kanali do tė shėrbente edhe pėr tokat bujqėsore. Mbi kanalin qė nuk e kalonte gjerėsinė 1 metėr, nė momentin e ngjarjes ka qenė duke punuar edhe njė mjet, por fatmirėsisht drejtuesi ka shpėtuar, edhe pse me trauma nė spital, ku po mbahet nėn mbikėqyrjen e policisė qė ka nisur hetimet pėr kėtė rast tragjik. Banorėt e Dvoranit thonė se disa herė i kishin porositur dy viktimat tė mos punonin nė atė zonė nė kėtė periudhė, pėr faktin se toka si rrjedhojė e lagėshtirės ėshtė e paqėndrueshme. Pėr ēudi, masivi i dheut ka rrėshqitur vetėm nė zonėn ku ishte ndėrhyrė dhe pikėrisht aty ku ndodheshin dy viktimat, qė janė mbuluar me dhe e baltė poshtė kanalit tė thellė 5 metra. Ndėrsa kanė mbetur tė vdekur, ka qenė pothuajse e pamundur tė zbuloje zonėn. Njė mjet qė ėshtė vėnė menjėherė nė punė nga grupi hetimor dy orė pas ngjarjes ka arritur nė dy metra thellėsi dhe ka gjetur trupat. Tė afėrmit e dy personave kanė marrė vesh me vonesė humbjen tragjike tė punėtorėve nė kanal, ndėrsa nuk janė lėnė tė afrohen nė vendin ku ata ndodheshin tė groposur. Policia ka marrė nė pyetje pjesėn mė tė madhe tė banorėve dhe tė afėrmit. Pėr banorėt, besimtarė tė zonės sė Dvoranit, tragjedia e dyfishtė ka dhe njė shpjegim fetar. Krahas faktit, se siē thotė B.H., njė nga banorėt e fshatit, dheu nuk ka pasur taban dhe ka qenė i paqėndrueshėm e i palidhur me tokėn, vendi njihej si i shenjtė nga ana e bashkėfshatarėve tė tjerė. "Kėtu asnjėherė, edhe pse ka pasur pemė, nuk janė bėrė punime nga fshatarėt. Pemėt vaditeshin me ujė nga toka e shiu dhe asnjė nuk ka pasur guxim tė bėjė punime kėtu, se siē thonė pleqtė e vjetėr, mė parė nė kėtė vend mbi kodėr ka qenė njė vakėf".