Google sot ka prezantuar zyrtarisht Tabletin e vet te quajtur Nexus 7 me Sistem Operimi Android 4.1 Jelly Bean dhe cmimin prej 199 Dollaresh.


Tableti 7 inēesh eshte pajisja e pare dhe aktualisht e vetmja e cila punon me Sistemin Operativ Android 4.1 Jelly Bean. Sic ishte perfolur edhe me heret, Tableti eshte prodhuar nga ASUS (me nuance te Eee Pad MeMO ME370T) dhe per aq para sa kushton mund te themi qe ja vlene. Prozessori vjen nga NVIDIA quad-core (kater berthames) Tegra 3+, 1.2 mega pixel kamera e perparme, NFC dhe ekran LCD te bazuar ne IPS me rezolucion 1280 x 800. Cmimi baze eshte 199 dollare per versionin 8GB dhe 249 dollare per ate 16GB dhe aty merrni edhe 25 dollare dhurate per te bere shopping ne dyqanin virtual te Google, Google Play. SD-karte nuk ka sidoqofte. Tableti do te vije ne treg nga mesi i muajit Korrik ne Australi, Canada, Amerike dhe Angli.