Sistemi operativ i Mozilla-s, fillimisht i njohur si Boot to Gecko, ka pėr synim tė bėhet njėri prej konkurruentėve mė tė fuqishėm nė kėtė treg, qė aktualisht po drejtohet nga Android dhe iOS.
1. Data e lansimit
Pajisjet e para qė do tė kenė Mozilla OS ka gjasa tė dalin nė janar tė 2013. Sipas Telefonica, vendi i parė qė do ta ketė nė dispozocion Mozilla OS ėshtė Brazili diku nė ēerekun e parė tė vitit. Pėr sa i pėrket ShBA dhe MB, sistemi operativ do tė arrijė diku nga gjysma e dytė e vitit 2013
2.Ēmimi
Pajisjet qė do tė kenė Firefox OS do tė kenė synim tė kapin ēmimet mė tė ulta tė tregut, kėshtuqė mund tė presim njė seri smartfonėsh me ēmim shumė tė ulėt. Telefonica thotė se modeli i parė qė do tė marrė nė dorė dhe do ta shesė nė tregjet e Brazili do tė kushtojė diku rreth 100 dollarė. Nė tė ardhmen thuhet se Mozilla do ta ēojė Firefox OS nė nivelin e ēmimeve mesatare tė smartfonėve, gjithsesi ajo do tė fillojė nga fundi.
3. HTML 5
Shfletimin nė internet, Firefox OS e ka tė bazuar nė HTML 5, karakterisitkė e cila qėndron nė majėn e cilėsisė qė ka sot Android. Gjė e ngjashme me sistemin operativ Chrome tė Google.
4. Mė i mirė se Android
Shefi ekzekuiv i Telefonica, Matthew Key, ka deklaruar se Firefox OS "do tė sjellė njė eksperiencė mė tė mirė buxheti sesa Android". Njė premtim shumė i madh, gjithsesi se sa do tė jetė i vėrtetė mbetet pėr t'u parė.
5. Azhornim mė i lehtė i aplikacioneve
Krijuesit e Firefox OS thonė se do tė jetė mė e lehtė tė azhurnosh aplikacionet HTML5 nė sistemin operativ, tė cilat raportohen se do tė jenė tė shumta, pasi mė shumė se 75% e aplikacioneve nė Google Play dhe Apple App Store janė tė koduara nė HTML5.
6. Integrim i rrjeteve sociale
Si Facebook ashtu dhe Twitter do tė jenė tė integruara nė Firefox OS, duke u lejuar pėrdoruesve tė azhurnojnė statusin e tyre shumė lehtė, tė postojnė gjėra tė ndryshme nė llogaritė qė kanė si dhe tė mbajnė lidhjet me miqtė e tyre.
7. Google Maps
Falė HTML 5 qė ėshtė e instaluar, njė klikim shumė i thjeshtė do t'ju lejojė tė keni versionin e plotė tė aplikacionit tė hartave tė Google nė njė madhėsi tė njejtė qė keni me atė qė keni kur e hapni nga kompjuteri juaj.
8. Fuqi nga Qualcomm
Tė gjitha pajisjet qė do tė kenė Firefox OS do tė kenė njė procesor Qualcomm, si pasojė e njė marrėveshje qė Mozilla ka bėrė me kompaninė e ēipeve.
9. Potenciali i ikonave
Edhe pse demonistrimi i shfaqur nga Firefox OS qė pamė kishte menynė e iPhone, Mozilla nuk e heq mundėsinė e pėrfshirjes sė ikonave tė reja nė platformėn e saj.
10. E thjeshtė, e shpejtė dhe efikase
Ajo ēfarė Firefox OS pretendon se ka pėr tė ofruar, ėshtė njė pajisje e thjeshtė pėr pėrdorim, e shpejtė dhe me njė ēmim modest nė nivelet nga mė tė ulta nė tregun e smartfonėve, edhe pse ata funksionojnė me procesorė 600MHz.
Burimi: PCWorld Albanian