“Apple” ka fituar betejėn e tabletave me “Samsung”, e akuzuar se kishte kopiuar platformėn iPad.

Grupi korean, nė fakt, nuk do tė mund tė shesė nė Shtetet e Bashkuara produktin e tij “Galaxy Tab 10.1”, konkurrent i ashpėr i kompanisė jetime nga vdekja e Steve Jobs.

Vendimi ėshtė marrė nga njė gjykatė apeli nė Kaliforni, qė i ka dhėnė tė drejtė grupit amerikan, qė kishte ngritur njė padi ligjore kundėr “Samsung” pėr shkelje tė disa rregullave tė tregut.

Vendimi konfirmon atė qė kishte dhėnė njė gjykatė e shkallės mė tė ulėt javėn e kaluar, qė kishte deklaruar se kishte prova se “Samsung” kishte modifikuar produktin e saj pėr ta bėrė mė tė ngjashėm me “Apple”.

E njėjta gjykatė kaliforniane, po javėn e kaluar, kishte ndaluar shitjen nė Shtetet e Bashkuara tė celularit tė grupit korean, “Galaxy Nexus”.

Burimi: Top-Channel