Ardhja e sezonit tė verės pėr mijėra beqarė duket se ėshtė edhe njė kohė e pėrshtatshme pėr tė gjetur njė person tė dashur. Por cilat janė rregullat pėr tė zėnė tė dashur nė buzė tė detit. Nėse pranvera ėshtė sezoni i joshjes, vera pa dyshim qė ėshtė sezoni i dashurisė, flirteve dhe historive vetėm pėr njė natė. Burrat ndjehen mė shumė si “gjela” dhe femra mė shumė koketė.

Sezoni i verės, flirte, njohje dhe histori dashurie

Ndoshta pėr tė shtyrė orėt qė nė plazh ka ditė qė duken shumė tė gjata, dhe tė gdhihesh duke zėnė miqėsi tė reja gjatė kėsaj periudhe, ėshtė mė se e zakonshme. Ndoshta kjo, sepse vera ėshtė sinonim i nxehtėsisė, njė efekt qė i bėn njerėzit mė eksitues, apo edhe sepse sezoni i bukur i verės na shtyn tė veshim rroba mė tė lehta dhe qė zbulojnė mė shumė trupin. Por, ajo qė ka mė shumė rėndėsi pėr disa, ėshtė se pėr shumė persona pushimet e verės nė plazh nuk mund tė kuptohen pa njė flirt. Por kjo lojė nuk ėshtė edhe aq e thjeshtė sa duket. Ėshtė njė “lojė” qė ka shumė rreziqe dhe si tė gjitha lojėrat e tjera kanė disa rregulla qė duhen zbatuar. Gjatė njė afrimi, hapi i parė ėshtė tė biesh nė sy, hapi i dytė tė tregoheni jo i rrezikshėm, hapi i tretė tė nxirrni nė hap fuqinė tuaj seksuale dhe, sė fundi, hapi vendimtar, tė ndizni dėshirėn pėr tė thelluar miqėsinė.

Kur gjuan femra

Burrat dhe gratė kanė mėnyra tė ndryshme tė afrimit dhe joshjes. Zakonisht ėshtė femra ajo qė jep sinjalin e parė tė nisjes sė lojės, ajo qė zgjedh ‘prenė’ dhe qė vendos se si do tė zhvillohet loja. Fillimisht, ajo nis tė shfaqė trupin e saj, merr poza qė janė shumė natyrale, por tė pa rezistueshme. Hedh shikime provokuese pėrreth, bėn shėtitje buzė detit dhe lėviz me shumė sensualitet. Bėn sikur nuk e ka mendjen, por “tė pėrzgjedhurit” i hedh shikime tė vazhdueshme. Pėrveē kėtyre edhe gjeste tė tjera si lėvizjet e kokės, ledhatimi i qafės apo shpatullave etj. Nė kėtė moment, “preja” bie viktimė menjėherė dhe pėrgjigjja e tij janė disa fjalė banale dhe pakuptim, qė nė rast se marrin pėrgjigje nga femra, do tė thotė se loja vazhdon nė njė etapė tė dytė. Pas kėsaj nisin shkėmbimet e mesazheve gojore, por qė synojnė tė nxisin tjetrin tė shfaqin edhe mė shumė qėllimet. Pastaj vijnė ftesat pėr tė pirė diēka bashkė, ndoshta pėr tė bėrė njė shėtitje, dhe kėshtu loja hyn nė njė fazė intensive.

Kur gjuan mashkulli

Por gjėrat nuk shkojnė gjithnjė kaq mirė nėse ėshtė mashkulli ai qė hedh hapin e parė. Qė, zakonisht nis garėn pėr tė mundur konkurrencėn. Nėse femra shprehet e gatshme pėr tė flirtuar dhe tėrheq vėmendjen e mashkullit duke e provokuar atė, me burrat nuk ndodh kėshtu, tė cilėt nuk shprehin ndjenja entuziazmi. Nė kėtė rast mos qėndroni vetėm me njė “viktimė”. Strategjia ėshtė tė lėvizni, pasi sa mė shumė tė lėvizėsh, aq mė e madhe ėshtė mundėsia tė gjendet dikush qė ėshtė i interesuar. Sigurisht, mos synoni mė tė bukurėn e plazhit, se do ta keni shumė tė vėshtirė dhe do tė ndesheni me njė konkurrencė tė egėr. Kėrkimi ėshtė gjithnjė njė fazė e vėshtirė, ndaj idealja ėshtė tė zgjidheni. Synoni atė qė ju ka dhėnė njė sinjal, edhe nėse nuk ėshtė gruaja juaj ideale. Por tė dyja palėt s’duhet tė harrojnė se vetėm 5 pėr qind e flirteve nė plazh kanė njė pėrfundim. Nėse keni mendimin tė kaloni njė verė argėtuese, kėto janė rregullat qė bėjnė pėr ju. E rėndėsishme ėshtė tė argėtoheni, pasi jeta e vėrtetė ėshtė nė qytet dhe jo buzė detit.

Fantazia dhe humori tė bėn mė seksi

Tė jesh seksi nuk do tė thotė se tė shėrben thjesht pėr arsyen e vetme qė tė bėjmė pėr vete dikė, ėshtė e domosdoshme qė tė jesh me tė gjithė, por edhe me veten tėnde. Tė jesh njė natyrė me humor bėn efekt mė shumė se ēdo lloj veshje estravagante, bėn pėr vete tė tjerėt, por tė ndihmon ta jetosh mė mirė jetėn. Tė mėsosh tė shohėsh anėn komike tė gjėrave ėshtė njė terapi e vėrtetė dhe njė armė qė tė bėn sharmant. Tė zhvillosh fantazinė, qė tė gjesh nė ēdo rast njė batutė, garanton padyshim vėmendjen dhe simpatinė e tė gjithėve. Pushteti dhe arti i joshjesh ka tė bėjė edhe me pėrdorimin e mirė tė shqisave: duhet tė jesh nė gjendje tė shohėsh gjithēka pėrreth, tė dish tė dėgjosh, tė nuhasėsh, tė shijosh. Edhe zėri ėshtė i rėndėsishėm nė relacion me tė tjerėt dhe mbi tė gjitha njė element shumė seksi, nėse do dimė ta modulojmė si duhet, duke alternuar tonet e larta me ato tė ulėta dhe duke bėrė pauza nė mėnyrė natyrale dhe spontane.

“Perfeksion” nuk ėshtė e barabartė me “seksi”

Ije tė gjera, gjoks tė vogėl, madje edhe celulite: ato qė ne i urrejmė mė shumė, pėr meshkujt mund tė jenė shumė eksituese. Si ėshtė e mundur? Mjafton tė pyesim vetė meshkujt, tė cilėt shohin si pika tė forta dhe mjaft seksi ato qė ne mendojmė se i kemi defekte. Tė marrim rastin e vitheve tė gjera. Pėr femrat ėshtė njė gjė e tmerrshme, pėr meshkujt njė element sensual i jashtėzakonshėm. Linjat e buta femėrore pėr ta janė maksimumi, ndėrsa pėr ne tė qenit elegante si femra pasarelash, mbetet ėndrra nė sirtar. Sipas psikologėve, nė fantazinė e meshkujve ėshtė gjithnjė njė femėr, e cila posedohet e tėra, me linja tė bėshme dhe aspak njė anoreksike. Por gjithsesi femrat duhet t’i kushtojnė gjithmonė rėndėsi aparencės dhe fizikut tė tyre. Nuk ėshtė e nevojshme qė pėr tė qenė gjithmonė e dėshiruar nga partneri duhet tė bėsh patjetėr njė operacion plastik nė gjoks apo vithe