Burri kishte thėnė se do ti dhuronte gruas nga njė lule ēdo ditė. Harron premtimin, gruaja i drejtohet gjykatės
Njė burrė nė Iran duhet ti dhurojė bashkėshortes 777 trėndafila pėr tė shmangur divorcin. Vendimi i ēuditshėm ėshtė dhėnė nga njė gjykatė iraniane, qė ka konsideruar si tė ligjshme pritshmėritė e njė gruaje tė re, bashkėshorti i sė cilės kishte premtuar nė momentin e dasmės, se do ti dhuronte nga njė lule ēdo ditė. Gruaja, njė 27-vjeēare nga Teheran, priste qė bashkėshorti tė mbante premtimin, por ai ka harruar shumė shpejt ēfarė kishte thėnė nė momentin e kurorėzimit. Kėshtu gruaja ka vendosur ti drejtohet gjykatės dhe tė kėrkojė njė dhuratė prej tė paktėn 777 trėndafilash. Bashkėshorti do tė detyrohet nga gjykata tė japė dhuratėn, pasi nė rast tė kundėrt gruaja mund tė divorcohet dhe ai mund ti nėnshtrohet disa formave dėnimi, deri dhe nė burgim. Sipas agjencisė sė lajmeve Isna, nė Iran blerja e 777 trėndafilave kushton nga 2.500 deri nė 3 mijė dollarė.