Windows 8 jo qe eshte Sistemi i ri Operativ i Microsoft, por ai eshte edhe nje shprese goxha e madhe per prodhuesin e prozessoreve Intel. Sot ne nje konference per mediat, CEO i Intel, Paul Otellini tha se se shpejti Kompanija do te leshoje ne treg njezet Tablet te bazuar ne Windows 8 me prozessore nga Intel (sigurisht).

Ndersa Intel po mbizoteron ne pjesen Hardwar-ike te PC-ve, kompanija po mendon te perparoje edhe me versionin ARM te Tableteve te bazuar ne Windows 8, duke konkuruar me ngusht edhe me Surface-n e Microsoft e versioni i se cilit do te jete ai ARM qe do te leshohet i pari ne treg. Intel gjithashtu tha se ne cerekun e ketij viti ka arritur perfitime prej $13.5 billion kater per qind me shum se vitin e kaluar. Kjo i ka bere nje profit prej $3 bilion per kete cerek. Intel tha se pret qe per cerekun aktual te rritet perfitimi ne $14.3 billion, me lart se pritjet e mehershme.